Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: Mexhmu`u fetaua esh-shejkh ibn Uthejmin, vëll.20, pyetja nr. 367

 

 

Pyetje: Agjërimi i tre ditëve në çdo muaj, a është patjetër që të jetë gjatë ditëve të bardha apo lejohet që të agjërohet tre ditë përgjatë muajit, çfarëdo qofshin ato ditë?

 

Përgjigje: I lejohet njeriut që të agjërojë në fillim të muajit, në mes ose në fund të tij, njëra pas tjetrës, ose të ndara. Por më e mira është që të jenë tre ditët e bardha, të cilat janë: dita e trembëdhjetë, e katërmbëdhjetë dhe e pesëmbëdhjetë. Ka thënë Aisheh – radijAllahu anha –:

 

كان النبي صلى الله عليه وسلم يصوم من كل شهر ثلاثة أيام، لا يبالي أصامها من أوله، أو آخر الشهر

“Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – agjëronte tre ditë në çdo muaj, dhe nuk i kushtonte rëndësi nëse agjëronte në fillim të muajit apo në fund të tij.”

 

 

Përktheu: Servet Mata