Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan
Pyetje: Është përhapur në kohët e fundit, sidomos nëpër mjetet e komunikimit, se disa thonë që agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Sheual nuk ka argument, dhe se ky agjërim vjen dhe ua ndërpret festën muslimanëve. Cili është mendimi i Shejkhut për këtë fjalë?
Përgjigje: Kjo fjalë është e pavërtetë. Agjërimi i gjashtë ditëve nga muaji Sheual ka ardhur në transmetim “Sahih” (të saktë) nga Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, se ai ka thënë:
مَن صام رمضان ثم أتبَعَه ستًّا من شوَّال، كان كصيام الدهر
“Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me gjashtë ditë nga muaji Sheual, kjo është sikur ai të ketë agjëruar gjithë vitin.”
Kjo, ngase veprat e mira shpërblehen me dhjetë të tilla; muaji i Ramazanit është sa për dhjetë muaj, kurse gjashtë ditët janë sa për dy muaj, e këto janë muajit e vitit, dymbëdhjetë muaj gjithsej. Pra, është sikur ai të ketë agjëruar gjithë vitin. Domethënë ai arrin shpërblim sikur ai që agjëron të gjithë vitin, sepse vepra e mirë shpërblehet me dhjetë fish si ajo. Kjo është mirësi prej Allahut – Subhanehu ue Te’ala – dhe kjo tregon që është e pëlqyeshme që të agjërohen gjashtë ditë nga muaji i Shaualit dhe pasimin e muajit të Ramazanit që të plotësohet shpërblimi për muslimanin.
Ai që e mohon agjërimin e këtyre gjashtë ditëve apo ka paqartësi, këtij njeriu nuk i ka arritur hadithi dhe ai është argument për të. Për këtë arsye është thënë se Imam Maliku - Allahu e mëshiroftë - nuk ishte i mendimit apo thuhet se ai nuk ishte i mendimit që të agjërohen këto gjashtë ditë, thane (dijetarët): Atij nuk i kishte arritur hadithi. Hadithi është në “Sahih” [Sahih Muslim, nr. 1164], dhe e tërë lavdia i takon Allahut, Zotit të gjithësisë.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org