Bismilah...

Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)

Burimi: Fetaua Erkan el-Islam, fq. 491

 

Pyetje: Çfarë gjykimi ka agjërimi në muajin Shaban?

Përgjigje: Agjërimi në muajin Shaban është sunet dhe të agjërosh sa më shumë ditë në këtë muaj është gjithashtu sunet, saqë Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë:

ما رأيتُه في شهرٍ أكثرَ صيامًا منه في شعبانَ

“Nuk e kam parë atë që të agjërojë aq shumë (jashtë Ramazanit), ashtu siç agjëronte në Shaban.” (Bukhariu, 1969).

Andaj, njeriu duhet që të agjërojë sa më shumë në muajin Shaban për shkak të këtij hadithi. Dijetarët kanë thënë: “Agjërimi në muajin Shaban është sikur sunetet e rregullta në pesë namazet e obliguara dhe ky agjërimin është si parahyrje e muajit të Ramazanit.” Do të thotë sikur është një paraprijës i rregullt i muajit të Ramazanit.”

Për këtë arsye, është sunet agjërimi në muajin Shaban dhe në gjashtë ditët e muajit Sheual dhe ky agjërim është njësoj sikur sunetet e rregullta para dhe pas farzit. Agjërimi i muajit Shaban ka edhe një dobi tjetër, e ajo është: kalitja dhe parapërgatitja e vetes për të qenë i gatshëm për agjërimin e Ramazanit dhe për të qenë sa më e lehtë kryerja e këtij obligimi.

 

Përktheu: Jeton Shasivari