Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)

Burimi: Mexhmu'u Fetaua, vëll. 15, fq. 391

 

Pyetje: A është kusht që agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit të jenë njëra pas tjetrës pandërprerë apo nuk ka problem që të agjërohen të ndara gjatë muajit Sheual?

Përgjigje: Agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheual është sunet që është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, lejohet agjërimi i këtyre ditëve njëra pas tjetrës pandërprerë ose të ndara, sepse i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - e ka ligjësuar agjërimin e tyre, por nuk e ka përmendur se duhet të agjërohen pa ndërprerje e as të ndara, sikurse ka thënë - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

من صام رمضان ثم أتبعه ستا من شوال كان كصيام الدهر

“Kush e agjëron Ramazanin, më pas i agjëron edhe gjashtë ditë të muajit Sheual, është sikur të ketë agjëruar tërë vitin." [1]

Hadithin e transmeton Imam Muslim në Sahihun e tij.

Prej Allahut vjen suksesi.

_____________

[1] Transmeton Muslimi në “Babu Istihbab Seum Sittet Ejjam min Sheual,” nr. 116

 

Përktheu: Servet Mata