Bismilah...

Autor: Abdul-Aziz Ibën Baz (1420 h.)

Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 16/fq. 454

 

Pyetje: Dita e a Arafatit përkoi në ditën e Xhuma dhe unë e agjërova ditën e Xhuma sepse ishte dita e Arafatit, mirëpo unë nuk e agjërova ditën e enjte, prandaj a kam gjynah unë?

Përgjigje: Shpresojmë që të mos kesh gjynah sepse ti nuk pate si qëllim që të agjërosh ditën e Xhuma në vetvete porse agjërove veçse ngaqë ishte dita e Arafatit. Mirëpo nëse do ta kishe agjëruar ditën e enjte, kjo do të kishte qenë më e sigurt sepse i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - ka ndaluar që të veçohet dita e Xhuma me agjërim vullnetar. Kështu që ti ishe me agjërim vullnetar, prandaj po ta kishe agjëruar edhe ditën e enjte bashkë me ditën e Xhuma, kjo do të kishte qenë më e sigurt, edhe nëse qëllimi yt ishte që të agjëroje ditën e Arafatit. Ama është më e sigurtë që besimtari të përkujdeset që të jetë gjithmonë në përputhje me Pejgamberin - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - dhe të zbatojë urdhërin e tij.

Kurse veçimi i ditës së Xhuma me agjërim për shkak të meritës së saj nuk lejohet sepse i Dërguari - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem - e ka ndaluar këtë. Ama nëse e agjëron ngaqë ajo ditë është dita e Arafatit, atëherë shpresojmë që ai të mos marrë ndonjë gjynah. Ama nëse ruhet dhe agjëron me të edhe ditën e enjte, atëherë kjo është më e sigurtë. Po.

 

Përktheu: Alban Malaj