Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses, a lejohet agjërimi i ditës së Arafatit nëse përkon me ditën e Shtunë?
Përgjigje: Patjetër që po! Agjërimi në ditën e Shtunë nuk është i ndaluar, agjërimi i ditës së Xhuma është i ndaluar. Por nëse përkon dita e Arafatit me ditën e Xhuma, lejohet të agjërosh, sepse ti nuk ke për qëllim të agjërosh ditën e Xhuma agjërimi i së cilës është i ndaluar, por ke për qëllim të agjërosh ditën e Arafatit.
Përktheu: Servet Mata