Autor: Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (1420 h.)
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 11, fq. 358
Pyetje: Vëllai Abdul-Mu’in bin Gajth ez-Zeanij me aq sa lexohet, banor në Medinen Profetike, ka një pyetje në të cilën thotë: “Ekzistojnë xhami që janë të ndërtuara në formë rrethi që i ngjajnë topit. Në xhami të këtilla, në safin e parë mund të shohësh pesë veta dhe safi tjetër mbrapa është pak më i gjatë, e kështu me rradhë, saqë safet e fundit bëhen sa safat e parë.” Ky pyet duke thënë: “Ky model i ndertimit të xhamive, a është i lejuar? Me çfarë do t’i kishit këshilluar njerëzit, ju lutemi?”
Përgjigje: Nuk di të ketë bazë ky lloj ndërtimi i xhamive, kurse ajo që është e bazuar në Sheriat është që xhamitë të jenë të gjëra dhe të drejta, në mënyrë që safat të jenë të drejtë, dhe xhamia të jetë sa më e gjerë për namazfalësit dhe sa më e leverdishme për banorët e vendit. Xhamitë duhetë të jenë katrore dhe të drejta. Kjo është më parësore dhe më e mira. Porse që të thuash: është haram të bëhen xhamitë kështu apo se nuk lejohet, kjo është një temë për t’u diskutuar.
Por që xhamia të jetë në formë rrethi, kjo është në kundërshtim me ndërtimin e zakonshëm të xhamive dhe në kundërshtim me atë që është më e arsyeshme dhe më parësore. Ama që të thuash se është haram, kjo është një temë në vete që kërkon studim.
Xhamia mund të jetë e gjerë dhe kjo nuk paraqet kurrfarë pengese. Pra, hapsira të jetë e gjerë dhe safat e parë të jenë të shkurt dhe safat e fundit të shkurt, kurse ato të mesit të jenë të gjerë, kështu me këtë arrihet qëllimi. Por që xhamia të jetë në fromë rrethi dhe kjo të jetë gjëja më e mirë apo jo, ajo që mendoj unë se është se më e mira është: që xhamia t’i ketë të gjitha safat e drejtë dhe xhamia të jetë katrore. Kjo është më e mira dhe më e leverdishme për Muslimanët. Allahu, i Madhëruari dhe i Lartësuari, e di më së miri.
Por, nëse xhamitë u përngjajnë kishave dhe sinagogave, atëherë është detyrë që të shmanget kjo gjë, për shkak të fjalës së Pejgamberit, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili ka thënë:
«من تشبه بقوم فهو منهم »
“Ai që i përngjan një populli, është si ata.” Ebu Daud (4031)
Andaj, nuk lejohet ndërtimi i xhamive në formën e kishave dhe nuk i lejohet besimtarit që t’u përngjasojë armiqve të Allahut as në formën e kishave e as në diçka tjetër.
Pyetje: Ajo që dihet, o Shejkh i nderuar, në lidhje me modelin e xhamive është se ato duhet të jenë në formë katrore e të gjata, kurse çfarë gjykimi kanë xhamitë që bëhen në formë rrethi të cilat tashmë janë të njohura?
Përgjigje: Qëllimi është që të mos u përgjajnë kishave dhe sinagogave, por përkundrazi të bëhen xhamitë ashtu siç i ndërtojnë Muslimanët, qofshin të barabarta nga ana e gjatësisë apo gjerësisë, porse kryesorja safat të jenë të barabartë dhe përafërt, me përjashtim kur del ndonjë pengesë, si për shembull kur toka është e ngushtë në fillim apo në fund.
Por sa i përket modelit të ndërtimit apo artit të prjoketimit, atëherë kjo është temë studimi; duhet patur kujdes që gjatë projektimit të ndiqet modeli që kanë zgjedhur Muslimanët për ndërtimin e xhamive të tyre dhe të ruhemi që të mos u përngjajmë armiqëve të Allahut sa u përket kishave të tyre.
Përktheu: Jeton Shasivari