Bismilah...

Më përpara unë besoja që... kisha abstenim për sa i përket imazheve të këtij farë televizori, ku transmetohen imazhe, imazhe të ligjëratave dhe konferencave. Më bezdiste kjo gjë dhe nuk ndjehesha mirë që filmohesha me kamera gjatë kohës sa mbaja ligjëratën.

Pastaj, e pashë të arsyeshme që ta pranoj këtë gjë për shkak të dobisë së përgjithshme që kanë muslimanët, që ata të përfitojnë nga konferenca apo ligjërata e cila jepet në televizor, në mënyrë që dobia e saj të jetë akoma më e madhe.

Atëherë, përderisa lejohet fotografimi në disa nën-kategori të kësaj çështjeje e për gjëra të kësaj natyre, që janë për interesa individuale apo nevoja individuale, atëherë si është çështja për ato gjëra që janë nevoja dhe interesa të përgjithshme, për të gjithë të tjerët?

Për këtë arsye, mua më është bërë e qartë se nuk duhet të tregohemi të rreptë e të ndalojmë filmimin e konferencave dhe ligjëratave në të cilat ka dobi për mbarë muslimanët, të cilat transmetohen nëpërmjet televizorit apo mjeteve të ngjashme.

Kjo është pikëpamja ime: që këto të mos ndalohen dhe të mos ketë abstenim. Çështja në fjalë lë hapësirë që ndokush të mbajë pikëpamje tjetër, atë të ndalimit, por sipas meje, më e afërt dhe më e qartë sot për sot është se interesi i përgjithshëm është më i madh dhe më i rëndësishëm sesa interesi individual, për sa i përket disa nën-kategorive të kësaj çështjeje etj.

E lusim Allahun që t'u japë të gjithëve sukses.

 

Përktheu: Alban Malaj