Bismilah...

 

Autor: Shejkh Abdur-Rrezak el-Bedër

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

 

Duaja (1)

Para se të shtrihesh për të fjetur, i bashkon duart dhe i ngre ashtu sikurse i ngre kur bën lutje dhe pështyn lehtë në to. Më pas lexon tre herë Suren Ikhlas dhe fërkon sa të mundet trupin e tij me duar, duke filluar me kokën, fytyrën dhe trupin. Pastaj, të njëjtën gjë vepron me Suren Felek dhe Suren Nas.

 

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّـهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj (o Muhamed)! Ai është Allahu, Ai është Një dhe i Vetëm (Nuk ka të barabartë me Të, as ndihmues, as të ngjashëm me Të)!  Allahu është Es-Samed (Atij i drejtohen krijesat për nevojat e tyre, Ai është i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës), i Gjallë i përhershëm)!  Ai as nuk ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë dhe i krahasueshëm me Të.”   

(tre herë)

 

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ﴿١﴾ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ﴿٤﴾ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të agimit! Nga e keqja e të gjitha krijesave (Xhehenemit, Iblisit dhe pasuesve të tij)! Dhe nga e keqja e errësirës së natës, kur ajo bie! Dhe nga e keqja e magjistarëve, që lidhin dhe fryjnë nyja! Dhe nga e keqja e smirëkeqit kur ka zili!”     

(tre herë)

 

 

 بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ﴿١﴾ مَلِكِ النَّاسِ ﴿٢﴾ إِلَـٰهِ النَّاسِ ﴿٣﴾ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ﴿٤﴾ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ﴿٥﴾ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ ﴿٦﴾

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të njerëzve! Sunduesit të njerëzve! Të Adhuruarit të njerëzve!  Prej të keqes së atij (shejtanit) që pëshpërit (të keqen në zemrat e njerëzve), i cili fshihet (kur dikush e përmend Allahun). I cili hedh vesvese në zemrat e njerëzve! (Qoftë ai që vepron këtë) prej Xhinëve apo prej njerëzve!”   [1]    

(tre herë)

 

 

Duaja (2)

 

اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ ﴿٢٥٥﴾

 

“Allahu është Ai i Cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është i Gjalli i Përhershëm, i Vetëmjaftueshmi. Ai është i Patëmeta (nuk e zë kotja, pavëmendja, neglizhenca) dhe as nuk e zë gjumi (nuk i takon Atij ta zërë gjumi). E Tij është gjithçka çfarë ka në qiell dhe në tokë (është nën zotërimin e Tij). Asnjë krijesë nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me Lejen dhe Dëshirën e Tij. Dija e Tij përfshin gjithçka (të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, atë që ekziston dhe atë që nuk ekziston, dhe po të ekzistonte Ai e di se si do ishte). Dhe askush nuk mund të dijë diçka prej dijes së Tij, përveç asaj që Ai dëshiron që t'ua mësojë (për Veten e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij, si dhe për krijesat e Tij). Gjerësia e Kursijjit të Tij (vendi ku Allahu vendos Dy Këmbët e Tij) përfshin qiejt dhe tokën. Dhe Atë nuk e rëndon aspak ruajtja e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to (përkundrazi është shumë e lehtë për Të). Dhe Ai është më i Larti, Madhështori.” [el-Bekareh, 255] [2]    

 

 

Duaja (3)

 

آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللَّـهِ وَمَلَائِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لَا نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُوا سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِيرُ ﴿٢٨٥﴾ لَا يُكَلِّفُ اللَّـهُ نَفْسًا إِلَّا وُسْعَهَا لَهَا مَا كَسَبَتْ وَعَلَيْهَا مَا اكْتَسَبَتْ رَبَّنَا لَا تُؤَاخِذْنَا إِن نَّسِينَا أَوْ أَخْطَأْنَا رَبَّنَا وَلَا تَحْمِلْ عَلَيْنَا إِصْرًا كَمَا حَمَلْتَهُ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِنَا رَبَّنَا وَلَا تُحَمِّلْنَا مَا لَا طَاقَةَ لَنَا بِهِ وَاعْفُ عَنَّا وَاغْفِرْ لَنَا وَارْحَمْنَا أَنتَ مَوْلَانَا فَانصُرْنَا عَلَى الْقَوْمِ الْكَافِرِينَ ﴿٢٨٦﴾

 

“I Dërguari (Muhammedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) besoi në Shpalljen e Zotit i Tij, po ashtu edhe besimtarët. Të gjithë besimtarët besuan në Allahun (të Vetëm, pa i shoqëruar asgjë në adhurim), Melaiket e Tij, Librat e Tij (që ua ka zbritur të Dërguarve), të Dërguarit e Tij; dhe thonë: Ne nuk bëjmë dallim midis të Dërguarve të Tij (duke i besuar disa e duke i mohuar disa të tjerë). Si dhe thonë: Dëgjuam Fjalën tënde o Zoti ynë, u bindëm dhe punuam me të! Kërkojmë faljen Tënde o Zoti ynë, dhe tek Ti do të kthehemi (Ditën e Gjykimit)! Allahu nuk e ngarkon askënd përtej mundësive të tij. Çdokush do të shpërblehet për atë të mirë që ka punuar dhe do të dënohet për atë të keqe që ka vepruar. (Allahu iu tregon dhe i mëson njerëzit të thonë): O Zoti ynë mos na ndëshko nëse harrojmë (bërjen e ndonjë prej urdhëresave apo veprojmë ndonjë nga ndalesat në harresë) apo gabojmë (duke mos ia qëlluar të saktës për shkak të padijes)! O Zoti ynë! Mos na ngarko neve me vepra të vështira ashtu siç i ngarkove ata që ishin para nesh! O Zoti ynë! Mos na sprovo neve me diçka që nuk e përballojmë dot! (O Zoti ynë!) Na i fal neve mangësitë dhe rrëshqitjet tona në lidhje me Ty, na i fal veprat tona të këqija dhe na i mbulo ato prej të tjerëve dhe na mëshiro e na ruaj që mos të biem në mëkate! Ti je Mbrojtësi, Ndihmuesi ynë dhe te Ty jemi mbështetur. Pra, na ndihmo dhe na jep fitore kundra popullit jobesimtarë!” [el-Bekareh, 285-286] [3]    

 

 

Duaja (4)

 

بِاسْمِكَ اللَّهُمَّ أَمُوتُ وَأَحْيَا

BismiKe Allahumme emuutu ue ahjaa

 

“O Allah! Duke përmendur Emrin Tënd vdes, dhe me Emrin dhe përmendjen Tënde jetoj (Ti ma sjell vdekjen dhe Ti më jep jetë).” [4]    

 

 

Duaja (5)

 

اللَّهُمَّ إنِّي أَسْلَمْتُ وَجْهِي إِلَيْكَ، وَفَوَّضْتُ أَمْرِي إِلَيْكَ، وَأَلْجَأْتُ ظَهْرِي إِلَيْكَ، رَغْبَةً وَرَهْبَةً إِلَيْكَ، لاَ مَلْجَأَ وَلاَ مَنْجَا مِنْكَ إِلاَّ إِلَيْكَ، آمَنْتُ بِكِتَابِكَ الَّذِي أَنْزَلْتَ، وَبِنَبِيِّكَ الَّذِي أَرْسَلْتَ

Allahumme innii eslemtu uexh'hii ilejKe, ue feu-uadtu emrii ilejKe, ue elxhe'tu dhahrii ilejKe, ragbeten ue rehbeten ilejKe, la melxhe'e ue la menxha minKe il-la ilejKe. Aamentu bikitabiKel-ledhii enzelte, ue binebijjiKel-ledhii erselte.

 

“O Allah! Ty ta kam nënshtruar fytyrën time, Ty t’i kam dorëzuar çështjet e mia dhe te Ty u mbështetëm plotësisht, duke shpresuar në shpërblimin Tënd dhe duke u frikësuar prej dënimit Tënd! Nuk ka strehim e as shpëtim prej Teje, vetëm se te Ti! E besova Librin (Kur'anin) që ke zbritur, dhe Pejgamberin (Muhammed) që ke dërguar.” [5]    

 

 

Duaja (6)

 

باسْمِكَ رَبِّي وَضَعْتُ جَنْبِي، وَبِكَ أرْفَعُهُ، فَإنْ أمْسَكْتَ نَفْسِي فَارْحَمْهَا، وإنْ أرْسَلْتَهَا فاحْفَظْهَا، بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحينَ

BismiKe Rabbii ued‘atu xhenbii, ue biKe erfa‘uhu, fe-in emsekte nefsii farhamha, ue in erselteha fahfedh-ha bima tahfedhu bihi ‘ibadeKes-saalihiin

 

“O Zoti im! Duke përmendur Emrin Tënd, u shtriva për të fjetur, dhe me Emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, më mëshiro! Dhe nëse ma rikthen atë në trupin tim (pas gjumit), atëherë më ruaj (prej kurtheve të shejtanit), ashtu siç i ruan robërit e Tu të mirë!” [6]    

 

 

Duaja (7)

 

سُبْحَانَ اللَّهِ

SubhanAllah

(33 herë)

 

“I pastër nga të metat është Allahu.”

 

 

وَ الْحَمْدُ لِلّٰهِ

ElhamduliLah

(33 herë)

 

“Lavdia dhe falenderimet e plota i takojnë vetëm Allahut.”

 

 

وَاللّٰهُ أَكْبَر

Allahu Ekber

(34 herë)

 

“Allahu është më i Madhi.” [7]    

 

 

Duaja (8)

 

E vendos dorën e djathtë poshtë faqes dhe thua:

 

اللَّهُمَّ قِنِي عَذَابَكَ، يَوْمَ تَبْعَثُ عِبَادَكَ

Allahumme kinij ‘adhabeKe jeume teb‘athu ‘ibadeKe

(tre herë)

 

“O Allah! Më ruaj prej dënimit Tënd ditën kur do t’i ringjallësh robërit e Tu (Ditën e Gjykimit)!” [8]    

 

 

Duaja (9)

 

الحَـمْدُ للَّهِ الَّذِي أطْعَمَنَا وسَقَانَا، وكَفَانَا، وآوَانا؛ فَكَمْ مِمَّنْ لا كَافِيَ لَهُ وَلا مُؤْوِيَ

ElhamduliLahil-ledhii et-‘amena, ue sekaana, ue kefaana, ue auaana. Fe-kem mim-men la kafije lehu ue la mu'uije

 

“Lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut i Cili na ka furnizuar me ushqim dhe pije, na ka dhënë mjaftueshëm, dhe na ka dhënë strehim! Sa prej njerëzve nuk kanë mjaftueshëm dhe nuk kanë vendstrehim.” [9]    

 

 

Duaja (10)

 

اللَّهُمَّ إنَّكَ خَلَقْتَ نَفْسِي وأَنْتَ تَوَفَّاهَا، لَكَ مَمَاتُهَا وَمَـحْيَاهَا، إنْ أحْيَيْتَها فَاحْفَظْها، وَإنْ أمَتَّهَا فَاغْفِرْ لَهَا، اللَّهُمَّ إنِّي أسْألُكَ العَافِيةَ

Allahumme inneKe khalekte nefsii ue Ente teuef-faaha, leKe memaatuha ue mahjaaha, in ahjejteha fah-fedhha, ue in emet-teha fagfir leha. Allahumme innii es-eluKel-‘aafijeh

 

“O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim dhe Ti do ta marrësh atë! Vetëm Ti je Ai që e sjell vdekjen dhe i ngjallën krijesat! Nëse do të më lësh të jetoj, atëherë më ruaj (prej çdo të keqe dhe dëmi), e nëse do të ma sjellësh vdekjen, atëherë kërkoj faljen Tënde! O Allah! Të kërkoj Ty mirëqenie!” [10]    

 

 

Duaja (11)

 

اللَّهُمَّ رَبَّ السَّمَـوَاتِ السَّبْعِ، ورَبَّ الأرْضِ، ورَبَّ العَرْشِ العَظِيمِ، رَبَّنَا ورَبَّ كُلِّ شَيءٍ، فالِقَ الحَبِّ والنَّوَى، وَمُنْزِلَ التَّوْرَاةِ والإنْجِيلِ والفُرْقَانِ، أعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ كُلِّ شَيءٍ أنْتَ آخِذٌ بِنَاصِيتهِ، اللَّهُمَّ أنْتَ الأوَّلُ فَلَيْسَ قَبْلَكَ شَيءٌ، وأنْتَ الآخِرُ فَلَيْسَ بَعْدَكَ شَيءٌ، وأنْتَ الظَّاهِرُ فَلَيْسَ فَوْقَكَ شَيءٌ، وأنْتَ البَاطِنُ فَلَيْسَ دُونَكَ شَيءٌ، اقْضِ عَنَّا الدَّيْنَ، وَأَغْنِنَا مِنَ الفَقْرِ

Allahumme Rabbes-semauatis-seb‘i ue Rabbel-erd, ue Rabbel-‘Arshil-‘adhiim, Rabbena ue Rabbe kul-li shej-in, Falikal-habbi uen-neua, ue Munzilet-Teurati uel-Inxhiili uel-Furkaan, e‘uudhu biKe min sherr-rri kul-li shej-in Ente aakhidhun binaasijetihi. Allahumme Entel-Eu-uelu fe-lejse kableKe shej, ue Entel-Aakhiru felejse b‘adeKe shej, ue Entedh-Dhaahiru felejse feukaKe shej, ue Entel-Baatinu felejse duuneKe shej. Ik'di ‘annad-dejne ue egnina minel-fakr

 

“O Allah! Ti je Zoti (Krijuesi) i shtatë qiejve, i tokës dhe i Arshit madhështor. Ti je Zoti ynë dhe Zoti i gjithçkaje. Ti e nxjerr bimën nga fara dhe pemën nga bërthama. Ti e ke zbritur Teuratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur'anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo gjëje, sepse vetëm Ti ke mundësi për këtë! O Allah! Ti je i Pari (i Pafillim), dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Teje dhe as me Ty! Ti je i Pafund (i Pambarim, që ngelesh përgjithmonë), dhe pas Teje nuk ngelet asgjë! Ti je më i Lartësuari, dhe nuk ka asgjë sipër Teje! Ti je më i Afërti (me Dijen Tënde)te krijesat dhe askush nuk është më afër te krijesat se Ti! (O Allah!) Na bëj që t’i kryejmë obligimet tona ndaj Teje dhe ndaj krijesave të Tua, dhe na ruaj nga varfëria dhe lypja!” [11]    

 

 

Duaja (12)

 

اللَّهُمَّ عَالِمَ الغَيْبِ والشَّهَادَةِ، فَاطِرَ السَّموَاتِ والأرْضِ، رَبَّ كُلِّ شَيءٍ ومَلِيْكَهُ، أشْهَدُ أنْ لا إلَهَ إلاَّ أنْتَ، أعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ نَفْسِي، وَمِنْ شَرِّ الشَّيْطَانِ وَشِرْكِهِ، وَأَنْ أَقْتَرِفَ عَلَى نَفْسِي سُوأً، أَوْ أَجُرَّهُ إلَى مُسْلِمٍ

Allahumme ‘Aalimel-gajbi uesh-shehadeh, Fatires-semauati uel-erd, Rabbe kul-li shej-in ue meliikeh, esh’hedu en la ilahe il-la Ente. E‘uudhu biKe min sherri nefsii, ue min sherrish-shejtani ue shirkihi, ue en ekterife ‘ala nefsii suuen, eu exhurrahu ila muslim.

 

“O Allah! Ti je Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithçkaje dhe Sunduesi i tyre, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e shejtanit dhe thirrjes së tij për në shirk. Kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëj dëm vetes sime apo ndonjë Muslimani!”  [12]    

 

 

 

Fundnotat:

 

[1] Transmeton Aisheh – RadijAllahu ‘anha – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – çdo natë, para se të shkonte për të fjetur, i bashkonte duart dhe i ngrinte ashtu sikurse i ngre kur bën Du’a, dhe pështynte lehtë në to. Më pas lexonte Suren Ikhlas, Suren Felek, Suren Nas, dhe fërkonte sa të mundej trupin e tij me duar, duke filluar me kokën, fytyrën dhe trupin. Këtë e bënte këtë tre herë. [Bukhari 5017]

 

[2] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më ngarkoi që të ruaja Zekatin e Ramazanit. Pas kësaj, erdhi dikush dhe filloi të vjedhë prej ushqimeve të grumbulluara! Unë e zura atë dhe i thash: Pasha Allahun, do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Ndërsa ai më tha: “Unë jam nevojtar, kam familje për të mbajtur dhe jam shumë në nevojë!”

Për shkak të kësaj, e lëshova atë! Kur erdhi mëngjesi më tha Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “O Eba Hurejrah! Çfarë bëri i burgosuri yt mbrëmë?”

I thashë: O i Dërguari i Allahut! U ankua se kishte nevojë të madhe dhe familje për të mbajtur, prandaj unë u tregova i mëshirshëm me të dhe e lash të largohet!

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai të ka gënjyer dhe do të kthehet prapë!”

Kështu, unë e mësova se aido të kthehet prapë për shkak të fjalës së të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që ai do të kthehet! Prandaj, unë e prita atë! Më vonë, ai erdhi përsëri të vjedhë prej ushqimeve, unë e kapa atë dhe i thashë: Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Ai më tha: “Më lësho, sepse unë jam nevojtar, kam familje për të mbajtur dhe nuk do të kthehem më!” Prandaj e fala atë dhe e lash të largohet! Kur erdhi mëngjesi, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më tha: “O Eba Hurejrah! Çfarë bëri i burgosuri yt?”

I thashë: O i Dërguari i Allahut! U ankua se kishte nevojë të madhe dhe familje për të mbajtur, prandaj e fala atë dhe e lash të largohet! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ai të ka gënjyer,  dhe do të kthehet prapë!”

Kështu, unë e prit atë edhe natën e tretë, dhe ai erdhi përsëri të vjedhë prej ushqimeve, kështu që e zura atë dhe i thashë: Do të të dërgoj tek i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem! Dhe kjo hera e tretë dhe e fundit, sepse ti pretendon se nuk do të kthehesh më dhe pastaj kthehesh përsëri! Ai më tha: “Më lejo të të mësoj disa fjalë, me të cilat do të të bëjë dobi Allahu ty!

Unë i thashë: Cilat janë ato fjalë?

Ai tha: “Nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij, derisa ta përfundosh të gjithë Ajetin, dhe do të të ruajë Allahu gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi!”

Kështu që, e lash të largohet dhe kur erdhi mëngjesi i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – më tha: “Çfarë bëri i burgosuri yt mbrëmë?”

I thash: O i Dërguari i Allahut! Ai Pretendoi se do të më mësojë disa fjalë me të cilat do të më bëjë dobi Allahu, prandaj e lash të largohej!

I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Cilat janë ato fjalë?”

I thash: Më tha, nëse shkon për të fjetur lexo Ajetin Kursij nga fillimi derisa ta përfundosh atë dhe më tha: Allahu do të të ruajë gjatë gjithë natës, dhe nuk do të të afrohet asnjë shejtan derisa të vijë mëngjesi.

(Sahabët ishin njerëzit më të zellshëm për mirësinë)

Atëherë, i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Ta ka thënë të vërtetën, ndërsa ai është gënjeshtar! A e di se kush është ai që fliste me ty prej tre netësh o Eba Hurejrah?”

I thash: Jo! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem!

Tha: “Ai ishte shejtani!” [Bukhari 2311]

 

 

[3] Transmeton Ibn Mes'ud – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: Ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Kush i lexon dy Ajetet e fundit të Sures Bekareh në mbrëmje, i mjaftojnë atij.” [Bukhari 5009, Muslimi 808]

 

 

[4] Transmeton Hudhejfeh ibnul Jeman – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur shkonte për të fjetur thoshte: “O Allah! Duke përmendur Emrin Tënd vdes, dhe me Emrin dhe përmendjen Tënde jetoj (Ti ma sjell vdekjen dhe Ti më jep jetë), dhe kur u zgjonte nga gjumi thoshte: “ElhamduliLahil-ledhii ahjana b‘ade ma ematena, ue ilejhin-nushuur.” [Bukhari 6312]

 

 

[5] Transmeton Beraa ibn 'Aazib – RadijAllahu ‘anhuma – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur të shkosh për të fjetur merr abdes (të plotë) ashtu siç merr për namaz, më pas shtrihu në anën tënde të djathtë dhe thuaj: O Allah! Ty ta kam nënshtruar fytyrën time, Ty t’i kam dorëzuar çështjet e mia dhe te Ty u mbështetëm plotësisht, duke shpresuar në shpërblimin Tënd dhe duke u frikësuar prej dënimit Tënd! Nuk ka strehim e as shpëtim prej Teje, vetëm se te Ti! E besova Librin (Kur'anin) që ke zbritur, dhe Pejgamberin (Muhammed) që ke dërguar.” Pasi, nëse vdes atë natë, do të vdesësh duke qenë në fitrah (Islam të pastër). Le të jenë këto fjalët e fundit që thua.”

Beraa – RadijAllahu ‘anhu – tha: I përsërita ato në mënyrë që t’i mësoja, dhe thash: 'Aamentu birasuuliKel-ledhii erselte', ndërsa i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – e korrigjoi atë duke i thënë: “Jo! Thuaj, ue binebijjiKel-ledhii erselte!” [Bukhari 6311, Muslimi 2710]

 

 

[6] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur dikush prej jush shkon për të fjetur, le ta fshijë me dorë vendin e tij të fjetjes, pasi ai nuk e di se çfarë ka rënë aty pas ikjes së tij, pastaj (pasi të shtrihet) le të thotë: “O Zoti im! Duke përmendur Emrin Tënd, u shtriva për të fjetur, dhe me Emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, më mëshiro! Dhe nëse ma rikthen atë në trupin tim (pas gjumit), atëherë më ruaj (prej kurtheve të shejtanit), ashtu siç i ruan robërit e Tu të mirë!””  [Bukhari 6320, Muslimi 2714]

 

 

[7] Transmeton Alij ibn Ebi Talib – RadijAllahu ‘anhu – se Fatimeh – RadijAllahu ‘anha – shkoi te Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – për t’i kërkuar një shërbëtore. Ndërsa ai i tha: “A të të tregoj për diçka që është më e mirë se ajo që po më kërkon?! Kur të shkosh për të fjetur të thuash SubhanAllah tridhjetë e tre herë, ElhamduliLah tridhjetë e tre herë, dhe Allahu Ekber tridhjetë e katër herë.”

Tha Aliu – RadijAllahu ‘anhu –: Nuk e kam lënë asnjëherë këtë dhikër pa bërë!

I thanë: As natën e betejës së Siffinit?

Tha: As natën e betejës së Siffinit! [Bukhari 5362,  Muslimi 2727]

 

 

[8] Transmeton Beraa ibn 'Aazib – RadijAllahu ‘anhuma –, i cili thotë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur u shtrinte për të fjetur e vendoste dorën poshtë faqes së tij të djathtë dhe thoshte: “O Allah! Më ruaj prej dënimit Tënd ditën kur do t’i ringjallësh robërit e Tu (Ditën e Gjykimit)!” [Transmeton Bukhari në Edeb el-Mufred, 1215]

 

 

[9] Transmeton Enes ibn Malik – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur u shtrinte për të fjetur thoshte: “Lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut i Cili na ka furnizuar me ushqim dhe pije, na ka dhënë mjaftueshëm, dhe na ka dhënë strehim! Sa prej njerëzve nuk kanë mjaftueshëm dhe nuk kanë vendstrehim.” [Muslimi 2715]

 

 

[10] Transmeton Abdullah ibn ‘Umer – RadijAllahu ‘anhuma – se e urdhëroi një burrë që kur të flejë të thotë: “O Allah! Ti e ke krijuar shpirtin tim dhe Ti do ta marrësh atë! Vetëm Ti je Ai që e sjell vdekjen dhe i ngjallën krijesat! Nëse do të më lësh të jetoj, atëherë më ruaj (prej çdo të keqe dhe dëmi), e nëse do të ma sjellësh vdekjen, atëherë kërkoj faljen Tënde! O Allah! Të kërkoj Ty mirëqenie!”  

Ndërsa, një njeri i tha: A e ke dëgjuar këtë nga ‘Umeri?

Ibën ‘Umeri i tha: E kam dëgjuar nga ai që është më i mirë se ‘Umeri, nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. [Muslimi 2712]

 

 

[11] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – na urdhëronte që kur të shtrihemi për të fjetur të themi: “O Allah! Ti je Zoti (Krijuesi) i shtatë qiejve, i tokës dhe i Arshit madhështor. Ti je Zoti ynë dhe Zoti i gjithçkaje. Ti e nxjerr bimën nga fara dhe pemën nga bërthama. Ti e ke zbritur Teuratin, Inxhilin dhe Furkanin (Kur'anin). Kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes së çdo gjëje, sepse vetëm Ti ke mundësi për këtë! O Allah! Ti je i Pari (i Pafillim), dhe asgjë nuk ka ekzistuar para Teje dhe as me Ty! Ti je i Pafund (i Pambarim, që ngelesh përgjithmonë), dhe pas Teje nuk ngelet asgjë! Ti je më i Lartësuari, dhe nuk ka asgjë sipër Teje! Ti je më i Afërti (me Dijen Tënde)te krijesat dhe askush nuk është më afër te krijesat se Ti! (O Allah!) Na bëj që t’i kryejmë obligimet tona ndaj Teje dhe ndaj krijesave të Tua, dhe na ruaj nga varfëria dhe lypja!” [Muslimi 2713]

 

 

[12] Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se Ebu Bekr Es-Siddik – RadijAllahu ‘anhu – tha: O i Dërguari i Allahut! Më urdhëro me disa fjalë që ti them ato në mëngjes dhe në mbrëmje! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: Thuaj: “O Allah! Ti je Ai që di të fshehtat dhe të dukshmet, Krijuesi i qiejve dhe i tokës, Zoti i gjithçkaje dhe Sunduesi i tyre, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj Mbrojtjen Tënde nga e keqja e vetes time, dhe nga e keqja e shejtanit dhe thirrjes së tij për në shirk. Dhe kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos i bëjë dëm vetes time apo ndonjë Muslimani!” Pastaj tha: Thuaji këto fjalë në mëngjes, në mbrëmje dhe kur të shtrihesh për të fjetur gjumë.  [Tirmidhiu 3392, 3529 dhe Ebu Daudi 5067, 5083]

 


Përktheu: Servet Mata

 

 

Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (Dhikri para gjumit - Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf)Dhikri para gjumit - Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf 491 kB