Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(Duaja 1)
لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ الْحَمْدُ لِلَّهِ وَسُبْحَانَ اللَّهِ وَلَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَاللَّهُ أَكْبَرُ وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي
La ilahe il-lAllahu uahdeHu la sheriike leH, leHul-mulku ue leHul-hamdu ue Hue `ala kul-li shej’in Kadiir, Elhamdulil-Lahi ue SubhanAllahi ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber ue la haule ue la ku-uete il-la bil-Lah, Allahumme-gfir lii
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Lavdia dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut. I Pastër nga të metat është Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut. O Allah, më fal mua!” [1]
(Duaja 2)
Transmeton Ebu Hurejrah se Pejgamberi – sal-lAllahu `alejhi ue sel-lem –, ka thënë:
“Çdonjëri prej jush kur fle gjumë, shejtani i lidh tre nyje në fund të kokës dhe e godet çdo nyje (për t’ia bërë gjumin e rëndë në mënyrë që të mos ndjejë) duke i thënë: “Përpara ke një natë të gjatë, prandaj fli!”
• Prandaj, nëse zgjohet dhe e përmend Allahun, i zgjidhet atij një nyje,
• Nëse merr abdes, i zgjidhet një nyje tjetër,
• Dhe nëse falet i zgjidhet nyja e tretë!
Kështu që zgjohet aktiv, energjik dhe i lumtur. Në të kundërtën, (nëse nuk i vepron këto) zgjohet i plogësht dhe përtac.” [2]
(Duaja 3)
الحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي عَافَانِي فِي جَسَدِي، وَرَدَّ عَلَيَّ رُوحِي وَأَذِنَ لِي بِذِكْرِهِ
Elhamdulil-Lahil-ledhii `aafanii fii xhesedii, ue rredde `alejje ruuhii, ue edhine lii bidhikriHi
“Lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut, i Cili më dha shëndet në trupin tim, ma riktheu shpirtin tim dhe ma mundësoi ta përmend Atë (Allahun).” [3]
Fundnotat:
[1] Transmeton `Ubadeh ibnus-Samit nga Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – se ka thënë: “Kush zgjohet nga gjumi dhe thotë: “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Lavdia dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut. I Pastër nga të metat është Allahu. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Allahu është më i Madhi. Nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut. O Allah, më fal mua!” apo bën lutje, do t’i pranohet atij. Dhe nëse merr abdes dhe falet, do t’i pranohet namazi i tij.” [Transmeton Bukhari 1154]
[2] [Transmeton Bukhari (3269), Muslim (776)]
[3] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të zgjohet nga gjumi le të thotë: “Lavdia dhe falenderimet i takojnë Allahut, i Cili më dha shëndet në trupin tim, ma riktheu shpirtin tim dhe ma mundësoi ta përmend Atë (Allahun).”” [Transmeton et-Tirmidhi, 3401]
Përktheu: Servet Mata