Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –: “Nuk ka gjë që e dëgjon zërin e muezinit (kur thërret Ezanin) sado larg apo afër të jetë, qoftë xhin apo njeri, vetëm se do të dëshmojë për të Ditën e Gjykimit.” [1]

 

Kur muezini thotë: Allahu Ekber  Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi)

Ti thua: Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Kur muezini thotë: Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Ti thua: Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Kur muezini thotë: Esh’hedu en la ilahe il-lAllah (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut).

Ti thua: Esh’hedu en la ilahe il-lAllah.

Kur muezini thotë: Esh’hedu en la ilahe il-lAllah.

Ti thua: Esh’hedu en la ilahe il-lAllah.

Kur muezini thotë: Esh’hedu enne Muhammeden Resuulull-Llah (Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut).

Ti thua: Esh’hedu enne Muhammeden Resuulull-Llah.

Kur muezini thotë: Esh’hedu enne muhammeden Resuulull-Llah.

Ti thua:  Esh’hedu enne Muhammeden Resuulull-Llah.

 

Pas kësaj thua:

 

أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا اللَّهُ وَحْدَهُ لَا شَرِيكَ لَهُ وَأَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ رَضِيتُ بِاللَّهِ رَبًّا وَبِمُحَمَّدٍ رَسُولًا وَبِالْإِسْلَامِ دِينًا

 Esh’hedu en la ilahe il-lAllahu uahdeHu la sherijke leh, ue enne Muhammeden `abduHu ue ResuuluHu, Radijtu bil-Lahi Rabben ue bi Muhammedin Resuulen ue bil-Islami dinen.

“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm e të Pashok, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij. Jam i kënaqur që Allahu është Zoti (i adhuruari) im, që Muhammedi është Pejgamberi im, dhe që Islami është Feja ime.” [2]

 

Kur muezini thotë: Hajja `alas-salah (Ejani në namaz).

Ti thua: La haula ue la kuuete il-la bil-Lah (Nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut).

Kur muezini thotë: Hajja `alas-salah.

Ti thua: La haula ue la kuuete il-la bil-Lah.

Kur muezini thotë: Hajja `alel-felah’ (Ejani ne shpëtim).

Ti thua: La haula ue la kuuete il-la bil-Lah.

Kur muezini thotë: Hajja `alel-felah’.

Ti thua:  La haula ue la kuuete il-la bil-Lah.

[Kur muezini thotë: (në namazin e Sabahut): Es-salatu khajrun minen-neum (Namazi është më i mirë se gjumi).

Ti thua: Es-salatu khajrun minen-neum.

Kur muezini thotë: (në namazin e Sabahut): Es-salatu khajrun minen-neum.

Ti thua:  Es-salatu khajrun minen-neum].

Kur muezini thotë: Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Ti thua:  Allahu Ekber, Allahu Ekber.

Kur muezini thotë: La ilahe il-lAllah.

Ti thua:  La ilahe il-lAllah. [3]

 

 

Pas përfundimit të ezanit thua:

 

(Duaja 1)

 

اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ، وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ، وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ

Allahumme sal-li `alaa Muhammedin ue `alaa ali Muhammed, kema sal-lejte `alaa Ibrahime ue `alaa ali Ibrahim, inneke Hamijdun Mexhiid

“O Allah, shpëtoje dhe lavdëroje Muhammedin dhe pasuesit e tij, ashtu siç e shpëtove dhe lavdërove Ibrahimin dhe pasuesit e tij, me të vërtetë që Ti je i Lavdëruari, i Madhërishmi dhe i Plotfuqishmi.”

 

(Duaja 2)

 

اللَّهُمَّ بَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ، وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ، كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ، وَعَلَى آلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ

Allahumme baarik  `alaa Muhammedin ue `alaa ali Muhammed, kema baarekte `alaa Ibrahime ue `alaa ali Ibrahim, inneke Hamijdun Mexhijd

“O Allah, bekoje dhe begatoje me mirësitë e Tua Muhammedin dhe pasuesit e tij, ashtu siç e bekove dhe e begatove Ibrahimin dhe pasuesit e tij, me të vërtetë që Ti je i Lavdëruari, i Madhërishmi dhe i Plotfuqishmi.”

 

(Duaja 3)

 

اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ وَالصَّلاةِ الْقَائِمَةِ آتِ مُحَمَّدًا الْوَسِيلَةَ وَالْفَضِيلَةَ وَابْعَثْهُ مَقَامًا مَحْمُودًا الَّذِي وَعَدْتَهُ

Allahumme Rabbe hadhihid-da`uetit-taameh, ues-salatil-kaaimeh, aati Muhammedenil-uesijlete uel-fadijleh, ueb`ath’hu mekaamen mahmuuden el-ledhii  ue`adteh

“O Allah, Zoti i kësaj thirrjeje për në Teuhid (në të cilën nuk ka as devijim, as shirk, as bidate), dhe i këtij namazi që po thirret; jepi Muhammedit vendin me të lartë në Xhennet dhe pozitë mbi krijesat e tjera, dhe lartësoje atë duke i dhënë pozitën e lavdishme (ndërmjetësimin tek Allahu në Ditën e Gjykimit), ashtu siç ia ke premtuar.” [4]

 

(Duaja 4)

Bën lutje të ndryshme mes Ezanit dhe Ikametit. [5]

 

 

Fundontat:

[1]  Transmeton Ebu Se`id el-Khudrij - radijAllahu anhu – se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem...” [Transmeton Bukhari, 609]

 

[2]  Transmeton Se`id ibn Ebi Uekkaas – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahu – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Ai që e dëgjon Ezanin dhe thotë: “Esh’hedu en la ilahe il-lAllahu uahdeHu la sherijke leh...’, do t’i falen gjynahet.” [Transmeton Muslimi, 386]

 

 

[3]  Transmeton Ebu Se`id el-Khudrij – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur ta dëgjoni Ezanin, thoni ashtu siç thotë muezini.” [Transmeton Bukhari 611, Muslimi 383].

Transmeton Umer ibnul Khattab se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur muezini thotë “Allahu Ekber Allahu Ekber,” dhe ndonjëri prej jush thotë “Allahu Ekber Allahu Ekber…” dhe kur ai thotë “La ilahe il-lAllah,” ndonjëri prej jush thotë “La ilahe il-lAllah,” me sinqeritet, do të hyj në Xhennet.” [Transmeton Muslimi, 385]

 

[4] Transmeton Abdullah ibn Amr ibnul `Aas – radijAllahu anhuma – se e ka dëgjuar Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – të thotë: “Kur ta dëgjoni muezinin duke thirrur Ezanin, thoni ashtu siç thotë ai, pastaj dërgoni salauate për mua, pasi që kush më dërgon mua një salauat, Allahu i dërgon atij dhjetë salauate. Pastaj kërkojani Allahut për mua “el-Uesijleh,” sepse ajo është një gradë në Xhennet që i takon vetëm një robi prej robërve të Allahut, dhe shpresoj që unë të jem ai. Ai që ia kërkon Allahut këtë gradë për mua, do t’i mundësohet ndërmjetësimi im për të.” [Transmeton Muslimi, 384]

Transmeton Xhabir ibn Abdil-Lah – radijAllahu anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kush thotë pasi dëgjon Ezanin: ‘Allahumme Rabbe hadhihi da`uetit-taameh...’, do t’i mundësohet ndërmjetësimi im Ditën e Gjykimit.” [Transmeton Bukhari, 614]

 

[5] Transmeton Enes ibn Malik – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Lutja mes Ezanit dhe Ikametit nuk refuzohet.” [Transmeton Ebu Daudi 512, et-Tirmidhi 212]

 

 

 

Përktheu: Servet Mata

 

 

Attachments:
FileDescriptionFile size
Download this file (Dhikri i Ezanit – Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf)Dhikri i Ezanit – Shejkh Abdur-Rrazzak el-Bedër.pdf 429 kB