Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

1.        Para se të fillosh të marrësh abdes, thua:

 

بِسْمِ اللهِ

Bismil-Lah

 

“Me Emrin e Allahut (po filloj)[1]

 

 

2.        Pas përfundimit të abdesit thua:

 

أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُاللهِ وَ رَسُولُهُ

Esh-hedu en la ilahe il-lAllah, ue enne Muhammeden `AbduLlahi ue ResuuluHu

 

“Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhammedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij” [2]

 

 

3.       

اللَّهُمَّ اجْعَلْنِي مِنْ التَّوَّابِينَ ، وَاجْعَلْنِي مِنْ الْمُتَطَهِّرِينَ

Allahumme-xh`alnii minet-teuabiin ue-xh`alnii minel-mutetah-hiriin

 

“O Allah, më bëj prej atyre që pendohen gjithmonë dhe më bëj të pastër prej gjunaheve!” [3]

 

 

4.        Është e pëlqyeshme falja e dy rekateve vullnetare pas marrjes së abdesit.

 

 

Fundnotat:

[1] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Nuk i pranohet namazi atij që nuk ka abdes, dhe nuk i pranohet abdesi atij që nuk thotë ‘Bismil-Lah’ në fillim të tij.’’ [Transmeton Ebu Daudi 101, Ibn Maxheh 399]

 

[2] Transmeton `Ukbeh ibn `Amir – radijAllahu anhu – i cili thotë: “Ne i ruanim devetë e njëri-tjetrit me radhë. Kështu që kur e kisha unë radhën të ruaja devetë, ndërkohë që unë i ktheja devetë në vathën e tyre në mbrëmje, e gjeta të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – në këmbë duke iu folur njerëzve, dhe i dëgjova këto fjalë prej tij: “Çdo Musliman që merr abdes ashtu siç duhet, pastaj fal dy rekate duke u përqendruar me zemër dhe me trup, vetëm se do t’i jepet Xhenneti!” Ndërsa unë thash: Sa gjë e mirë është kjo! Ndërkohë që njeri prej të pranishmëve që kishte ardhur më përpara, tha: ‘Ajo që tha Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – pak më parë ishte akoma më e mirë!’ Kur vura re se ai që foli ishte Umeri – radijAllahu anhu –, i cili tha: ‘Unë të pashë kur erdhe pak më parë, Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: ‘Çdonjëri prej jush që merr abdes ashtu siç duhet (sipas sunnetit), dhe më pas thotë: “Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhammedi është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij” do t’i hapen atij të tetë dyert e Xhennetit, që të hyjë nga cila të dëshirojë ai.” [Transmeton Muslimi 234]

 

[3]  Sahihut-Tirmidhi, 48.

 

 

Përktheu: Servet Mata