Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(Duaja 1)
سُبْحَانَ رَبِّيَ الْعَظِيمِ
Subhane Rabbijel-`Adhijm (3 herë)
“I pastër nga të metat je o Zoti im i Madhëruar.” [1]
(Duaja 2)
اللَّهُمَّ لَكَ رَكَعْتُ وَبِكَ آمَنْتُ وَلَكَ أَسْلَمْتُ خَشَعَ لَكَ سَمْعِي وَبَصَرِي وَمُخِّي وَعَظْمِي وَعَصَبِي
Allahumme leKe rak`atu ue biKe aamentu ue leKe eslemtu, khashe`a leKe sem`ii ue besarii ue mukh-khii ue `adhmii ue `asabii
“O Allah, Ty t’u përkula (Ruku), tek Ty besova dhe Ty t’u nënshtrova. Ty t’u drejtova dhe t’u binda me dëgjimin tim, shikimin tim, mendjen ime, eshtrat e mia dhe me çdo nyje të trupit tim.” [2]
(Duaja 3)
سُبُّوحٌ قُدُّوسٌ رَبُّ الْمَلاَئِكَةِ وَالرُّوحِ
Sub-buhuun, Kud-duusun, Rabbul-Melaaiketi uerr-Rruuh
“Larg çdo të mete, i Pastër nga çdo mangësi dhe i Madhërishëm je Ti o Zoti i Melaikeve dhe i Xhibrilit.” [3]
(Duaja 4)
سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ، رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي
SubhaneKe Allahumme, Rabbena ue bihamdiKe, Allahumme-gfirlii
“I pastër nga të metat je o Allah. Ti je Zoti ynë, Ty të takon Lavdia dhe falenderimet! O Allah, më fal mua!” [4]
(Duaja 5)
سُبْحَانَ ذِي الْجَبَرُوتِ وَالْمَلَكُوتِ وَالْكِبْرِيَاءِ وَالْعَظَمَةِ
Subhaane dhil-Xheberuuti uel-Melekuuti uel-Kibrijaai uel-`Adhameh
“I Pastër nga të metat është Allahu, i Plotpushtetshmi, Sunduesi i gjithçkaje, i Lartësuari mbi çdo gjë dhe i Madhërishmi.” [5]
Dhikri gjatë ngritjes nga Rukuja
سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ
Semi`all-Llahu limen hamideH
“Allahu i përgjigjet lutjes së atij që e lavdëron dhe e falenderon Atë.” [6]
Fundnotat:
[1] Transmeton Hudhejfeh – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Një natë u fala me Pejgamberin – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe ai filloi të lexonte Suren el-Bekare, thash ndër vete se, ai do të shkojë në Ruku sapo të lexojë 100 Ajete. Por ai vazhdoi të lexojë akoma pas kësaj dhe mendova se do ta lexojë të gjithë Bekaren në një rekat! Kështu që ai vazhdoi të lexonte derisa e përfundoi atë, dhe mendova se do të shkonte në Ruku! Por ai filloi të lexonte Suren en-Nisa derisa e përfundoi atë, dhe pas saj filloi Suren Al `Imran dhe e përfundoi edhe atë! Ai lexonte qetë dhe kur vinte ndonjë Ajet që kishte Tesbih, bënte Tesbih (thoshte SubhanAllah), kur vinte ndonjë Ajet që kishte lutje, bënte lutje, dhe kur vinte ndonjë Ajet që kishte kërkim mbrojtje, kërkonte Mbrojtjen e Allahut. Më pas shkoi në Ruku dhe filloi të thotë “Subhane Rabbijel-`Adhiim”. Ai e zgjati Rukun pothuajse sa qëndrimin në këmbë, më pas u ngrit nga Rukuja duke thënë “Semi`a-Llahu limen hamideh” dhe qëndroi në këmbë pothuajse sa qëndrimi i tij në Ruku. Më pas shkoi në Sexhdeh dhe tha “Subhane Rabbijel-E`alaa”, dhe qëndroi në të pothuajse sa qëndrimi i tij në këmbë (pas kthimit nga Rukuja).” [Transmeton Muslim, 772]
[2] Transmeton Ali ibn Ebi Talib – radijAllahu anhu – në një hadith të gjatë; ndër të tjera se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur shkonte në Ruku thoshte: “Allahumme leKe rak`atu ue biKe aamentu ue leKe eslemtu, khashe`a leKe sem`ii ue besarii ue mukh-khii ue `adhmii ue `asabii”, ndërsa pasi u ngrihej nga Rukuja thoshte: “Allahumme Rabbena leKel-hamdu mil’es-semauati ue mil’el-erd, ue mil’e ma shi’te min shej’in ba`d”, dhe kur shkonte në Sexhdeh thoshte: “Allahumme leKe sexhed’tu, ue biKe aamentu, ue leKe eslemtu. Sexhede uexh’hii lil-ledhii khalakahu, ue sau-uerehu, ue shek-ka sem-`ahu ue besarahu. TebarekAllahu ahsenul-Khaalikiin”. [Transmeton Muslim, 771]
[3] Transmeton Aisheh – radijAllahu anha – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte kur ishte në Ruku dhe në Sexhdeh: “Sub-buhuun, Kud-duusun, Rabbul-Melaaiketi uerr-Rruuh”. [Transmeton Muslimi, 487]
[4] Transmeton Aisheh – radijAllahu anha –, e cila thotë: “Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur ishte në Ruku dhe në Sexhdeh e shpeshtonte thënien e kësaj lutjeje: “SubhaneKe Allahumme, Rabbena ue bihamdiKe, Allahumme-gfirlii”.” [Transmeton Bukhari 817, Muslim 484]
[5] Transmeton `Auf ibn Malik el-Eshxha`ij – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Një natë u fala me të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe ai filloi të lexonte Suren el-Bekare, dhe kur vinte një Ajet prej Ajeteve të mëshirës ai ndalej së lexuari dhe bënte lutje, ndërsa kur vinte ndonjë Ajet prej Ajeteve të kërcënimit ai ndalej dhe i kërkonte mbrojtje Allahut. Më pas shkoi në Ruku dhe qëndroi aq sa qëndroi kur ishte në këmbë, dhe thoshte në Ruku “Subhaane dhil-Xheberuuti uel-Melekuuti uel-Kibrijaai uel-`Adhameh”. Më pas kur bëri Sexhdeh qëndroi aq sa qëndroi kur ishte në këmbë, dhe thoshte në Sexhdeh të njëjtën Lutje që tha në Ruku. Pastaj u ngrit në Rekatin e dytë dhe lexoi Suren Al `Imran, më pas në rekatet e tjera i lexoi Suret me radhë.” [Transmeton Ebu Daud 873, en-Nesai 1049]
[6] Transmeton Muslim, 772.
Përktheu: Servet Mata