Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(Duaja 1)
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ
Rabbena leKel-hamd
“O Zoti ynë, Ty të takon Lavdia dhe falenderimet.” [1]
(Duaja 2)
رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ
Rabbena ue leKel-hamd
“O Zoti ynë, Ty të lavdëruam dhe të falenderuam, dhe vetëm Ty të takon Lavdia dhe falenderimet.” [2]
(Duaja 3)
اللَّهُمَّ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ
Allahumme Rabbena leKel-hamd
“O Allah, o Zoti ynë, Ty të takon Lavdia dhe falenderimet.” [3]
(Duaja 4)
اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ
Allahumme Rabbena ue leKel-hamd
“O Allah, o Zoti ynë, Ty të lavdëruam dhe të falenderuam, dhe vetëm Ty të takon Lavdia dhe falenderimet.” [4]
(Duaja 5)
رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ، حَمْدًا كَثِيرًا طَيِّبًا مُبَارَكًا فِيهِ
Rabbena ue leKel-hamd, hamden kethiiran taj-jiben mubaareken fijh
O Zoti ynë Ty të lavdëruam dhe të falenderuam, vetëm Ty të takon Lavdia dhe falenderimet. Lavdërime dhe falenderime të shumta, të sinqerta dhe të pafundme. [5]
(Duaja 6)
اللَّهُمَّ رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ مِلْءَ السَّمَوَاتِ وَمِلْءَ الأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَىْءٍ بَعْدُ
Allahumme Rabbena leKel-hamdu mil’es-semauati ue mil’el-erd ue ma bejnehuma, ue mil’e ma shi’te min shej’in b`ad
“O Allah! O Zoti ynë, Ty të takon e gjithë Lavdia dhe falenderimet, lavde të cilat mbushin të gjithë qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në to, dhe aq sa dëshiron Ti përtej ekzistencës së qiejve dhe të tokës.” [6]
(Duaja 7)
رَبَّنَا لَكَ الْحَمْدُ مِلْءَ السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَىْءٍ بَعْدُ أَهْلَ الثَّنَاءِ وَالْمَجْدِ أَحَقُّ مَا قَالَ الْعَبْدُ وَكُلُّنَا لَكَ عَبْدٌ اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَدُّ
Rabbena leKel-hamd, mil’es-semauati ue mil’el-erdi ue mil’e ma shi’te min shej’in b`ad, ehleth-thenai uel-mexhd, ehak-ku ma kaalel-`abdu ue kul-lunaa leKe `abdun. Allahumme laa mani`a lima e`atajte, ue la m`utije lima men`ate, ue la jenfe`u dhel-xhed-di minKel-xhedd
“O Allah! O Zoti ynë, Ty të takon e gjithë Lavdia dhe falenderimet, lavde të cilat mbushin të gjithë qiejt dhe tokën dhe çfarë ka në to, dhe aq sa dëshiron Ti përtej ekzistencës së qiejve dhe të tokës. Ti i meriton lavdërimet, falenderimet dhe madhërimet dhe e posedon fuqinë dhe pushtetin absolut. Pa dyshim që këto lavdërime dhe madhërime janë fjalët më të drejta që thonë krijesat e Tua, dhe të gjithë ne jemi robërit e Tu. O Allah, nuk ka asgjë që e pengon atë që Ti e ke Caktuar (prej mirësisë, furnizimit, sprovave..), dhe askush nuk mund të veproj diçka që Ti e ke ndaluar. Tek ty nuk bënë dobi asgjë (prej pasurisë, jetesës së mirë, pozitës së lartë tek njerëzit), përveç bindjes ndaj Teje dhe devotshmërisë. E Lartësuar është Madhëria Jote. [7]
Fundnotat:
[1] Transmeton Ebu Daud, 849
[2] Transmeton et-Tirmidhi, 267
[3] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur Imami të thotë: Semi`all-Llahu limen hamideH, ju thoni: Allahumme Rabbena leKel-hamd, pasi që atij që kjo fjalë i përkon me fjalën e Melaikeve (të cilët gjithashtu e thonë të njëjtën gjë), do t’i falen të gjitha mëkatet e tij të mëparshme”. Ndërsa në një transmetim tjetër tha: “Allahumme Rabbena ue leKel-hamd”. [Transmeton Bukhari 795, 796, Muslim 409]
[4] [Transmeton Bukhari 795, 796, Muslim 409]
[5] Transmeton Rifa`ah ibn Raafi`i ez-Zurakij – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Një ditë ishim duke u falur pas Pejgamberit – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem –, dhe duke u ngritur nga Rukuja tha: “Semi`all-Llahu limen hamideH”, pastaj një burrë pas tij tha: “Rabbena ue leKel-hamd, hamden kethiiran taj-jiben mubaareken fijh”. Pasi përfundoi namazin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kush ishte ai që e tha atë lutje?” Ai burri tha: Unë! Ndërsa Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “I pashë tridhjetë e ca Melaike që garonin se kush do ta shkruante më shpejt!” [Transmeton Bukhari, 799]
[6] Transmeton Ali ibn Ebi Talib – radijAllahu anhu – në një hadith të gjatë; ndër të tjera se: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur shkonte në Ruku thoshte: “Allahumme leKe raka`tu ue biKe aamentu ue leKe es’lemtu, khashea` leKe sem`ii ue besarii ue mukh-khii ue `adhmii ue `asabii”, ndërsa pasi u ngrinte nga Rukuja thoshte: “Allahumme Rabbena leKel-hamdu mil’es-semauati ue mil’el-erd, ue mil’e ma shi’te min shej’in ba`d”, dhe kur shkonte në Sexhdeh thoshte: “Allahumme leKe sexhed’tu, ue biKe aamentu, ue leKe es’lemtu. Sexhede uexh’hii lil-ledhii khalakahu, ue sau-uerehu, ue shek-ka sem-`ahu ue besarahu. TebarekAllahu ahsenul-Khaalikiin”. [Transmeton Muslim, 771]
[7] Transmeton Ebu Se`id el-Khudrij – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – pasi u ngrinte nga Rukuja thoshte: “Rabbena leKel-hamd, mil’es-semauati ue mil’el-erdi ue mil’e ma shi’te min shej’in ba`d, ehleth-thenai uel-mexhd, ehak-ku ma kaalel-`abdu ue kul-lunaa leKe `abdun. Allahumme laa mani`a lima ea`tajte, ue la mu`tije lima mena`te, ue la jenfe`u dhel-xhed-di minKel-xhedd”. [Transmeton Muslim, 477]
Përktheu: Servet Mata