Bismilah...

Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad

Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai

 

 

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْتَخِيرُكَ بِعِلْمِكَ، وَأَسْتَقْدِرُكَ بِقُدْرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ الْعَظِيم، فَإِنَّكَ تَقْدِرُ وَلاَ أَقْدِرُ، وَتَعْلَمُ وَلاَ أَعْلَمُ، وَأَنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ، اللَّهُمَّ إِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّ هَذَا الأَمْرَ خَيْرٌ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي فَاقْدُرْهُ لِي، وَيَسِّرْهُ لِي، ثُمَّ بَارِكْ لِي فِيهِ، اللَّهُمَّ وَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنَّهُ شَرٌّ لِي فِي دِينِي وَمَعَاشِي وَعَاقِبَةِ أَمْرِي فَاصْرِفْهُ عَنْي و اصْرِفْنِي عَنْهُ، وَاقْدُرْ لِيَ الْخَيْرَ حَيْثُ كَانَ، ثُمَّ أَرْضِنِي

Allahumme innii estekhijruKe bi-'lmiKe, ue estekdiruKe biKudratiKe, ue es'eluKe min fadliKel-'adhiim, fe-inneKe tekdiru ue la ekdir, ue ta'lemu ue la ea'lem, ue Ente 'Al-lamul-gujuub. Allahumme in kunte ta'lemu enne hadhal-emra khajrun lii fii diinii ue me'aashii ue 'aakibeti emrii, fek'dur-hu lii ue jes-sirhu lii thumme baarik lii fiih. Allahumme ue in kunte ta'lemu ennhu sherr-rrun lii fii diinii ue me'aashii ue 'aakibeti emrii, fes'rif-hu annii ues'rifnii anhu, uek'dir lijel-khajra hajthu kane, thumme erdinii

 

“O Allah, me Dijen Tënde kërkoj prej Teje atë që është më e mira për mua dhe me Fuqinë Tënde të caktosh atë gjë që është më e mirë për mua. Dhe të kërkoj Ty të më furnizosh prej mirësisë Tënde të madhe, pasi me të vërtetë Ti ke mundësi për gjithçka, ndërsa unë nuk kam mundësi për asgjë; Ti je i Gjithëdijshëm ndërsa unë nuk di asgjë, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Allah, nëse Ti e di se kjo gjë (dhe përmend atë çështje që ka nevojë: p.sh. ky udhëtim, ky vend pune etj..) është e mirë për mua në Fenë time dhe në jetën time, atëherë ma cakto dhe ma lehtëso atë mua si dhe më jep begati në të. O Allah, nëse Ti e di se kjo gjë është e keqe për mua në Fenë time, në jetën time, atëherë më largo mua prej saj, dhe më cakto mua atë që është më e mira kudo që të jetë, dhe më pas më bëj që të jem i kënaqur me të.” [1]   

 

Fundnota:

[1] Transmeton Xhabir ibn AbdiLah – radijAllahu anhuma – i cili thotë: “I Dërguari i Allahut na e mësonte Istikharen në çështjet tona ashtu siç na e mësonte një Sure të Kur'anit, duke na thënë: “Nëse ndonjërin prej jush e brengos ndonjë çështje, le të fal dy rekate (vullnetare) – jo prej namazeve farze – dhe le të thotë: “Allahumme innii estekhijruKe bi-'lmiKe...” Më pas i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: “Gjatë lutjes, e përmend nevojën që ka.” [Transmeton el-Bukharij  (1166)]

 

Përktheu: Servet Mata