Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(Duaja 1)
أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ
Estagfirull-Llah (tre herë)
“Kërkoj faljen e Allahut.”
(Duaja 2)
اللَّهُمَّ أَنْتَ السَّلاَمُ وَمِنْكَ السَّلاَمُ تَبَارَكْتَ ذَا الْجَلاَلِ وَالإِكْرَامِ
Allahumme Entes-Selaamu ue minKes-selaam, tebaarekte dhel-Xhelaali uel-Ikraam
“O Allah, Ti je Es-selam (i Pastër nga çdo mangësi, i Përsosuri), prej Teje vjen shpëtimi, i Lartësuar dhe i Madhëruar je Ti që e meriton Madhërimin dhe Lavdërimin.” [1]
(Duaja 3)
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَدُّ
La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue `alaa kul-li shej'in Kadiir. Allahumme laa maani`a limaa e`atajte ue laa m`utije limaa men`ate ue la jenfa`u dhel-xheddi minKel-xhedd
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të Drejtë përveç Allahut, të Vetëm e të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. O Allah, askush nuk ka mundësi ta ndalojë atë që Ti ia jep dikujt, dhe askush nuk ka mundësi t’ia japë atë që Ti ia ke ndaluar dikujt. Dhe askujt nuk i bën dobi pasuria që ka, pasi prej Teje është gjithçka.” [2]
(Duaja 4)
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ لاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِاللَّهِ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَلاَ نَعْبُدُ إِلاَّ إِيَّاهُ لَهُ النِّعْمَةُ وَلَهُ الْفَضْلُ وَلَهُ الثَّنَاءُ الْحَسَنُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ وَلَوْ كَرِهَ الْكَافِرُونَ
La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue `alaa kul-li shej'in Kadiir. La haule ue la ku-uete il-la bil-Lah. La ilahe il-lAllahu ue la n`abudu il-la ijjaH, leHun-n`imetu ue leHul-fadlu ue leHuth-thenaaul-hasen. La ilahe il-lAllahu mukhlisiine leHud-diine ue leu kerihel-kaafiruun
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të Drejtë përveç Allahut, të Vetëm e të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë. Nuk ka lëvizje për njeriun nga një gjendje në një gjendje tjetër, dhe as forcë për të, vetëm se me Lejen e Allahut. Nuk ka të adhuruar tjetër me të Drejtë përveç Allahut, dhe ne nuk adhurojmë asgjë tjetër përveç Tij. Atij i përket çdo begati dhe mirësi, dhe Atij i takojnë lavdet më të mira. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Atë e adhurojmë me sinqeritet dhe Teuhid, edhe nëse këtë gjë e urrejnë kafirat.” [3]
(Duaja 5)
سُبْحَانَ اللَّهِ
SubhanAllah (33 herë)
“I Pastër nga të metat është Allahu.”
الْحَمْدُ لِلَّهِ
Elhamdu lil-Lah (33 herë)
“Lavdia dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut.”
اَللَّهُ أَكْبَرُ
Allahu Ekber (33 herë)
“Allahu është më i Madhi.”
لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَحْدَهُ لاَ شَرِيكَ لَهُ لَهُ الْمُلْكُ وَلَهُ الْحَمْدُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ
La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue 'alaa kul-li shej'in Kadiir (1 herë)
“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, të Vetëm dhe të Pashok. Atij i takon Sundimi dhe Lavdia dhe Ai është i Plotfuqishëm për çdo gjë.” [4]
(Duaja 6)
سُبْحَانَ اللَّهِ
SubhanAllah (33 herë)
“I Pastër nga të metat është Allahu.”
الْحَمْدُ لِلَّهِ
Elhamdu lil-Lah (33 herë)
“Lavdia dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut.”
اَللَّهُ أَكْبَرُ
Allahu Ekber (33 herë)
“Allahu është më i Madhi.” [5]
(Duaja 7)
سُبْحَانَ اللَّهِ
SubhanAllah (10 herë)
“I Pastër nga të metat është Allahu.”
الْحَمْدُ لِلَّهِ
Elhamdu lil-Lah (10 herë)
“Lavdia dhe falenderimet i takojnë vetëm Allahut.”
اَللَّهُ أَكْبَرُ
Allahu Ekber (10 herë)
“Allahu është më i Madhi.” [6]
(Duaja 8)
Lexon nga një herë Suret Ikhlas, Felek dhe Nas:
بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ
قُلْ هُوَ اللَّـهُ أَحَدٌ ﴿١﴾ اللَّـهُ الصَّمَدُ ﴿٢﴾ لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ ﴿٣﴾ وَلَمْ يَكُن لَّهُ كُفُوًا أَحَدٌ ﴿٤﴾
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
“Thuaj (o Muhamed)! Ai është Allahu, Ai është Një dhe i Vetëm (Nuk ka të barabartë me Të, as ndihmues, as të ngjashëm me Të)! Allahu është Es-Samed (Atij i drejtohen krijesat për nevojat e tyre, Ai është i Vetëmjaftueshëm (Mbikëqyrës), i Gjallë i Përhershëm)! Ai as nuk ka lindur kënd, dhe as nuk është i lindur. Dhe askush nuk është i barabartë dhe i krahasueshëm me Të.”
بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ ﴿١﴾ مِن شَرِّ مَا خَلَقَ ﴿٢﴾ وَمِن شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ ﴿٣﴾ وَمِن شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ ﴿٤﴾ وَمِن شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ ﴿٥﴾
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të agimit! Nga e keqja e të gjitha krijesave (Xhehenemit, Iblisit dhe pasuesve të tij)! Dhe nga e keqja e errësirës së natës, kur ajo bie! Dhe nga e keqja e magjistarëve, që lidhin dhe fryjnë nyja! Dhe nga e keqja e smirëkeqit kur ka zili!”
بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ
قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ النَّاسِ ﴿١﴾ مَلِكِ النَّاسِ ﴿٢﴾ إِلَـٰهِ النَّاسِ ﴿٣﴾ مِن شَرِّ الْوَسْوَاسِ الْخَنَّاسِ ﴿٤﴾ الَّذِي يُوَسْوِسُ فِي صُدُورِ النَّاسِ ﴿٥﴾ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ ﴿٦﴾
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
“Thuaj! Kërkoj mbrojtjen e Zotit të njerëzve! Sunduesit të njerëzve! Të Adhuruarit të njerëzve! Prej të keqes së atij (shejtanit) që pëshpërit (të keqen në zemrat e njerëzve), i cili fshihet (kur dikush e përmend Allahun). I cili hedh vesvese në zemrat e njerëzve! (Qoftë ai që vepron këtë) prej Xhinëve apo prej njerëzve!” [7]
(Duaja 9)
Lexon një herë Ajetin Kursij:
اللَّـهُ لَا إِلَـٰهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لَا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلَا نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِندَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلَا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلَا يَئُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ ﴿٢٥٥﴾
“Allahu është Ai i Cili nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Tij. Ai është i Gjalli i Përhershëm, i Vetëmjaftueshmi. Ai është i Patëmeta (nuk e zë kotja, pavëmendja, neglizhenca) dhe as nuk e zë gjumi (nuk i takon Atij ta zërë gjumi). E Tij është gjithçka çfarë ka në qiell dhe në tokë (është nën zotërimin e Tij). Asnjë krijesë nuk mund të ndërmjetësojë tek Ai, përveç se me Lejen dhe Dëshirën e Tij. Dija e Tij përfshin gjithçka (të kaluarën, të tashmen, të ardhmen, atë që ekziston dhe atë që nuk ekziston, dhe po të ekzistonte Ai e di se si do ishte). Dhe askush nuk mund të dijë diçka prej dijes së Tij, përveç asaj që Ai dëshiron që t'ua mësojë (për Veten e Tij, Emrat dhe Cilësitë e Tij, si dhe për krijesat e Tij). Gjerësia e Kursijjit të Tij (vendi ku Allahu vendos Dy Këmbët e Tij) përfshin qiejt dhe tokën. Dhe Atë nuk e rëndon aspak ruajtja e qiejve dhe tokës dhe çfarë ka në to (përkundrazi është shumë e lehtë për Të). Dhe Ai është më i Larti, Madhështori.” [el-Bekareh, 255] [8]
(Duaja 10)
اللَّهُمَّ أَعِنِّي عَلَى ذِكْرِكَ وَشُكْرِكَ وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ
Allahumme e`innii `alaa dhikriKe ue shukriKe ue husni `ibadetiKe
“O Allah, më ndihmo në përmendjen Tënde, falenderimin ndaj Teje dhe adhurimin Tënd në formën më të mirë.” [9]
Fundnotat:
[1] Transmeton Theuban – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – pasi mbaronte Namazin (pas Selamit) thoshte tre herë “Estagfirull-Llah”, më pas thoshte: “Allahumme Entes-Selaamu ue minKes-selaam, tebaarekte dhel-Xhelaali uel-Ikraam”. El-Uelijd tha: I thash Euzait: Si bëhet Istigfar? Më tha: Duke thënë: Estagfirull-Llah, estagfirull-Llah..” [Transmeton Muslim, 591]
[2] Transmeton Uerr-rrad, shërbyesi i el-Mugirah ibn Shu'beh, i cili thotë: “Mugirah i shkruajti Muauijeh ibn Ebi Sufjanit – radijAllahu anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – thoshte pas mbarimit të çdo namazi Farz: “La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue `alaa kul-li shej'in Kadiir. Allahumme laa maani`a limaa e`atajte ue laa m`utije limaa men`ate ue la jenfa`u dhel-xheddi minKel-xhedd” [Transmeton el-Bukharij (844), Muslim (593)]
Domethënë: nuk i bën dobi pasuria atij që e posedon atë, pasi ajo që ai posedon është prej Teje. Në të vërtetë që atij i bënë dobi bindja dhe Imani ndaj Teje.
[3] Transmeton Abdullah ibnuz-Zubejr – radijAllahu anhu – se ai thoshte pas çdo namazi: “La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue `alaa kul-li shej'in Kadiir. La haule ue la ku-uete il-la bil-Lah. La ilahe il-lAllahu ue la n`abudu il-la ijjaH, leHun-n`imetu ue leHul-fadlu ue leHuth-thenaaul-hasen. La ilahe il-lAllahu mukhlisiine leHud-diine ue leu kerihel-kaafiruun”
Dhe tha: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i thoshte këto fjalë, duke e ngritur zërin e tij, pas çdo namazi.” [Transmeton Muslim (594)]
[4] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kush thotë pas çdo namazi 33 herë SubhanAllah, 33 herë Elhamdulil-Lah dhe 33 herë Allahu Ekber, të gjitha këto janë gjithsej 99, dhe më pas e plotëson 100 duke thënë La ilahe il-lAllahu uah'deHu la sheriike leH, leHul-Mulku ue leHul-Hamdu ue Hue `alaa kul-li shej'in Kadiir; do t'i falen gjynahet edhe nëse janë sa shkuma e detit.” [Transmeton Muslim, 597]
[5] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “Të varfrit erdhën te Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – dhe i thanë: Të pasurit na e kaluan (me vepra të mira), duke arritur kështu grada të larta dhe Xhenetin e përhershëm. Ata falen ashtu siç falemi, agjërojnë siç edhe ne agjërojmë, dhe kanë përfitim prej pasurisë së tyre duke i përdorur për të shkuar në Haxh dhe Umre, si dhe për të bërë xhihad dhe për të dhënë sadaka. I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – i tha: “A t’ju tregoj për një vepër që nëse e veproni atë do t’i arrini ata që ju kanë kaluar me vepra të mira, dhe nuk do të mund t’ju arrijë juve asnjë prej atyre që do vijnë pas jush, dhe do të jeni më të mirët në mesin e tyre, përveç atyre që do të veprojnë njëjtë me ju?! (Ajo është) të thoni pas çdo namazi 33 herë SubhanAllah, 33 herë Elhamdulil-Lah, dhe 33 herë Allahu Ekber.” [Transmeton el-Bukharij (843), Muslim (595)]
[6] Transmeton Abdullah ibn Umer – radijAllahu anhuma – se Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Janë dy vepra të veçanta që nëse robi Musliman iu përmbahet përgjatë ditës dhe natës – të cilat janë të lehta – do ta fusin atë në Xhennet. Të pakët janë ata që i përmbahen atyre. Nëse njeriu, pas çdo namazi, thotë dhjetë herë SubhanAllah, dhjetë herë ElhamduliLah dhe dhjetë herë Allahu Ekber, pra gjithsej janë tridhjetë. Të cilat bëhen njëqind e pesëdhjetë (150) herë gjatë ditës dhe natës (pas pesë namazeve), ndërkohë që tek Allahu janë njëmijë e pesëqind sevape (1500). Gjithashtu të thotë (para se të flejë) tridhjetë e tre herë SubhanAllah, tridhjetë e tre herë ElhamduliLah dhe tridhjetë e katër herë Allahu Ekber, pra ato janë gjithsej njëqind (100). Ndërkohë që tek Allahu janë njëmijë sevape.” Thotë ibn Umer: Dhe e pashë të Dërguarin e Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – duke i numëruar ato me dorën e tij. Ndërkohë që dikush e pyeti: Si është e mundur që ato të jenë të lehta dhe ata që punojnë me to të jenë të pakët?! I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: “Ndonjërit prej jush i vjen shejtani kur bëhet gati për të fjetur dhe e vendos në gjumë para se ti thotë ato, dhe i vjen pasi mbaron Namazin duke e përkujtuar për ndonjë punë para se ti thotë ato.” [Transmeton Ebu Daud (5065), et-Tirmidhij (3410)]
[7] Transmeton `Ukbeh ibn `Aamir – radijAllahu anhu –, i cili thotë: “I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – më ka urdhëruar që pas çdo namazi të them tre Suret mbrojtëse ("Kul Hue Allahu Ehad", "Kul e`uudhu biRabbil-felek", "Kul e`uudhu biRabbin-naas").” [Transmeton Ebu Daud (1523), en-Nesaij (1336)]
[8] Transmeton Ebu Umameh – radijAllahu anhu –, i cili thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem -: “Kush e lexon Ajetin Kursij pas çdo namazi Farz; nuk e ndalon atë prej hyrjes në Xhennet, vetëm se vdekja.” [Transmeton en-Nesaij në “Amelul-jeumi uel-lejleh (100)”]
Dmth: Mes tij dhe hyrjes në Xhenet është vdekja.
[9] Transmeton Muadh ibn Xhebel – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – e kapi për dore dhe i tha: “Pasha Allahun me të vërtetë që unë të dua ty, pasha Allahun me të vërtetë që unë të dua ty.” Më pas tha: “O Muadh, të porosis që pas çdo namazi të mos ta lësh pa thënë: Allahumme e`innii `alaa dhikriKe ue shukriKe ue husni `ibadetiKe” [Transmeton Ebu Daud (1522), en-Nesaij (1303)]
Përktheu: Servet Mata