Autor: Shejkh Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabudh-dhikri ued-du'aai
(Duaja 1)
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْمَأْثَمِ وَالْمَغْرَمِ
Allahumme inii e`uudhu biKe min `adhaabil-kabr, ue e`uudhu biKe min fitnetil-mesiihid-dexh-xhal, ue e`uudhu biKe min fitnetil-mahja uel memat. Allahumme innii e`uudhu biKe minel-ma'themi uel-magram
“O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej dënimit në varr, prej sprovës së Dexhallit, prej sprovave të jetës si dhe sprovave gjatë vdekjes. O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde nga mëkatet dhe borxhet.” [1]
(Duaja 2)
اللَّهُمَّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي ظُلْمًا كَثِيرًا وَلاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلاَّ أَنْتَ، فَاغْفِرْ لِي مَغْفِرَةً مِنْ عِنْدِكَ، وَارْحَمْنِي إِنَّكَ أَنْتَ الْغَفُورُ الرَّحِيمُ
Allahumme innii dhalemtu nefsi dhulmen kethijra, ue la jegfirudh-dhunuube il-la Ent, feg-firlii magfiraten min `indiK, uerr-hamnii, inneKe Entel-Gafuururr-Rrahiim
“O Allah, me të vërtetë që unë i kam bërë vetes sime padrejtësi të shumta (duke rënë në mëkate)! Ndërsa mëkatet nuk i fal askush përveç Teje, andaj më fal mua me një falje të madhe nga ana Jote dhe më mëshiro. Me të vërtetë, që Ti je Falës i madh, Mëshirues.” [2]
(Duaja 3)
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ وَمِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ
Allahumme inii e`uudhu biKe min `adhabi Xhehennem, ue min `adhabil-kabr, ue min fitnetil-mahja uel-memat, ue min sherr-rri fitnetil-mesiihid-dexh-xhal
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit të Xhehennemit, prej dënimit në varr, prej sprovave të jetës dhe sprovave gjatë vdekjes, dhe prej së keqes së sprovave të Dexhallit.” [3]
(Duaja 4)
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ وَمَا أَسْرَفْتُ وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي أَنْتَ الْمُقَدِّمُ وَأَنْتَ الْمُؤَخِّرُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ
Allahumme-gfir lii maa kad-demtu ue maa akh-khart, ue maa es'rertu ue maa e`alentu, ue maa es'raft, ue maa Ente e`alemu bihi min-nii. Entel-Mukaddimu ue Entel-Muakh-khir, la ilahe il-la Ente
“O Allah, m’i fal mua gjunahet e mëparshme dhe ato që mund të bëj në të ardhmen; gjunahet që kam bërë në vetmi dhe ato që kam bërë haptazi, si dhe çdo gjë që e kam tepruar të cilën Ti i di më mirë se unë. Ti je Ai që i vendos gjërat në vendin e duhur me drejtësi; ia ngre pozitën atij që Ti dëshiron dhe ia ul pozitën atij që Ti dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.” [4]
(Duaja 5)
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ النَّارِ
Allahumme inii es'eluKel-Xhennete ue e`uudhu biKe minen-nar
“O Allah, kërkoj prej Teje të më fusësh në Xhennet dhe kërkoj mbrojtjen Tënde prej Zjarrit.” [5]
(Duaja 6)
اللَّهُمَّ بِعِلْمِكَ الْغَيْبَ وَقُدْرَتِكَ عَلَى الْخَلْقِ أَحْيِنِي مَا عَلِمْتَ الْحَيَاةَ خَيْرًا لِي وَتَوَفَّنِي إِذَا عَلِمْتَ الْوَفَاةَ خَيْرًا لِي اللَّهُمَّ وَأَسْأَلُكَ خَشْيَتَكَ فِي الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ وَأَسْأَلُكَ كَلِمَةَ الْحَقِّ فِي الرِّضَا وَالْغَضَبِ وَأَسْأَلُكَ الْقَصْدَ فِي الْفَقْرِ وَالْغِنَى وَأَسْأَلُكَ نَعِيمًا لاَ يَنْفَدُ وَأَسْأَلُكَ قُرَّةَ عَيْنٍ لاَ تَنْقَطِعُ وَأَسْأَلُكَ الرِّضَاءَ بَعْدَ الْقَضَاءِ وَأَسْأَلُكَ بَرْدَ الْعَيْشِ بَعْدَ الْمَوْتِ وَأَسْأَلُكَ لَذَّةَ النَّظَرِ إِلَى وَجْهِكَ وَالشَّوْقَ إِلَى لِقَائِكَ فِي غَيْرِ ضَرَّاءَ مُضِرَّةٍ وَلاَ فِتْنَةٍ مُضِلَّةٍ اللَّهُمَّ زَيِّنَّا بِزِينَةِ الإِيمَانِ وَاجْعَلْنَا هُدَاةً مُهْتَدِينَ
Allahumme bi-`ilmiKel-gajb, ue kudratiKe `alal-khalk, ahjinii ma `alimtel-hajaate khajran lii, ue teuef-fenii idhaa `alimtel-uefaate khajran lii, Allahumme ue es'eluKe khashjeteKe fil-gajbi uesh-shehadeh, ue es'eluKe kelimetel-hakki firr-rridaa uel-gadab, ue es'eluKel-kasde fil-fekri uel-ginaa, ue es'eluKe ne`iimen la jenfed, ue es'eluKe kurr-rrate `ajnin la tenkati`u, ue es'eluKerr-rridaa b`adel-kadaai, ue es'eluKe berdel-`ajshi b`adel-meut, ue es'eluKe ledh-dheten-nadhari ilaa uexh'hiK, uesh-sheuka ilaa likaiK, fii gajri darr-rraae mudirr-rrah, ue laa fitnetin mudil-leh, Allahumme zej-jin-na bizijnetil-ijmaan, uexh-`alnaa hudaaten muhtediin
“O Allah, të kërkoj Ty me Dijen Tënde për të fshehtën dhe me Fuqinë Tënde mbi krijesat, që të ma zgjatësh jetën përderisa Ti e di se ajo është më e mirë për mua, dhe të më japësh vdekjen përderisa Ti e di se ajo është më e mirë për mua. O Allah, më furnizo me frikë dhe madhërim ndaj Teje kur jam vetëm dhe kur jam në mesin e njerëzve. Kërkoj prej Teje që të më bësh prej atyre që e thonë të vërtetën kur janë të gëzuar dhe kur janë të hidhëruar. Kërkoj prej Teje që të jem mesatar kur kam pasuri duke mos qenë shpërdorues, dhe të jem mesatar kur jam i varfër duke mos qenë dorështrënguar. Të kërkoj mirësinë që nuk mbaron (në Ahiret) dhe të kërkoj kënaqësinë që nuk përfundon (Xhennetin). Të kërkoj që të jem i kënaqur me Kaderin (Caktimin) Tënd, pasi që të më vijë ai. Të kërkoj që të më japësh jetë të mirë pas vdekjes. Të kërkoj kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde, përmallimin për takimin me Ty, duke më dhënë jetë pa fatkeqësi që të më dëmtojnë, dhe pa sprova që të më çojnë në humbje. O Allah, na zbukuro neve me bukurinë e Imanit dhe na bëj udhëzues në fe për të tjerët dhe të udhëzuar për vetet tona.” [6]
Fundnotat:
[1] Transmeton Aisheh – radijAllahu ‘anha – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – thoshte në namaz (pas tesheh-hudit): “O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej dënimit në varr, prej sprovës së Dexhallit, prej sprovave të jetës si dhe sprovave gjatë vdekjes. O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde nga mëkatet dhe borxhet.” Ndërkohë njëri prej të pranishmëve i tha: Përse kërkon mbrojtje kaq shumë prej borxheve?! Ndërsa Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – tha: “Dikush që e bën zakon të kërkojë borxhe, kur vjen koha që ta kthejë atë fillon e gënjen, si dhe premton dhe nuk e mban premtimin” [Transmeton Bukhari (832), Muslim (589)]
[2] Transmeton Ebu Bekr es-Siddik – radijAllahu ‘anhu – se i ka thënë Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Më mëso një lutje që ta them atë në namaz! Ndërsa Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha: Thuaj: “O Allah, me të vërtetë që unë i kam bërë vetes sime padrejtësi të shumta (duke rënë në mëkate)! Ndërsa mëkatet nuk i fal askush përveç Teje, andaj më fal mua me një falje të madhe nga ana Jote dhe më mëshiro. Me të vërtetë, që Ti je Falës i madh, Mëshirues.”” [Transmeton Bukhari (834), Muslim (2705)]
[3] Transmeton Ebu Hurejrah – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush të jetë në tesheh-hud, le t'i kërkojë mbrojtje Allahut prej katër gjërave (duke thënë): “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej dënimit të Xhehennemit, prej dënimit në varr, prej sprovave të jetës dhe sprovave gjatë vdekjes, dhe prej së keqes së sprovave të Dexhallit.”” [Transmeton Bukhari (1377), Muslim (588)]
[4] Transmeton Alij ibn Ebi Talib – radijAllahu ‘anhu – në një hadith të gjatë, ku ndër të tjera thotë se lutja e fundit që thoshte i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – mes ettehijjat-it dhe selamit ishte: “O Allah, m’i fal mua gjunahet e mëparshme dhe ato që mund të bëj në të ardhmen; gjunahet që kam bërë në vetmi dhe ato që kam bërë haptazi, si dhe çdo gjë që e kam tepruar të cilën Ti i di më mirë se unë. Ti je Ai që i vendos gjërat në vendin e duhur me drejtësi; ia ngre pozitën atij që Ti dëshiron dhe ia ul pozitën atij që Ti dëshiron. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.” [Transmeton Muslim, 771]
[5] Transmeton Ebu Salih nga njëri prej shokëve të Pejgamberit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, i cili thotë: “Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha një burri: “Çfarë lutje thua në namaz?” Ai tha: Pasi tesheh-hudit them: “Allahumme inii es'eluKel-Xhennete ue e`uudhu biKe minen-nar”. Por nuk mund lutem më mirë sesa lutesh ti dhe Muadhi! Ndërsa Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – i tha: “Rreth lutjes tënde vërtitemi edhe ne (rreth kërkimit të Xhennetit).”” [Transmeton Ebu Daud (792), Ibn Maxheh (910)]
[6] Transmeton 'Ataa ibn es-Saaib nga babai i tij – radijAllahu ‘anhu –, i cili thotë: “Na priu në namaz Ammar ibën Jasir dhe shpejtoi në të. Për shkak të kësaj disa njerëz i thanë: E fale shpejt namazin! Ndërsa ai iu tha: “Jam lutur në të me disa lutje që i kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem.” Kur u ngrit të ikte, e ndoqi atë njëri prej të pranishmëve – ai ishte Ebu Gajra, siç e ka quajtur veten e tij – dhe e pyeti për lutjen (që bëri në namaz), më pas erdhi dhe i njoftoi të pranishmit se ajo ishte: “O Allah, të kërkoj Ty me Dijen Tënde për të fshehtën dhe me Fuqinë Tënde mbi krijesat, që të ma zgjatësh jetën përderisa Ti e di se ajo është më e mirë për mua, dhe të më japësh vdekjen përderisa Ti e di se ajo është më e mirë për mua. O Allah, më furnizo me frikë dhe madhërim ndaj Teje kur jam vetëm dhe kur jam në mesin e njerëzve. Kërkoj prej Teje që të më bësh prej atyre që e thonë të vërtetën kur janë të gëzuar dhe kur janë të hidhëruar. Kërkoj prej Teje që të jem mesatar kur kam pasuri duke mos qenë shpërdorues, dhe të jem mesatar kur jam i varfër duke mos qenë dorështrënguar. Të kërkoj mirësinë që nuk mbaron (në Ahiret) dhe të kërkoj kënaqësinë që nuk përfundon (Xhennetin). Të kërkoj që të jem i kënaqur me Kaderin (Caktimin) Tënd, pasi që të më vijë ai. Të kërkoj që të më japësh jetë të mirë pas vdekjes. Të kërkoj kënaqësinë e shikimit të Fytyrës Tënde, përmallimin për takimin me Ty, duke më dhënë jetë pa fatkeqësi që të më dëmtojnë, dhe pa sprova që të më çojnë në humbje. O Allah, na zbukuro neve me bukurinë e Imanit dhe na bëj udhëzues në fe për të tjerët dhe të udhëzuar për vetet tona.”” [Transmeton en-Nesaij, 1305]
Përktheu: Servet Mata