Autor: Abdur-Rrazzak ibën Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Kitabu dhikri ue du'aa, fq. 128
(Duaja 1)
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ وَارْحَمْهُ، وَعَافِهِ وَاعْفُ عَنْهُ، وَأَكْرِمْ نُزُلَهُ، وَوَسِّعْ مُدْخَلَهُ، وَاغْسِلْهُ بِالْمَاءِ وَالثَّلْجِ وَالْبَرَدِ، وَنَقِّهِ مِنَ الْخَطَايَا كَمَا نَقَّيْتَ الثَّوْبَ الْأَبْيَضَ مِنَ الدَّنَسِ، وَأَبْدِلْهُ دَارًا خَيْرًا مِنْ دَارِهِ، وَأَهْلًا خَيْرًا مِنْ أَهْلِهِ، وَزَوْجًا خَيْرًا مِنْ زَوْجِهِ، وَأَدْخِلْهُ الْجَنَّةَ، وَأَعِذْهُ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، أَوْ مِنْ عَذَابِ النَّارِ
Allahumme-gfir lehu uerr'hamhu, ue 'aafihi ua'fu 'anhu, ue ekrim nuzulehu, ue ues-si' mudkhalehu, ue-gsilhu bil-maai ueth-thelxhi uel-bered, ue nek-kihi minel-khataaja kema nekkajte eth-thubel-ebjada mined-denes, ue ebdilhu daaran khajran min daarihi, ue ehlen khajran min ehlili, ue zeuxhen khajran min zeuxhihi, ue edkhilhul-Xhennete, ue e'idh-hu min 'adhabil-kabri ue min 'adhabin-naar
"O Allah, fale atë (të vdekur) dhe mëshiroje. Shpëtoje dhe pastroje prej gjunaheve, nderoje me vendin që i ke përgatitur, zgjeroja varrin e tij, pastroje atë prej gjunaheve me ujë, borë dhe breshër! Largoja mëkatet ashtu siç largohet papastëria prej rrobës së bardhë! Zëvendësoja vendbanimin e tij me një vendbanim më të mirë, të afërmit e tij me të afërm më të mirë, bashkëshorten e tij me një më të mirë dhe fute atë në Xhennet. Ruaje prej dënimit të varrit dhe dënimit të Zjarrit!" [1]
(Duaja 2)
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِحَيِّنَا وَمَيِّتِنَا، وَصَغِيرِنَا وَكَبِيرِنَا، وَذَكَرِنَا وَأُنْثَانَا، وَشَاهِدِنَا وَغَائِبِنَا، اللَّهُمَّ مَنْ أَحْيَيْتَهُ مِنَّا فَأَحْيِهِ عَلَى الْإِسْلَامِ، وَمَنْ تَوَفَّيْتَهُ مِنَّا فَتَوَفَّهُ عَلَى الْإِيْمَانٍ، اللَّهُمَّ لَا تَحْرِمْنَا أَجْرَهُ، وَلَا تُضِلَّنَا بَعْدَهُ
Allahumme-gfir lihaj-jina ue mej-jitina, ue sagiirina ue kebiirina, ue dhekerina ue unthaana, ue shaahidina ue gaaibina, Allahumme men ahjejtehu minna fe-ahjihi 'alel-islam, ue men teuef-fejtehu minna fe-teueffehu 'alel-Iman, Allahumme la tehrimna exhrahu, ue la tudil-lena ba'deh
"O Allah, fali të gjallët tanë dhe të vdekurit tanë, të vegjlit tanë dhe të rriturit tanë, meshkujt dhe femrat, ata që janë prezent dhe ata që nuk janë prezent! O Allah, atij që i jep jetë prej nesh, bëje të jetojë me Islam. Atij që ia sjell vdekjen prej nesh, bëje të vdes me Iman! O Allah, mos na privo nga shpërblimi i tij, dhe mos na devijo neve pas tij!"[2]
________________________________
[1] Transmeton 'Auf Ibn Malik - radijAllahu anhu - i cili thotë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - fali namazin e një xhenazeje, dhe unë e mësova duanë e tij, e ajo ishte: "Allahumme-gfir lehu uerr'hamhu..." Tha 'Aufi: “Desha që të isha unë ai i vdekuri!" [Transmeton Muslim, 963]
[2] Transmeton Ebu Hurejrah - radijAllahu anhu -, i cili thotë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - fali namazin e një xhenazeje dhe tha: "Allahumme-gfir lihaj-jina...!" Transmeton Ebu Daudi (3203) dhe Ibën Maxheh (1498).
Përktheu: Servet Mata