Bismilah...

Autor: Abdur-Razzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu Dhikri ued-Du’a, fq. 109

 

(Duaja 1)

لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ الْعَظِيمُ الْحَلِيمُ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ، لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ رَبُّ السَّمَوَاتِ، وَرَبُّ الأَرْضِ، وَرَبُّ الْعَرْشِ الْكَرِيمِ

La ilahe il-lAllahu el-‘Adhimul-Halim, la ilahe il-lAllahu Rabbul-‘Arshil-‘Adhim, la ilahe il-lAllahu Rabbus-semauati ue Rabbul-erd ue Rabbul-‘Arshil-Kerim

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Lartmadhërishmit, Bujarit! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Zotit të Arshit të madh! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Zotit të qiejve dhe të tokës, Zotit të Arshit madhështor!” [1]

 

(Duaja 2)

حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ

Hasbunall-Llahu ue ni'mel-Uekiil

"Na mjafton neve Allahu, e sa Mbrojtës i Mirë që është Ai.” [2]

 

(Duaja 3)

اللَّهُ اللَّه رَبِّي لاَ أُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا

Allahu Allahu Rabbii, la ushriku biHi shej'en

“Allahu, Allahu është Zoti im! Unë nuk i shoqëroj Atij asgjë në adhurim!” [3]

 

(Duaja 4)

اللَّهُمَّ رَحْمَتَكَ أَرْجُو فَلاَ تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ وَأَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ

Allahumme RahmeteKe erxhuu, fela tekilnii ila nefsii tarfete ‘ajn, ue aslih lii she'nii kul-lehu, la ilahe il-la Ente

“O Allah! Unë shpresoj në Mëshirën Tënde, andaj mos më lër të mbështetem në veten time as sa një përpëlitje e syrit! Ma përmirëso tërë gjendjen time! Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje!” [4]

 

(Duaja 5)

لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنْتُ مِنَ الظَّالِمِينَ

La ilahe il-la Ente SubhaneKe innii kuntu minedh-dhaalimiin

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. I Pastër nga të metat je Ti. Me të vërtetë që unë kam qenë i padrejtë!” [5]

 

(Duaja 6)

اللَّهُمَّ إِنِّي عَبْدُكَ، ابْنُ عَبْدِكَ، ابْنُ أَمَتِكَ، نَاصِيَتِي بِيَدِكَ، مَاضٍ فِيَّ حُكْمُكَ، عَدْلٌ فِيَّ قَضَاؤُكَ، أَسْأَلُكَ بِكُلِّ اسْمٍ هُوَ لَكَ؛ سَمَّيْتَ بِهِ نَفْسَكَ، أَوْ عَلَّمْتَهُ أَحَدًا مِنْ خَلْقِكَ، أَوْ أَنْزَلْتَهُ فِي كِتَابِكَ، أَوِ اسْتَأْثَرْتَ بِهِ فِي عِلْمِ الْغَيْبِ عِنْدَكَ أَنْ تَجْعَلَ الْقُرْآنَ رَبِيعَ قَلْبِي، وَنُورَ صَدْرِي، وَجِلَاءَ حُزْنِي، وَذَهَابَ هَمِّي

Allahumme innii 'abduKe, ibnu 'abdiKe, ibnu emetiKe, naasijetii bijediKe, maadin fijje hukmuKe, 'adlun fijje kadaauKe, es'eluKe bi kul-li ismin hue leKe; sem-mejte bihi nefseKe, eu 'al-lemtehu ehaden min khalkiKe, eu enzeltehu fii kitaabiKe, eui-ste'therte bihi fii 'ilmil-gajbi 'indeKe, en texh'alel-Kur'ane rabii'a kalbii, ue nuura sadrii, ue xhilaae huznii, ue dhehaabe hemmii

"O Allah, unë jam robi yt, biri i robit dhe robëreshës Tënde. E gjithë çështja ime është në Dorën Tënde. Mua më është shkruar Caktimi Yt. Çdo gjë që më është caktuar prej Teje është e drejtë. Të kërkoj Ty, më çdo Emër Tëndin me të cilën Ti e ke quajtur Veten Tënde, apo ia ke mësuar atë ndonjërit prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur në Librin Tënd, apo e ke mbajtur të fshehtë në Dijen Tënde, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës time, dritë për kraharorit tim, largim të mërzitjes sime dhe largim të brengave të mia!" [6]

____________________

 

[1] Transmeton Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – kur ishte i pikëlluar thoshte: “La ilahe il-lAllahu el-‘Adhimul-Halim..." Transmeton el-Bukharij (6346), Muslim (2730)

[2] Transmeton Ibën Abbasi – radijAllahu ‘anhuma –, i cili thotë: Fjalën “Hasbunall-Llahu ue ni'mel-Uekiil,” e ka thënë këtë Ibrahimi - alejhis-selam - kur e hodhën në zjarr, dhe e ka thënë Muhammedi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – kur thanë, siç ka njoftuar i Lartësuari:

﴿الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَانًا وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّـهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ ﴾

 “Me të vërtetë që njerëzit (politeistët) janë mbledhur për t'ju luftuar, andaj frikësojuni atyre! Kjo gjë veçse ua shtoi atyre imanin, e thanë: ‘Na mjafton neve Allahu, sa Mbrojtës i Mirë që është Ai!’” [Al-Imran, 173]

[3] Transmeton Esma bintu ‘Umejs, e cila thotë: Më ka mësuar i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – disa fjalë që t’i them kur jam e pikëlluar, ato janë “Allahu Allahu Rabbii..." Transmeton Ebu Daud (1525), Ibn Maxheh (3882)

[4] Transmeton Ebu Bekrah – radijAllahu anhu- se Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: Lutja e atij që ka halle dhe brenga është kjo: “Allahumme RahmeteKe erxhuu..." Transmeton Ebu Daud, 5090

[5] Transmeton Sa'd Ibn Ebi Uekas – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: “Lutja e Junusit, kur u lut në barkun e balenës është: “La ilahe il-la Ente...” Pa dyshim që çdo Musliman që lutet me të për ndonjë gjë, do t'i përgjigjet Allahu lutjes së tij.” Transmeton et-Tirmidhij, 3505

[6] Transmeton Ibn Mes'ud – radijAllahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kushdo që ka ndonjë brengë apo mërzitje dhe thotë “Allahumme innii 'abduKe...,” do t'i largohet brenga dhe mërzitja e tij dhe ato do t'i kthehen në gëzim!" Të pranishmit i thanë: O i Dërguari i Allahut, a duhet që ne t'i mësojmë këto fjalë? Ai – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – tha: "Patjetër! Kushdo që e dëgjon këtë lutje, duhet ta mësojë atë!" Transmeton Ahmed, 3712

 

Përktheu: Servet Mata