Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 116 – 120
(Vlera e dhikrit që përmendet në Kuran për largimin e shejtanëve)
Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَقُل رَّبِّ أَعُوذُ بِكَ مِنْ هَمَزَاتِ الشَّيَاطِينِ ﴿٩٧﴾ وَأَعُوذُ بِكَ رَبِّ أَن يَحْضُرُونِ ﴾
"Dhe thuaj: O Zoti im unë kërkoj Mbrojtjen Tënde prej cytjeve të shejtanëve. Si dhe kërkoj Mbrojtjen Tënde, o Zoti im, prej pranisë së tyre." El-Mu’miniun, 97 – 98
﴿وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّـهِ ۖ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ﴾
"E nëse ke cytje apo vesvese prej shejtanit, kërkoji mbrojtje Allahut. Me të vërtetë që Ai është Dëgjuesi, i Gjithëdituri." Fusilet, 36
Duaja 1
Thirrja e ezanit [1]
Duaja 2
(Lutja kundër vesvese në namaz dhe leximit të Kuranit)
أَعُوذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطانِ الرَجِيم
"E'uudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim",
"Kërkoj Mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar!" [2]
Duaja 3
(Lutja kundër vesveseve dhe dyshimeve në fe)
أَعُوذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطانِ الرَجِيم
"E'uudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim",
"Kërkoj Mbrojtjen e Allahut prej shejtanit të mallkuar!" [3]
(Pasi që e thotë këtë lutje, pështyn lehtë tre herë në krahun e majtë)
Duaja 4
Përmendja e Allahut kur të bjerë muzgu, mbajtja e fëmijëve brenda në shtëpi, mbulimi i enëve duke përmendur Allahun, mbyllja e dyerve dukë përmendur Allahun. sepse në këtë kohë shpërndahen shejtanët. [4]
_________________________
[1] Transmeton Suhejli - radijAllahu anhu - i cili thotë: babi im më dërgoi te fisi Beni Haritheh, dhe me mua ishte një rob i yni apo një shok i yni. Ndërkohë që dikush nga mbrapa murit e thirri atë shokun me emrin e tij. Ai u ngjit sipër murit për të parë se kush thirri, por nuk pa gjë! Kur u kthyem, ia tregova këtë babait tim, e ai tha: Po ta dija se do të të ndodhte kjo gjë, nuk do të të dërgoja atje! Por, nëse ndonjëherë dëgjon ndonjë zë, thirre Ezanin, sepse e kam dëgjuar Ebu Hurejran - radijAllahu anhu - i cili na transmetonte se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Me të vërtetë që kur thirret Ezani, shejtani ia mbath dhe lëshon gazra.” Transmeton Muslim, 389
[2] Transmeton Uthman Ibn Ebil 'Aas eth-Thekafij - radijAllahu anhu - se shkoi te Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut, më ngacmoi shejtani në namazin tim dhe më bëri që ta ngatërroj leximin e Kur'anit!” I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - tha: “Ai është një shejtan që quhet Khinzeb, kështu që nëse e ndjen atë, kërkoji mbrojtje Allahut prej tij (duke thënë Eudhibi-lahi minesh-shejtanir-raxhiim) dhe pështyj lehtë tre herë nga ana e majtë!" Uthmani thotë: “Unë e bëra atë dhe Allahu e largoi atë prej meje!" Transmeton Muslim, 2203
Transmeton Ebu Derda - radijAllahu anhu -, i cili thotë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ishte duke u falur, ne e dëgjuam atë duke thënë: "E'uudhu bil-Lahi minke – kërkoj mbrojtjen e Allahut prej teje", dhe "El'anuke bi la'netil-Lah – Të mallkoj me mallkimin e Allahut" tre herë, dhe pastaj Pejgamberi e zgjati dorën e tij sikur po kapte diçka! Kur doli nga namazi ne i thamë: ‘O i Dërguari i Allahut, dëgjuam që the diçka në namaz të cilën nuk të kishim dëgjuar ta thuash asnjëherë më parë, dhe pamë që e zgjate dorën tënde!’ I Dërguari i Allahut sal-lAllahu -alejhi ue sel-lem- tha: "Armiku i Allahut, iblisi, erdhi me një kandil prej zjarri që të ma hidhte në fytyrën time, kështu që i thash: "E'uudhu bil-Lahi minke" tre herë, më pas i thash: "El'anuke bi la'netil-Lahit-taammeh", e thashë këtë tre herë, por ai përsëri nuk u largua! Kështu që doja ta kapja atë, dhe po të mos ishte lutja e vëllait tim, Sulejmanit, do ta kisha lidhur dhe me të do të loznin fëmijët e Medines!" Muslim, 542
[3] Transmeton Ebu Hurejrah - radijAllahu anhu - se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Shejtani i vjen ndonjërit prej jush dhe i thotë: Kush e ka krijuar këtë, kush e ka krijuar atë? Derisa t'i thotë: Kush e ka krijuar Zotin tënd? Kështu që, atij që i ndodh kjo gjë, le të thotë "E'uudhu bil-Lahi minesh-shejtanirr-rraxhiim", dhe le të largohet nga ato mendime!" Transmeton el-Bukharij (3276), Muslim (134)
[4] Transmeton Xhabir - radijAllahu anhu - se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Kur të bjerë muzgu, mbajini fëmijët pranë vetes, sepse në atë kohë shpërndahen shejtanët! Ndërsa pasi të kalojë një orë, lëshoni ata! Ndërsa mbyllini dyert duke përmendur Emrin e Allahut, fikni kandilat duke përmendur Emrin e Allahut, mbuloni enët duke përmendur Emrin e Allahut, mbuloni enët qoftë edhe duke u vendosur diçka sipër duke përmendur Emrin e Allahut!" Transmeton el-Bukharij (3280), Muslim (2012)
Përktheu: Servet Mata