Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 120 - 126
(Duaja 1)
Kur dikush dëshiron t'i bëjë rukje vetes së tij, i bashkon duart dhe i ngre ashtu sikurse i ngre kur bën lutje, pështyn lehtë në to, pastaj lexon tre herë Suren Ikhlas dhe fërkon sa të mundet trupin e tij me duar, duke filluar me kokën, fytyrën dhe trupin. Pastaj, të njëjtën gjë vepron me Suren Felek dhe Suren Nas. [1]
(Duaja 2)
E vendos dorën mbi vendin në të cilin ndjen dhimbje në trupin tënd dhe thua:
بِسْمِ الله
BismiLah (tre herë)
"Me Emrin e Allahut!"
Pastaj, thua shtatë herë:
أَعُوذُ بِعِزَّةِ اللهِ وَقُدْرَتِهِ مِنْ شَرِّ مَا أَجِدُ وَأُحَاذِرُ
E’uudhu bi-‘izzeti-Lahi ue kudretiHi min sherr-rri ma exhidu ue uhaadhiru.
"Kërkoj mbrojte me Fuqinë dhe Madhështinë e Allahut prej të keqes që ndjej dhe frikës që kam prej saj!" [2]
(Duaja 3)
بِاسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ، مِنْ كُلِّ شَيْءٍ يُؤْذِيكَ، مِنْ شَرِّ كُلِّ نَفْسٍ، أَوْ عَيْنِ حَاسِدٍ اللَّهُ يَشْفِيكَ، بِاسْمِ اللَّهِ أَرْقِيكَ
Bismil-Lahi erkiik, min kul-li shej-in ju'dhiik, min sherr-rri kul-li nefsin eu 'ajni haasidin Allahu jeshfiik, Bismil-Lahi erkiik
"Me Emrin e Allahut të bëj rrukje prej çdo gjëje që të dëmton, prej të keqes së çdo krijese dhe prej të keqes së ziliqarit që merr mësysh Allahu të shëroftë! Me Emrin e Allahut të bëj këtë rukje!" [3]
(Duaja 4)
لَا بَأْسَ، طَهُورٌ إِنْ شَاءَ اللَّهُ
La bas, tahuurun inshaAllah
"S'ka gjë, është pastrim (nga gjunahet) insha Allah!" [4]
(Duaja 5)
اللَّهُمَّ رَبَّ النَّاسِ، أَذْهِبِ الْبَاسَ، اشْفِهِ وَأَنْتَ الشَّافِي، لَا شِفَاءَ إِلَّا شِفَاؤُكَ، شِفَاءً لَا يُغَادِرُ سَقَمًا
Allahumme Rabben-nas, edh'hibil-bas, ish'fihi ue Entesh-Shafij, la shifae il-la shifauK, shifaen la jugaadiru sekamen
"O Allah, o Zoti i njerëzve! Largoja të keqe, shëroje atë sepse Ti je Shëruesi! Nuk ka shërim tjetër përveç shërimit Tënd, shërim që të pastron prej çdo sëmundjeje!" [5]
(Duaja 6)
أَسْأَلُ اللَّهَ الْعَظِيمَ رَبَّ الْعَرْشِ الْعَظِيمِ أَنْ يَشْفِيَكَ
Es'elull-Llahel-'Adhiim, Rabbel-'arshil-'adhiim, en jeshfiik (7 herë)
"I kërkoj Allahut të Madhëruar, Zotit të Arshit madhështor, që të të shërojë!" [6]
(Duaja 7)
بِاسْمِ اللَّهِ، تُرْبَةُ أَرْضِنَا، بِرِيقَةِ بَعْضِنَا، يُشْفَى سَقِيمُنَا بِإِذْنِ رَبِّنَا
Bismil-Lah, turbetu erdina, biriikati ba'dina, jushfa sekiimuna, bi-idhni Rabbina
"Me Emrin e Allahut! Ky është dheu i tokës tonë, me pështymën e dikujt prej nesh, me Lejen e Zotit tonë shërohet i sëmuri ynë!" [7]
(Duaja 8)
Leximi i Sures el-Fatihah [8]
_______________________
[1] Transmeton Aisheh - radijAllahu anha - se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur ishte sëmur i lexonte vetes së tij tre Suret e kërkimit të mbrojtjes duke pështyrë lehtë në duar dhe e fërkonte veten e tij me duar. Kur u përkeqësua sëmundja e tij, unë i lexoja ato tre Sure dhe ia fërkoja trupin me duart e tij duke shpresuar bereqetin e tyre. Transmeton Bukharij (5016), Muslim (2192)
[2] Transmeton Uthman ibn Ebil 'Aas - radijAllahu anhu - se iu ankua të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - për një dhimbje që e kishte kapluar që nga koha kur ishte bërë musliman. I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i tha: “Vendose dorën mbi vendin në të cilin ndjen dhimbje në trupin tënd, dhe thuaj: “BismiLah” (tre herë). Pastaj, thuaj shtatë herë: E’uudhu bi-‘izzeti-Lahi...” Transmeton Muslim, 2202
[3] Transmeton Ebu Seid el-Khudrij - radijAllahu anhu - se Xhibrili erdhi tek i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe i tha: "O Muhammed, a je sëmur?" Ai - sal-lallahu alejhi ue sel-lem - i tha: "Po!" Xhibrili tha: "Bismil-Lahi erkiik, min kul-li shej-in...” Transmeton Muslim, 2186
[4] Transmeton Abdullah ibn Abbas - radijAllahu anhuma - se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - shkoi te një beduin për ta vizituar atë. Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kur e vizitonte një të sëmurë, i thoshte: "La bas, tahuurun inshaAllah." Ibn Abbasi tha: I thashë Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-: Pastrim?! Kjo është zjarrmi që i është shfaqur një plaku të vjetër, të cilin e pret varri! Ndërsa Pejgamberi -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - tha: "Po ashtu është!" Transmeton el-Bukharij, 3616
[5] Transmeton Aisheh - radijAllahu anha - se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - i kërkonte mbrojtje Allahut për njërin nga anëtarët e familjes së tij duke e prekur atë me dorën e tij të majtë dhe thoshte: "Allahumme Rabben-nas, edh'hibil-bas..." Transmeton Bukharij (5743), Muslim (2191)
[6] Transmeton Abdullah ibn Abbas - radijAllahu anhuma - se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Kush e viziton një të sëmurë, që nuk i ka ardhur vdekja dhe thotë në prani të tij shtatë herë: 'Es'elull-Llahel-'Adhiim, Rabbel-'arshil-'adhiim, en jeshfiik'; do ta ruaj Allahu prej asaj sëmundje.” Transmeton Ebu Daud (3106), Tirmidhij (2083)
[7] Transmeton Aisheh - radijAllahu anha - se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - u thoshte të sëmurëve këtë lutje (pasi e lagte gishtin tregues me pështymën e tij, e prekte tokën me të, më pas e vendoste gishtin në vendin ku i sëmuri ndjente dhimbje): "Bismil-Lah, turbetu erdina..." Transmeton Bukharij (5745), Muslim (2194)
[8] Transmeton Ebu Seid el-Khudrij - radijAllahu anhu - se një grup prej shokëve të të Dërguarit të Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - u nisën në një udhëtim, dhe kur arritën te një lagje prej lagjeve të Arabëve, kërkuan prej tyre mikpritje, por ata refuzuan. Në këtë kohë, prijësi i vendit u pickua nga një gjallesë helmuese dhe njerëzit e tij u munduan ta ndihmojnë me çdo gjë, por nuk pati asnjë efekt. Me këtë rast, njëri nga ata tha: "Sikur të shkonit tek ata udhëtarët që ishin mbrëmë këtu, ndoshta ndonjëri prej tyre ka ndonjë gjë për kurim!" Kështu që erdhën te Sahabët dhe u thanë: "Kryetari i fisit tonë është pickuar nga një gjallesë helmuese, dhe ne bëmë çdo gjë që kishim mundësi, por ishte e kotë! A di ndonjëri prej jush diçka që mund ta shpëtojë atë?!" Njëri prej tyre tha: "Po! Pasha Allahun unë do t’i lexoj rukje atij. Por përderisa ju nuk na mikpritët, ashtu edhe unë nuk do i lexoj atij rukje derisa të na jepni një shpërblim!" Kështu, ata pranuan dhe ranë dakord që t'ju jepnin një tufë me dele. Kështu, ai shkoi tek ai dhe filloi duke i fryrë me pak pështymë dhe të lexojë Suren el-Fatihah. Për shkak të këtij leximi, ai u shërua dhe sikur u lirua nga prangat; ai u ngrit dhe filloi të ecte duke mos shfaqur asnjë shenjë sëmundjeje! Ata e paguan atë që u kishin premtuar atyre. Njëri prej sahabëve tha: "T’i ndajmë këto dele mes nesh!" Ndërsa ai që lexoi rukjen tha: "Nuk do t'i ndajmë derisa të shkojmë te i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dh t'ia tregojmë atë që ndodhi dhe të shohim se ç'do na thotë!" Kështu, pasi shkuan dhe ia treguan ngjarjen, ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - tha: "Nga e dije se ajo (surja el-Fatihah) është rukje?! Ju keni vepruar siç duhet. Ndajini delet mes jush dhe më lini edhe mua një pjesë!" Transmeton el-Bukharij (5749), Muslim (2210)
Përktheu: Servet Mata