Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 126-127
(Duaja 1)
I thuhet të shqiptojë fjalën "La ilahe il-lAllah" [1]
(Duaja 2)
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَأَلْحِقْنِي بِالرَّفِيقِ الأَعْلَى
Allahumme-gfirlii, uer-hamnii, ue elhiknii bir-rafiikil-ea'laa
"O Allah, më fal, më mëshiro dhe më bashko me shoqërinë më të lartë!" [2]
_________________________________
[1] Transmeton Ebu Se'id el-Khudrij, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: "Përkujtojani atyre që janë në prag të vdekjes fjalën "La ilahe il-lAllah!" Transmeton Muslim, 916.
Transmeton Mu'adh ibn Xhebel, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë: "Ai që fjala e fundit e tij është "La ilahe il-lAllah", do të hyjë në Xhennet." Transmeton Ebu Daud, 3116.
[2] Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, se e ka dëgjuar Pejgamberin -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - pak para se të vdes, ndërsa ishte i shtrirë tek ajo, dhe tha: "Allahumme-gfirlii, uer-hamnii, ue elhiknii bir-rafiikil-ea'laa." Transmeton el-Bukharij (4440), Muslim (2444)
Përktheu: Servet Mata