Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 131-135
(Lutje)
Allahumme eskina; Allahumme eskina; Allahumme eskina.
O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!
اللَّهُمَّ اسْقِنَا، اللَّهُمَّ اسْقِنَا، اللَّهُمَّ اسْقِنَا
(Lutje)
اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا وَلاَ عَلَيْنَا، اللَّهُمَّ عَلَى الآكَامِ وَالْجِبَالِ وَالآجَامِ وَالظِّرَابِ وَالأَوْدِيَةِ وَمَنَابِتِ الشَّجَرِ
Allahumme haualejna ue la aleja. Allahumme ‘alel-akaami uel-xhibali uel-aaxhami uedh-dhirabi uel-eudijeti ue menabiti shexheri.
“O Allah, dërgo shi përreth nesh dhe jo mbi ne! O Allah, lëshoje atë mbi kodra, male, djerrina, kodrina, lugina dhe në vendet ku rriten drunjtë.” [1]
(Lutje)
{ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ * الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ * مَلِكِ يَوْمِ الدِّينِ } لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ اللَّهُمَّ أَنْتَ اللَّهُ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ الْغَنِيُّ وَنَحْنُ الْفُقَرَاءُ أَنْزِلْ عَلَيْنَا الْغَيْثَ وَاجْعَلْ مَا أَنْزَلْتَ لَنَا قُوَّةً وَبَلاَغًا إِلَى حِينٍ
Elhamdulil-lahi rabbil-alemin er-rahmani-rrahim, maliki jeumid-din. La ilahe il-lAllahu jefali ma jurid; Allahumme ente Allahu la ilahe il-la ente el-ganijju ue nahnu el-fukara, enzil aleja el-gajthe uexh’al ma enzelte lena ku’ueten ue belagan ilaa hiin
“Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit, Sunduesit të Ditën së Gjykimit! Nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, Ai bën atë që do. O Allah, Ti je Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër që meriton adhurimin përveç Teje! Ti je që nuk ua ke nevojë të tjerëve, kurse ne jemi nevojtarët! Na zbrit shi dhe bëje atë që ke zbritur fuqi dhe plotësim për nevojat tona deri në një kohë të caktuar.” [2]
(Lutje)
اللَّهُمَّ اسْقِنَا غَيْثًا مُغِيثًا مَرِيئًا مَرِيعاً نَافِعًا غَيْرَ ضَارٍّ عَاجِلاً غَيْرَ آجِلٍ
Allahumme eskina gajthan mugithan, merian, meri’an, nafian, gajre daarrin ‘aaxhilen gajra aaxhil
“O Allah, na lësho shi që është dobiprurës, i bereqetshëm, pjellor, i dobishëm e jo i dëmshëm, sa më shpejt e jo më vonë.” [3]
______________________
[1] Transmetohet nga Enes ibën Malik, radijAllahu anhu, se në ditën e xhuma një njeri u fut nga dera e xhamisë që ishte përballë minderit, ndërsa në ato çaste i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, po ligjëronte në hutbe duke qëndruar në këmbë. Ky person iu drejtua të Dërguarit të Allahut duke qëndruar në këmbë dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kafshët kanë ngordhur dhe janë ndërprerë udhëtimet (për shkak të thatësirës). Andaj, lute Allahun që të na lëshojë shi!” I Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi! O Allah, na lësho shi!” Enesi tha: “Në atë çast, pasha Allahun, nuk shiheshin në qiell as re, as ndonjë shtëllungë reje, as edhe ndonjë gjë tjetër, dhe midis nesh dhe kodrës Silë nuk kishte ndërtesa e as shtëpi. Kur papritmas, u shfaq një re në formën e parzmores duke dalë nga mbrapa kodrës Silë. Kur arriti në mes qiellit, u përhap dhe pastaj filloi të lëshojë shi. Pasha Allahun, nuk pamë diell për gjashtë ditë me radhë (nga reshjet e vazhdueshme të shiut). Pastaj, të xhumanë e ardhshme erdhi një person tjetër duke hyrë nga po e njëjta derë dhe i Dërguari i Allahut po ligjëronte në hutbe duke qëndruar në këmbë. Ky person iu drejtua duke i thënë: “O i Dërguari i Allahut, po na shkatërrohen pasuritë dhe janë ndërprerë udhëtimet! Lute Allahun që ta ndalë shiun! I Dërguari i Allahut ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, dërgo shi përreth nesh dhe jo mbi ne! O Allah, lëshoje atë mbi kodra, male, djerrina, kodrina, lugina dhe në vendet ku rriten drunjtë.” Shiu u ndal menjëherë dhe ne dolëm jashtë duke pasur një ditë me diell.” Transmeton Bukhariu (1013), Muslimi (897).
[2] Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se ka thënë: “Njerëzit iu ankuan të Dërguarit të Allahut ﷺ për thatësirën dhe mungesën e reshjeve të shiut. Ai urdhëroi që ta merrnin minberin e tij dhe ta vendosnin atë në një vend të hapur (jashtë xhamisë së tij). Kështu ai, u premtoi njerëzve që të mblidheshin në atë vend në këtë ditë që t’u mbajë atyre një fjalim. Aisheja, radijAllahu anha, thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ doli për t’u folur atyre në kohën sapo kishte filluar të lindë dielli dhe u ul në minber. Filloi të thotë Allahu Ekber dhe të falënderojë Allahun, të Plotfuqishmin dhe të Madhëruarin, pastaj tha: “Ju u ankuat për thatësirën në vendbanimet tuaja dhe për vonimin e reshjeve të shiut në fillim të stinës. Allahu, i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar, ju ka urdhëruar që t’i luteni Atij dhe ju ka premtuar se do t’ju përgjigjet.” Pastaj tha: “Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit, Sunduesit të Ditës së Gjykimit! Nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut, Ai bën atë që do. O Allah, Ti je Allahu, nuk ka të adhuruar tjetër që meriton adhurimin përveç Teje! Ti je Ai që nuk ua ke nevojën të tjerëve, kurse ne jemi nevojtarët për ty! Na zbrit shi dhe bëje atë që ke zbritur fuqi dhe plotësim për nevojat tona deri në një kohë të caktuar.”
Pastaj i ngriti duart dhe vazhdoi t’i ngrejë duart derisa iu shfaq lëkura e bardhë nën sqetulla. Pastaj ua ktheu shpinën njerëzve dhe e ktheu mbrapsht rrobën që kishte hedhur supeve duke i mbajtur duart lart. Pastaj, u kthye nga njerëzit, zbriti nga minberi dhe ua fali dy rekate namaz. Pastaj, Allahu solli një re dhe kështu shkrepi vetëtima e gjëmoi bubullima. Pastaj, ra shi me lejen e Allahut. Ende pa ardhur në xhaminë e tij, rrëketë e shiut filluan të rrjedhin. Kur ai ﷺ pa se njerëzit nguteshin për të kërkuar strehim nga shiu, ai qeshi saqë iu dukën edhe dhëmballët dhe tha: “Dëshmoj se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë dhe se unë jam rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij.” Transmeton Ebu Daudi (1173).
[3] Transmetohet nga Xhabir Abdullah, radijAllahu anhu, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe ishte duke qarë (për shkak të thatësirës) dhe tha: “O Allah, na lësho shi që është dobiprurës, i bereqetshëm, pjellor, i dobishëm e jo i dëmshëm, sa më shpejt e jo më vonë.” Transmeton Ebu Daudi (1169).
Përktheu: Jeton Shasivari