Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 156-157

 

 

? Ai që teshtin duhet të thotë:

 

الْحَمْدُ لِلَّهِ

 

Elhamdulil-Lah

 

"Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut." [1]

 

? Kurse ai që e dëgjon duhet t’i thotë:

 

يَرْحَمُكَ اللَّهُ

 

Jerhamukall-Llah

 

"Allahu të mëshiroftë!"

 

? Ndërsa ai që teshtiu ia kthen duke i thënë:

 

يَهْدِيكُمُ اللَّهُ وَيُصْلِحُ بَالَكُمْ

 

Jehdiikumull-Llahu ue juslihu baalekum

 

"Allahu ju udhëzoftë dhe j’ua përmirësoftë gjendjen tuaj!" [2]

 

? Nëse ai që teshtin nuk thotë “Elhamdulil-Lah,” mos i thoni Jerhamukall-Llah [3]

________­­­­_____________

[1] Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Me të vërtetë që Allahu e do teshtimën dhe e urren hapjen e gojës. Prandaj, nëse dikush teshtin dhe thotë ‘Elhamdulil-Lah,’ çdo musliman që e dëgjon atë duhet t’i thotë ‘Jerhamukall-Llah,” ndërsa hapja e gojës është prej shejtanit, prandaj duhet të përpiqesh sa të mundesh të mos e hapësh gojën, e nëse thua "aaa" shejtani qesh me ty." [Transmeton el-Bukharij, 6223]

[2] Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush teshtin, le të thotë 'Elhamdulil-Lah', ndërsa vëllai apo shoku i tij duhet t'i thotë 'Jerhamukall-Llah', e nëse ai i thotë 'Jerhamukall-Llah,' le t'ia kthejë duke i thënë: 'Jehdiikumull-Llahu ue juslihu baalekum'. [Transmeton el-Bukharij, 6224]

[3] Transmeton Ebu Musa el-Esh'arij, radijAllahu anhu, i cili thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - duke thënë: "Nëse teshtin ndonjëri prej jush dhe thotë 'Elhamdulil-Lah' thoni 'Jerhamukall-Llah', e nëse nuk thotë 'Elhamdulil-Lah' mos i thoni 'Jerhamukall-Llah.'” [Transmeton Muslim, 2992]

 

Përktheu: Servet Mata