Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 158-161

 

💠 Lutja para aktit të martesës

إِنَّ الْحَمْدَ لِلَّهِ نَسْتَعِينُهُ وَنَسْتَغْفِرُهُ وَنَعُوذُ بِهِ مِنْ شُرُورِ أَنْفُسِنَا مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَلاَ مُضِلَّ لَهُ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلاَ هَادِيَ لَهُ وَأَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وَأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا عَبْدُهُ وَرَسُولُهُ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ‏{‏ اتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي تَسَاءَلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللَّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا ‏}‏ ‏{‏ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ حَقَّ تُقَاتِهِ وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ ‏}‏ ‏{‏ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا اللَّهَ وَقُولُوا قَوْلاً سَدِيدًا * يُصْلِحْ لَكُمْ أَعْمَالَكُمْ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَقَدْ فَازَ فَوْزًا عَظِيمًا ‏}

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Prej Tij kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e vetes tonë. Atë që e udhëzon Allahu, s’ka kush ta devijojë, e atë që e devijon Allahu, s’ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. “O ju njerëz, kini frikë Zotin tuaj që ju krijoi nga një njeri i vetëm dhe nga ai e krijoi bashkëshorten e tij, ndërsa nga ata dy krijoi shumë burra dhe gra. Kini frikë Allahun në emër të të Cilit i kërkoni të drejtat tuaja dhe mbani lidhjet farefisnore. Pa dyshim se Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa, 1) “O ju që besoni, kini frikë Allahun ashtu siç duhet t’ia keni frikën dhe mos t’ju gjejë vdekja vetëm se duke qenë Muslimanë.” (Al-Imran, 102) “O ju që besoni, kini frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta, që Allahu t’ua përmirësojë punët tuaja dhe t’ua falë mëkatet tuaja. Ai që i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, ka korrur një fitore shumë të madhe.” (el-Ahzab) [1]

 

 💠 Lutja për dhëndrin dhe nusen

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ

BarekAllahu leke!

“Allahu të bekoftë! [2]

💠 Një lutje tjetër

بَارَكَ اللَّهُ لَكَ وَبَارَكَ عَلَيْكَ وَجَمَعَ بَيْنَكُمَا فِي خَيْرٍ

BarekAllahu leke, ue bareke 'alejke, ue xheme’a bejnekuma fi khajr!

“Allahu të bekoftë ty, e bekoftë familjen tënde dhe ju bashkoftë në mirësi!” [3]

 

💠 Lutja e dhëndrit për veten e tij dhe lutja që bën njeriu kur blen kafshë udhëtimi

اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ خَيْرَهَا، وَخَيْرَ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّهَا، وَشَرِّ مَا جَبَلْتَهَا عَلَيْهِ.

Allahumme innii eseluke khajraha, ue khajra ma xhebelteha alejhi; ue e'udhu bike min sherr-rriha ue sherr-rri ma xhebelteha alejhi

“O Allah, të lutem Ty që të më japësh mirësinë e saj dhe mirësinë që ti e ke bërë pjesë të natyrshmërisë së saj! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga ligësia e saj dhe ligësia që e ke bërë pjesë të natyrshmërisë së saj.” [4]

 

💠 Lutja para marrëdhënieve intime

بِسْمِ اللَّـهِ، اللَّهُمَّ جَنِّـبْنَا الشَّيْطَانَ، وَجَنِّبِ الشَّيْطَانَ مَا رَزَقْتَنَا

Bismil-lah, Allahumme xhen-nibnash-shejtane ue xhen-nibish-shejtane ma razaktena

“Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin nga ne dhe largoje nga ai që do të na furnizosh!” [5]

_______________________

[1] Transmetohet nga Abdullah bin Mesudi, radijAllahu anhu, se ka thënë: i Dërguari i Allahut, na e ka mësuar fjalimin parahyrës në raste nevoje, e ai fillon: “Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut...” Transmetojnë Ebu Daudi (2118) dhe Nesaiju (1404).

[2] Transmetohet nga Enes ibën Malik, radijAllahu anhu, se Pejgamberi pa gjurmë të parfumit të verdhë te Abdur-Rahman bin Aufi, kështu i tha: “Përse je lyer me këtë parfum?” Ai tha: “O i Dërguari i Allahut, jam martuar me një grua dhe kam dhënë mehër për të flori sa fara e një hurme.” Ai i tha: “Allahu të begatoftë! Bëj dasëm qoftë edhe me një dele të therur.” Transmetojnë Bukhariu (5155) dhe Muslimi (1427).

[3] Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se Pejgamberi kur e uronte dikë me rastin e martesës, i thoshte atij duke u lutur: “Allahu të bekoftë ty, e bekoftë gruan tënde dhe ju bashkoftë në mirësi!” Transmetojnë Ebu Daudi (2130) dhe Tirmidhiu (1091).

[4] Transmetohet nga Amër bin Shuajb, e ky nga babai, nga gjyshi i tij, nga Pejgamberi se ka thënë: “Nëse dikush prej jush martohet apo blen një skllav, le të thotë: “O Allah, të lutem Ty që të më japësh mirësinë e tij...” E nëse blen kafshë udhëtimi, le ta kapë për kapistre dhe le t’i thotë të njëjtat fjalë.” Transmetojnë Ebu Daudi (2160) dhe Ibën Maxheh (1918).

[5] Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijAllahu  anhu, se Pejgamberi ka thënë: “Kur dikush dëshiron të bëjë marrëdhënie me gruan e vet, le të thotë: ‘Me emrin e Allahut. O Allah, largoje shejtanin nga ne dhe largoje nga ai që do të na furnizosh!’ Nëse është caktuar që t’u jepet fëmijë pas kësaj kohe, shejtani kurrë nuk do të mund ta dëmtojë atë.’ Transmetojnë Bukhariu (6388) dhe Muslimi (1434).

 

Përktheu: Jeton Shasivari