Bismilah...

Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër

Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 166-167

 

💠 (Lutja pak para se të përfundojë takimi)

سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ، أَشْهَدُ أَنْ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، أَسْتَغْفِرُكَ وَأَتُوبُ إِلَيْكَ

Subhaneke Allahumme ue bihamdike, Esh'hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ue etuubu ilejk

"I Pastër nga të metat je Ti! Ty të përket Lavdia dhe falënderimet! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje! Kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem."

💠 (Përmendja e Allahut gjatë takimit duke bërë lutje të ndryshme)

💠 (Lutja pasi je çuar nga takimi)

اللَّهُمَّ اقْسِمْ لَنَا مِنْ خَشْيَتِكَ مَا يَحُولُ بَيْنَنَا وَبَيْنَ مَعَاصِيكَ، وَمِنْ طَاعَتِكَ مَا تُبَلِّغُنَا بِهِ جَنَّتَكَ، وَمِنَ الْيَقِينِ مَا تُهَوِّنُ بِهِ عَلَيْنَا مُصِيبَاتِ الدُّنْيَا، وَمَتِّعْنَا بِأَسْمَاعِنَا وَأَبْصَارِنَا وَقُوَّتِنَا مَا أَحْيَيْتَنَا، وَاجْعَلْهُ الْوَارِثَ مِنَّا، وَاجْعَلْ ثَأْرَنَا عَلَى مَنْ ظَلَمَنَا، وَانْصُرْنَا عَلَى مَنْ عَادَانَا، وَلَا تَجْعَلْ مُصِيبَتَنَا فِي دِينِنَا، وَلَا تَجْعَلِ الدُّنْيَا أَكْبَرَ هَمِّنَا، وَلَا مَبْلَغَ عِلْمِنَا، وَلَا تُسَلِّطْ عَلَيْنَا مَنْ لَا يَرْحَمُنَا

Allahumme-ksim lena min khashjetike ma jehuulu bejnena ue bejne me'aasiik, ue min taa-'atike ma tubel-ligunaa bihi xhennetek, ue minel-jekiini ma tuheu-uinu bihi 'alejna musiibaatid-dun'ja, ue meti'na bi-esmaa'ina ue ebsaarina ue ku-uetina ue ma ahjejtena, uexh-'alhul-uaarithe minna, uexh-'al ta-rana 'alaa men dhalemena, uen-surna 'alaa men 'aadana, ue la texh'al musiibetena fii diinina, ue la texh'alid-dun'ja ekbera hemmina, ue la meblaga 'ilmina, ue la tusel-lit 'alejna men la jerhamuna

“O Allah, na bëj neve të frikësohemi prej Teje aq sa të na ndalojë të të mëkatojmë Ty! Na udhëzo neve duke na bërë të bindur ndaj Teje që nëpërmjet saj të hyjmë në Xhennetin Tënd! Na jep neve siguri në mënyrë që t'i kalojmë fatkeqësitë e dunjasë! Na mundëso që të kemi të dëgjuarit, të pamurit dhe fuqinë tonë për aq kohë sa na ke dhënë jetë dhe mos na privo nga ato deri sa të jemi gjallë! Na mundëso që të hakmerremi kundër atyre që na kanë bërë padrejtësi! Na ndihmo kundër armiqve tanë! Mos na sprovo me fatkeqësi në fenë tonë! Mos e bëj brengën tonë më të madhe dunjanë dhe mos e bëj pikësynim të diturisë tonë dunjanë! Mos e bëj që të na sundojnë ata që nuk na mëshirojnë!”

________

[1] Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Kush merr pjesë në një takim dhe flet shumë fjalë të gabuara, dhe para se të ngrihet nga ai takim thotë: SubhaneKe Allahumme...” do t'i falet çdo gjë që ka gabuar në atë takim." [Transmeton et-Tirmidhij, 3433]

[2] Transmeton Ebu Hurejrah, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë: "Njerëzit që largohen nga një takim dhe nuk e përmendin Allahun gjatë atij takimi, do të jenë sikur shembulli i atyre që largohen nga kufoma e gomarit dhe kjo do të jetë zhgënjim për ta Ditën e Gjykimit." [Transmeton Ebu Daud, 4588]

[3] Transmeton Abdullah ibn Umer, radijAllahu anhuma, i cili thotë: i Dërguari i Allahut rrallëherë çohej nga takimi pa u lutur për shokët e tij me këto fjalë: Allahumme-ksim lena min khashjetike...” [Transmeton et-Tirmidhij, 3502]

 

Përktheu: Servet Mata