Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 163-164
💠 Lutje
أَبْلِي وَأَخْلِفِي، ثُمَّ أَبْلِي وَأَخْلِفِي، ثُمَّ أَبْلِي وَأَخْلِفِي
Eblii ue ekhlifii, thumme eblii ue ekhlifii, thumme eblii ue ekhlifii
"E gëzofsh dhe paç një tjetër më të mirë! E gëzofsh dhe paç një tjetër më të mirë! E gëzofsh dhe paç një tjetër më të mirë!"
💠 Lutje
تُبْلِي وَيُخْلِفُ اللَّهُ تَعَالَى
Tublii ue jukhlifull-Llahu Te'aala
"E gëzofsh dhe e Allahu i Lartësuar të dhashtë një më të mirë!"
___________
[1] Transmeton Ummu Khalid bint Khalid ibn Se'id, radijAllahu anhuma, e cila thotë: Shkova tek i Dërguari i Allahut me babain tim dhe kisha veshur një këmishë të verdhë, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: "Seneh! Seneh!" Abdullah Ibnul Mubarek tha: Kjo fjalë është në gjuhën habeshijeh, që do të thotë: "Sa mirë!" Më pas Ummu Khalid thotë: Shkova të luaja me unazën e Pejgamberit ﷺ por babai im donte të më largonte, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ tha: "Lëre të luajë!" Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺtha: “E gëzofsh dhe paç një tjetër më të mirë!...” [Transmeton el-Bukharij, 3071]
[2] Transmeton Ebu Nedrah, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Shokët e Pejgamberit ﷺ kur shihnin dikë që kushte veshur rrobë të re i thonin: “E gëzofsh dhe e Allahu i Lartësuar të dhashtë një më të mirë!” [Transmeton Ebu Daud, 4022]
Përktheu: Servet Mata