Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 173-184
💠 Lutje
اللَّهُمَّ رَبَّنا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً، وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً، وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
"Allahumme Rabbena atina fid-dun'ja haseneh, ue fil-akhireti haseneh, ue kina adhaben-nar"
“O Allah, o Zoti ynë na jep të mira në dunja, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit”. [1]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْهُدَى، وَالتُّقَى، وَالْعَفَافَ، وَالْغِنَى
Allahumme innii es'eluKel-hudaa uet-tukaa uel-'afafe uel-ginaa
“O Allah! Kërkoj prej Teje të më japësh udhëzim, të më japësh devotshmëri, të më largosh prej gjërave të ndaluara dhe të mjaftohem me atë që kam!” [2]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي خَطِيئَتِي وَجَهْلِي، وَإِسْرَافِي فِي أَمْرِي وَمَا أَنْتَ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي هَزْلِي وَجِدِّي، وَخَطَايَ وَعَمْدِي، وَكُلُّ ذَلِكَ عِنْدِي، اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي مَا قَدَّمْتُ وَمَا أَخَّرْتُ، وَمَا أَسْرَرْتُ وَمَا أَعْلَنْتُ،أَنْتَ الْمُقَدِّمُ وَأَنْتَ الْمُؤَخِّرُ وَأَنْتَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
Allahumme-gfir lii khatiietii ue xheh'lii, ue is'raafii fi emrii, ue ma Ente ea'lemu bihi minnii. Allahumme-gfir lii hez'lii ue xhiddii, ue khataaje ue 'amdii, ue kul-lu dhaalike 'indii. Allahumme-gfir lii maa kad-demtu ue maa akh-khartu, ue maa es’rertu ue maa e`alentu, Entel-Mukaddimu ue Entel-Muekh-khiru, ue Ente 'alaa kul-li shej-in Kadiir
“O Allah! M'i fal të gjitha gjynahet e mia dhe ato që i kam bërë nga padija ime; më fal për çdo tejkalim të kufijve dhe për çdo gjë që kam vepruar, që vetëm Ti e di më mirë se unë! O Allah, mi fal gabimet e mia që i kam bërë me shaka ose pa shaka, mëkatet që i kam bërë nga pakujdesia ose qëllimisht! Unë me të vërtetë bie në të gjitha këto gabime. O Allah, m’i fal mua të gjitha gjynahet, të mëhershmet dhe të mëvonshmet, të dukshmet dhe të fshehtat. Ti i ngre në grada disa prej robërve të tu sipër të tjerëve dhe disa i ul poshtë të tjerëve. Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë." [3]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ اهْدِنِي وَسَدِّدْنِي
Allahumme-hdinii ue seddidnii
"O Allah, më udhëzo dhe ma mundëso që të bëj vepra të sakta!" [4]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ رَاحَةً لِي مِنْ كُلِّ شَرٍّ
Allahumme aslih lii diinii el-ledhii hue 'ismetu emrii, ue aslih lii dunjaje el-letii fiihaa me'aashii, ue aslih lii akhiratii el-letii fiihaa me'aadii, uexh-'alil-hajaate zijadeten lii fii kul-li khajrin, uexh-'alil-meute raahaten lii min kul-li sherr
"O Allah, më përmirëso në Fenë time, e cila është mburojë për veprat e mia! Ma përmirëso dunjanë time në të cilën është jetesa ime! Ma rregullo ahiretin tim, i cili është vendi ku do të kthehem! Bëje jetën time që të shtoj në të çdo vepër të mirë dhe bëje vdekjen time rehati prej çdo sherri!” [5]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ مُصَرِّفَ الْقُلُوبِ، صَرِّفْ قُلُوبَنَا عَلَى طَاعَتِكَ
Allahumme musarr-rrifel-kuluub, sarr-rrif kuluubena 'alaa ta'atiK
"O Allah, o Rrotulluesi i zemrave, nënshtroji zemrat tona në bindjen ndaj Teje." [6]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ وَالْهَرَمِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ
Allahumme inii euudhu biKe minel-axhzi uel-kesel, uel-xhubni uel-bukhli uel-herem, ue euudhu biKe min fitnetil-mahjaa uel-memaat, euudhu biKe min `adhaabil-kabr
“O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej paaftësisë, përtacisë, frikës, kurnacërisë dhe pleqërisë së keqe. Kërkoj Mrojtjen Tënde prej sprovave të jetës si dhe sprovave gjatë vdekjes. Kërkoj Mbrojtjen Tënde prej dënimit në varr." [7]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْكَسَلِ وَالْهَرَمِ، وَالْمَأْثَمِ وَالْمَغْرَمِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْقَبْرِ وَعَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ فِتْنَةِ النَّارِ وَعَذَابِ النَّارِ، وَمِنْ شَرِّ فِتْنَةِ الْغِنَى، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْفَقْرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ، اللَّهُمَّ اغْسِلْ عَنِّي خَطَايَايَ بِمَاءِ الثَّلْجِ وَالْبَرَدِ، وَنَقِّ قَلْبِي مِنَ الْخَطَايَا كَمَا نَقَّيْتَ الثَّوْبَ الْأَبْيَضَ مِنَ الدَّنَسِ، وَبَاعِدْ بَيْنِي وَبَيْنَ خَطَايَايَ كَمَا بَاعَدْتَ بَيْنَ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ
Allahumme innii e'uudhu biKe minel-keseli uel-herem, uel-ma'themi uel-magram, ue min fitnetil-kabri ue 'adhabil-kabr, ue min fitnetin-naari ue 'adhabin-naar, ue min sherr-rri fitnetil-ginaa, ue e'uudhu biKe min fitnetil-fakr, ue e'uudhu biKe min fitnetil-mesiihid-dexhxhaal. Allahumme-gsil
“O Allah, kërkoj mbrojtjen tënde nga përtacia, pleqëria e keqe, mëkatet, borxhet, sprova e varrit, dënimi i varrit, sprova e zjarrit dhe dënimi i varrit dhe e keqja e sprovës me pasuri! Kërkoj mbrojtjen tënde nga sprova e varfërisë dhe kërkoj mbrojtjen tënde nga sprova e Dexhallit! O Allah, më pastro nga mëkatet e mia me ujin e borës dhe breshrit dhe pastroje zemrën time nga mëkatet ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtitë! Më largo nga mëkatet e mia ashut siç e ke larguar lindjen nga perëndimi!.”
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ زَوَالِ نِعْمَتِكَ، وَتَحَوُّلِ عَافِيَتِكَ، وَفُجَاءَةِ نِقْمَتِكَ، وَجَمِيعِ سَخَطِك
Allahumme inii e'uudhu biKe min zeuali ni'metiK, ue tehau-uli 'aafijetiK, ue fuxhaeti nikmetiK, ue xhemii'i sekhatiK
"O Allah! Kërkoj mbrojtjen Tënde prej largimit të mirësive të Tua, prej largimit të mirëqenies, prej dënimit të papritur dhe prej çdo gjëje që Ti e urren." [9]
💠 Lutje
" اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْجُبْنِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الْبُخْلِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ أَنْ أُرَدَّ إِلَى أَرْذَلِ الْعُمُرِ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ فِتْنَةِ
الدُّنْيَا، وَعَذَابِ الْقَبْرِ ".
Allahumme inni e’udhi bike minel-xhubni, ue e’udhu bike minel-bukhli, ue e’udhu bike min en eruare ilaç erdhelil-‘umur, ue e’udhu bike min fitneti dun’ja ue ‘adhabil-kabër
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga të qenët frikacak, kërkoj mbrojtjen Tënde nga nga koprracia, kërkoj mbrojtjen Tënde që mos të kem pleqëri të keqe dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sprova e dunjasë dhe dënimi i varrit.” [10]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا عَمِلْتُ، وَمِنْ شَرِّ مَا لَمْ أَعْمَلْ
Allahumme inii euudhu biKe min sherr-rri ma amiltu, ue min sherr-rri ma lem eamel
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes që kam bërë dhe prej të keqes që nuk e kam bërë.” [11]
💠 Lutje
اللهمَّ إنِّي أعُوذُ بِكَ مِنْ جَهْدِ الْبَلَاءِ، وَدَرَكِ الشَّقَاءِ، وَسُوءِ الْقَضَاءِ، وَشَمَاتَةِ الْأَعْدَاءِ
Allahumme ‘innii e‘uudhu biKe min xhehdil-belaai, ue derekish-shakaai, ua suuil-kadaai, ue shemaatetil-eadaa.
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovave që nuk i përballoj dot, prej çdo gjëje që më çon në shkatërrim dhe humbje, dhe prej të keqes së asaj që më është caktuar, dhe nga ajo që i kënaq armiqtë e mi.” [12]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنَ الْعَجْزِ وَالْكَسَلِ، وَالْجُبْنِ وَالْبُخْلِ وَالْهَرَمِ، وَعَذَابِ الْقَبْرِ، اللَّهُمَّ آتِ نَفْسِي تَقْوَاهَا، وَزَكِّهَا أَنْتَ خَيْرُ مَنْ زَكَّاهَا، أَنْتَ وَلِيُّهَا وَمَوْلَاهَا، اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ عِلْمٍ لَا يَنْفَعُ، وَمِنْ قَلْبٍ لَا يَخْشَعُ، وَمِنْ نَفْسٍ لَا تَشْبَعُ، وَمِنْ دَعْوَةٍ لَا يُسْتَجَابُ لَهَا
Allahumme inii euudhu biKe minel-axhzi uel-kesel, uel-xhubni uel-bukhli uel-herem, ue adhaabil-kabr, Allahumme aati nefsii tek-uaahaa, ue zekkihaa Ente khajru men zekkaahaa, Ente Uelejjuhaa ue Meulaahaa, Allahumme innii euudhu biKe min ilmin la jenfa, ue min kalbin la jekhsha, ue min nefsin la teshba, ue min dauetin la justexhaabu lehaa
“O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej paaftësisë, përtacisë, frikës, kurnacërisë, pleqërisë së keqe dhe prej dënimit në varr! O Allah, jepi vetes sime devotshmëri dhe pastroje atë. Ti je i Vetmi që mund ta bësh atë. Ti je Kujdestari dhe Zoti i saj. O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej dijes së padobishme dhe prej zemrës që nuk frikësohet prej Teje si dhe kërkoj mbrojtjen Tënde që të mos jem shpirtpangopur dhe të mos jem prej atyre që nuk u pranohet lutja.” [13]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ لَكَ أَسْلَمْتُ وَبِكَ آمَنْتُ وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ وَإِلَيْكَ أَنَبْتُ وَبِكَ خَاصَمْتُ اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِعِزَّتِكَ لاَ إِلَهَ إِلاَّ أَنْتَ أَنْ تُضِلَّنِي أَنْتَ الْحَىُّ الَّذِي لاَ يَمُوتُ وَالْجِنُّ وَالإِنْسُ يَمُوتُونَ
Allahumme leke eslemtu ue bike amentu, ue ‘alejke teuekkeltu ue ilejke enebtu, ue bike khaasemtu; Allahumme inni e’udhu bi’izzetike la ilahe il-la ente en tudil-leni; ente el-hajju el-ledhi la jemut uel-xhinnu uel-insu jemutun
“O Allah, Ty të jam nënshtruar, Ty të besoj, Ty të mbështetem, tek Ti pendohem dhe me ndihmën Tënde u jam kundërvënë armiqve! O Allah, kërkoj mbrojtje me fuqinë Tënde që përveç Teje nuk ka të adhuruar tjetër që e meriton adhurimin, që të më mbrosh nga devijimi! Ti je i Gjalli i Përhershëm që nuk vdes, kurse xhinët dhe njerëzit vdesin.” [14]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنَ الْخَيْرِ كُلِّهِ عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ الشَّرِّ كُلِّهِ عَاجِلِهِ وَآجِلِهِ مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَمَا لَمْ أَعْلَمْ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا سَأَلَكَ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا عَاذَ بِهِ عَبْدُكَ وَنَبِيُّكَ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْجَنَّةَ وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ وَأَعُوذُ بِكَ مِنَ النَّارِ وَمَا قَرَّبَ إِلَيْهَا مِنْ قَوْلٍ أَوْ عَمَلٍ وَأَسْأَلُكَ أَنْ تَجْعَلَ كُلَّ قَضَاءٍ قَضَيْتَهُ لِي خَيْرًا
Allahumme inni eseluke minel-khajri kul-lihi ‘axhili ue axhilihi ma ‘alimtu minhu ue ma lem ‘alem, ue e’udhu bike minesh-sherri kul-lihi ‘axhilihi ue axhilihi ma ‘alimtu minhu ue ma lem e’alem; Allahumme inni eseluke min khajri ma se’eleke abduke ue nebijjuke, ue e’udhu bike min sherri ma ‘aadhe bihi abduke ue nebijjuke; Allahumme inni eseluke el-xhennete ue ma karrebe ilejha min kalun ue ‘amelin; ue e’udhu bike minen-nari ue ma karrebe ilejha min kaulin ue ‘amelin; ue eseluke en texh’al ku-le kadaain kadajtehu lii khajran
“O Allah, po të lutem që të më japësh çdo mirësi, qoftë mirësi e tanishme apo e mëvonshme, qoftë mirësi që unë e di apo nuk e di! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga çdo gjë e keqe, qoftë e tanishme apo e mëvonshme, qoftë e keqe që e di apo nuk e di! O Allah, po të lutem për mirësi për të cilën robi dhe profeti Yt të është lutur! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që ka kërkuar mbrojtje robi dhe profeti Yt! O Allah, po të lutem që të ma falësh Xhenetin dhe çdo fjalë dhe vepër që më afron për në Xhenet! Kërkoj mbrojtjen Tënde nga Zjarri dhe çdo fjalë dhe vepër që më afron për në Zjarr! Po të lutem Ty që çdo që ke caktuar për mua të jetë mirësi!” [15]
💠 Lutje
رَبِّ أَعِنِّي وَلاَ تُعِنْ عَلَىَّ وَانْصُرْنِي وَلاَ تَنْصُرْ عَلَىَّ وَامْكُرْ لِي وَلاَ تَمْكُرْ عَلَىَّ وَاهْدِنِي وَيَسِّرِ الْهُدَى لِي وَانْصُرْنِي عَلَى مَنْ بَغَى عَلَىَّ رَبِّ اجْعَلْنِي لَكَ شَكَّارًا لَكَ ذَكَّارًا لَكَ رَهَّابًا لَكَ مِطْوَاعًا لَكَ مُخْبِتًا إِلَيْكَ أَوَّاهًا مُنِيبًا رَبِّ تَقَبَّلْ تَوْبَتِي وَاغْسِلْ حَوْبَتِي وَأَجِبْ دَعْوَتِي وَثَبِّتْ حُجَّتِي وَسَدِّدْ لِسَانِي وَاهْدِ قَلْبِي وَاسْلُلْ سَخِيمَةَ صَدْرِي
Rabbi e’inni ue la tu’in ‘alejje uensurni ue la tensur ‘alejje, uemkur li ue temkur ‘alejje uehdini ue jessir el-huda li uensurni ‘ala men bega ‘alejje; rabbi ixh’alni leke shekkaren, leke dhekkaren, leke rehhaben, lek, mitua’an, leke mukhbiten, ilejke eu’uahan muniben, rabbi tekabbel teubeti uegsil haubetil ue exhid d’aueti ue thebbit huxh-xheti ue seddid lisani uehdini kalbi ueslul sekhimete sadri
“O Zoti im, më ndihmo mua dhe mos i ndihmo të tjerët kundër meje! Më jep mua fitore mbi të tjerët dhe mos u jep fitore të tjerëve mbi mua! Bëj plane në të mirën time dhe jo kundër meje! Më udhëzo dhe ma lehtëso udhëzimin. Më ndihmo kundër atyre që më kanë bërë padrejtësi! O Zoti im, më bëj që të jem falënderues ndaj Teje, Ty të të përmend, Ty të të kem frikë, Ty të të bindem, ndaj Teje të jem modest dhe i përulur; te Ti të pendohem dhe të kthehem shpesh! O Zoti im, pranoje pendimin tim, fshi mëkatet e mia, pranoje lutjen time, bëje argumentin tim të qëndrueshëm dhe ma mundëso që të them fjalë të drejta dhe të vërteta, ma udhëzo zemrën time dhe ma largo zilinë dhe mllefin nga gjoksi im!” [16]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ مُنْكَرَاتِ الْأَخْلَاقِ وَالْأَعْمَالِ وَالْأَهْوَاءِ
Allahumme innii e'uudhu biKe min munkeratil-akhlaaki, uel-ea'maali, uel-eh'uaa
"O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej moralit të keq, veprave të këqija dhe epsheve!" [17]
💠 Lutje
اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الثَّبَاتَ فِي الْأَمْرِ، وَالْعَزِيمَةَ عَلَى الرُّشْدِ، وَأَسْأَلُكَ مُوجِبَاتِ رَحْمَتِكَ، وَعَزَائِمَ مَغْفِرَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ شُكْرَ نِعْمَتِكَ، وَحُسْنَ عِبَادَتِكَ، وَأَسْأَلُكَ قَلْبَاً سَلِيمَاً، وَلِسَانَاً صَادِقَاً، وَأَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا تَعْلَمُ، وَأَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا تَعْلَمُ، وَأَسْتَغْفِرُكَ لِمَا تَعْلَمُ، إِنَّكَ أنْتَ عَلاَّمُ الْغُيُوبِ
Allahumme innii es'eluKeth-thebaate fil-emr, uel-aziimete alaarr-rruzhd, ue es'eluKe muuxhibaati RahmetiK, ue azaaime magfiretiK, ue es'eluKe shukra nimetiK, ue husne ibadetiK, ue es'eluKe kalben seliimen, ue lisaanen saadikan, ue es'eluKe min khajri ma talem, ue euudhu biKe min sherr-rri ma talem, ue estagfiruKe limaa talem, inneKe Ente Al-lamul-gujuub
“O Allah, unë të kërkoj Ty qëndrueshmëri në Fe, dhe të më japësh vendosmëri në të vërtetën, në bindje ndaj Teje dhe në pasim të të Dërguarit Tënd –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Të kërkoj të më udhëzosh në ato vepra që përmes tyre të arrij Mëshirën Tënde, dhe më jep vendosmëri në to që të siguroj Faljen Tënde. Të kërkoj të më bësh falenderues ndaj Teje për mirësitë që na ke dhuruar, si dhe të më bësh prej atyre që të adhurojnë në formën më të mirë. Të kërkoj të ma bësh zemrën të pastër nga gjynahet, gjuhën të sinqertë dhe të ruajtur nga gënjeshtrat. Të kërkoj çdo mirësi, që vetëm Ti i di. Kërkoj Mbrojtjen Tënde prej çdo të keqe, që vetëm Ti i di dhe kërkoj faljen Tënde për ato që Ti i di. Me të vërtetë që Ti je Ai që i di të fshehtat.” [18]
💠 Lutje
" سُبْحَانَ اللَّهِ وَبِحَمْدِهِ أَسْتَغْفِرُ اللَّهَ وَأَتُوبُ إِلَيْهِ
SubhanAllahi ue bi hamdihi estagfirullahe ue etubu ilejhi
“I Pastër është Allahu nga çfarëdolloj mangësie dhe Atij i takojnë falënderimet! I kërkoj falje Allahut dhe tek Ai pendohem!” [19]
_______________________
[1] Transmeton Enes ibn Malik, radijAllahu anhu, i cili thotë: Lutja më e shpeshtë e Pejgamberit ﷺ ishte: “O Allah, o Zoti ynë na jep të mira...” Transmeton Bukhariju (6389) dhe Muslimi (2690)
[2] Transmeton Abdullah ibn Mes'ud - radijAllahu anhu - se Pejgamberi ﷺ bënte du’a me këto fjalë: “O Allah! Kërkoj prej Teje të më japësh udhëzim...” Transmeton Muslimi, (6905)
[3] Transmeton Ebu Musa el-Esh'arij - radijAllahu anhu - se Pejgamberi ﷺ lutej me këto fjalë: “O Allah! M'i fal të gjitha gjynahet e mia...” Transmeton Bukhariju (6398) dhe Muslimi (2719)
[4] Transmeton Alij ibn Ebi Talib, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: "Thuaj: “O Allah, më udhëzo mua dhe më drejto në rrugë të drejtë!” [Transmeton Muslimi, (2725)
[5] Transmeton Ebu Hurejrah - radijAllahu anhu - se i Dërguari i Allahut - ﷺ e bënte këtë dua: "O Allah, më përmirëso në Fenë time...” Transmeton Muslimi, (2720)
[6] Transmeton Abdullah ibn Amr ibnul Aas, radijAllahu anhuma, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë: "Vërtetë që zemrat e bijve të Ademit janë që të gjitha mes dy Gishtave prej Gishtave të të Gjithmëshirshmit, si të ishin një zemër e vetme. Ai i rrotullon ato si të dojë. Më pas ai ﷺ tha: "O Allah, o Rrotullues i zemrave, nënshtroji zemrat tona në bindjen ndaj Teje." Transmeton Muslimi, (2654)
[7] Transmeton Enes ibn Malik, radijAllahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi i Allahut ﷺ lutej duke thënë: “O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej paaftësisë...” Transmeton Bukhariju (2823) dhe Muslimi (2706)
[8] Transmeton Aisheh, radijAllahu anha, se Pejgamberi - ﷺ - lutej me këto fjalë: “O Allah, kërkoj mbrojtjen tënde nga përtacia...” Transmeton Bukhariu (6368) dhe Muslimi (589).
[9] Transmeton Abdullah ibën Umer - radijAllahu anhuma - i cili thotë: një prej lutjeve të të Dërguarit të Allahut - ﷺ - ishte: "O Allah! Kërkoj Mbrojtjen Tënde prej largimit të mirësive të Tua, prej largimit të mirëqenies, prej dënimit të papritur dhe prej çdo gjëje që Ti e urren." Transmeton Muslimi, (2739)
[10] Transmetohet nga Mus’ab bin Sad, e ky nga babai i tij radijAllahu anhu se ka thënë: “Kërkoni mbrojtje nga Allahu me fjalët që Pejgamberi ﷺ kërkonte mbrojtje: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga të qenët frikacak...” Transmeton Bukhariu (6374)
[11] Transmeton Fer'ueh ibn Neufel el-Eshxhaij – radijAllahu anhu –, i cili thotë: E pyeta Aishen – radijAllahu anha – se si lutej i Dërguari i Allahut ﷺ ? Ajo më tha: Ai u lutej me këto fjalë: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej të keqes që kam bërë dhe prej të keqes që nuk e kam bërë.” Transmeton Muslimi, (2716)
[12] Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut, ﷺ lutej duke thënë: “O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej sprovave që nuk i përballoj dot...” Transmeton Bukhariju (6347, 6616) dhe Muslimi, (2707)
[13] Transmeton Zejd ibn Arkam i cili thotë: Nuk do t’ju them gjë tjetër përveç asaj që thoshte i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – e ai thoshte: “O Allah, kërkoj Mbrojtjen Tënde prej paaftësisë, përtacisë...” Transmeton Muslimi, (2722)
[14] Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ thoshte: “O Allah, Ty të jam nënshtruar, Ty të besoj, Ty të mbështetem...” Transmeton Muslimi (2717)
[15] Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut, ﷺ ia mësoi asaj këtë lutje: “O Allah, po të lutem që të më japësh çdo mirësi...” Transmeton Ibën Maxheh, (3846)
[16] Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Pejgamberi ﷺ e thoshte këtë lutje: “O Zoti im, më ndihmo mua dhe mos i ndihmo të tjerët kundër meje...” Transmetojnë Ebu Daudi (1510) dhe Tirmidhiu (3551).
[17] Transmeton Kutbeh Ibn Malik eth-Tha'lebij radijAllahu anhu se Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - thoshte: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde prej moralit të keq, veprave të këqija dhe epsheve!" Transmeton Tirmidhiu, 3591
[18] Transmeton Sheddad ibn Eus – radijAllahu anhu –, i cili thotë: I Dërguari i Allahut ﷺ ma tha mua: “O Shedad ibën Euz, kur t’i shohësh njerëzit se depozitojnë flori dhe argjend, atëherë ti depozitoji këto fjalë: ‘O Allah, unë të kërkoj Ty qëndrueshmëri në Fe...’” Transmeton et-Taberaanij në “el-Mu'xhemul Kebir”, 7135
[19] Transmetohet nga Aisheja, radijAllahu anha, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e thoshte shpesh këtë fjalë: ‘I Pastër është Allahu nga çfarëdolloj mangësie dhe Atij i takojnë falënderimt! I kërkoj falje Allahut dhe tek Ai pendohem!’ Unë i thashë atij: ‘O i Dërguari i Allahut, po të shoh që shpesh e thua këtë lutje.’Kurse ai më tha: ‘Zoti im më ka njoftuar se unë do të shoh një shenjë në këtë ummet. Kur unë e pashë atë shenjë, fillova të them shpesh: ‘I Pastër është Allahu nga çfarëdolloj mangësie dhe Atij i takojnë falënderimt! I kërkoj falje Allahut dhe tek Ai pendohem!’ Atë shenjë e kam parë te fjala e Tij:
﴿إِذَا جَآءَ نَصۡرُ ٱللَّهِ وَٱلۡفَتۡحُ١﴾
“Kur të vijë ndihma e Allahut dhe çlirimi.” en-Nasr, 1
Kështu Mekkeja u çlirua.
﴿وَرَأَيۡتَ ٱلنَّاسَ يَدۡخُلُونَ فِي دِينِ ٱللَّهِ أَفۡوَاجٗا٢ فَسَبِّحۡ بِحَمۡدِ رَبِّكَ وَٱسۡتَغۡفِرۡهُۚ إِنَّهُۥ كَانَ تَوَّابَۢا٣﴾
“Dhe t’i shohësh njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe. Atëherë ti madhëroje duke e falëndëruar Zotin tënd dhe kërko falje nga Ai. Sepse vërtet Ai është Falës i madh.” en-Nasr, 2-3. Transmeton Muslimi, (484)
Përktheu: Servet Mata