Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 172-173
💠 Lutjet që mos të marrim mësysh diçka
مَا شَاءَ اللَّهُ لَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ
Ma sha Allahu la ku’uete il-la bil-lah
“Ashtu siç do Allahu dhe nuk ka fuqi vetëm se me Allahun.” [1]
اَللَّهُمَّ بَارِكْ
Allahumme baarik
Allahu e bekoftë! [2]
💠 Lutjet (Suret) që të mbrohemi nga syri i keq i njerëzve
Këndimi i Sureve Felek dhe Nas. [3]
__________________
[1] Allahu i Lartësuar thotë: “Sikur të hyje në kopshtin tënd dhe të thoje “Ashtu siç do Allahu dhe nuk ka fuqi vetëm se me Allahun!” El-Kehf, 39
[2] Transmetohet nga Sehël bin Hunejf, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Nëse dikush prej jush shikon diçka që e mahnit te vëllai, vetja dhe pasuria e tij, le t’i lutet Allahut që ta begatojë atë, sepse mësyshi është i vërtetë dhe ndodh!” (Transmeton Ahmedi, 15700).
[3] Transmetohet nga Ebu Sei’di, radijAllahu anhu, se ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ kërkonte mbrojte nga Allahu kundër Xhinëve dhe mësyshit (me lutje të ndryshme), derisa zbritën el-Meu’idhatan (Suret Felek dhe Nas). Kur zbritën këto dyja, lutej me këto dyja kurse tjerat i linte.” Transmetojnë Tirmidhiu (2058) dhe Ibën Maxhe (3511).
Përktheu: Jeton Shasivari