Autor: Abdur-Rezzak bin Abdul-Muhsin el-‘Abbad el-Bedër
Burimi: Kitabu edh-Dhikri ued-Du’a, fq. 171-172
اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي ثَمَرِنَا وَبَارِكْ لَنَا فِي مَدِينَتِنَا وَبَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا وَبَارِكْ لَنَا فِي مُدِّنَا
Allahumme barik lena fi themerina, ue barik lena fi medinetina, ue barik lena fi sa’ina, ue barik lena fi muddina.
O Allah, na jep bereqet në frutat tona! Na jep bereqet në vendin tonë! Na jep bereqet në s’a-in tonë dhe na jep bereqet në mudd-in tonë! [1]
_____________
[1] Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se ka thënë: “Kur njerëzit shikonin frutat e para të pjekura, vinin te Pejgamberi ﷺ me këto fruta. Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i merrte ato fruta, thoshte: ‘O Allah, na jep bereqet në frutat tona! Na jep bereqet në vendin tonë! Na jep bereqet në sa’in tonë! Na jep bereqet në mudd-in tonë! O Allah, Ibrahimi ishte robi Yt, i dashuri Yt dhe Pejgamberi Yt, kurse unë jam robi Yt dhe Pejgamberi yt! Ai u lut për Meken, kurse unë të lutem për Medinen ashtu siç u lut ai për Meken, dhe unë ndjek shembullin e tij.” Pastaj, Pejgamberi ﷺ e thërriste fëmijën më të vogël dhe i jepte nga ato fruta.” Transmeton Muslimi (1373)
Shënim i përkthyesit: mudd dhe sa’a janë njësi matëse. Një sa’a është e barabartë me katër mudd, kurse një mudd është sasia e drithit që nxënë dy grushte të mbushura plot të një burri mesatar.
Përktheu: Jeton Shasivari