Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin
Burimi: Sherhul-Mumtië, 4/14-16
Lejohet që të falet namazi i vitrit me tre (3) rekate, me pesë (5) rekate, me shtatë (7) dhe me nëntë (9). Nëse e fal vitrin me tre rekate, atëherë ai ka dy forma të cilat janë të ligjëruara me Sheriat:
💠 (Format me 3 rekate)
E para: të falë tre rekate me një teshehud (në rekatin e fundit).
E dyta: të japë selam pasi ka falur dy rekate, pastaj të falë një rekat tek.
Të dyja këto forma kanë ardhur në Sunet. Nëse e praktikon herë njërën dhe herë tjetrën, atëherë kjo është gjë e mirë.
💠 (Forma me 5 rekate)
Nëse e falë vitrin me pesë rekate, atëherë bën vetëm një ulje në teshehud në rekatin e fundit dhe pastaj jep selam.
💠 (Forma me 7 rekate)
Nëse e fal vitrin me shtatë rekate, po ashtu ulet në teshehud në rekatin e fundit. Nëse ulet në teshehud në rekatin e gjashtë dhe nuk jep selam, pastaj çohet për në rekatin e shtatë, edhe kjo formë lejohet dhe nuk ka problem.
💠 (Forma me 9 rekate)
Nëse e fal me nëntë rekate, ulet në teshehud dy here: një herë në rekatin e tetë, pastaj çohet dhe nuk jep selam, dhe një herë ulet në teshehud në rekatin e nëntë, pastaj jep selam.
💠 (Forma me 11 rekate)
Nëse e fal me njëmbëdhjetë rekate, atëherë ai ka vetëm një formë: pas çdo dy rekateve jep selam, pastaj në fund fal një rekat tek.
Pra, lejohet që të falet vitri me një selam, porse me një teshehud, e jo me dy teshehude. Nëse do të falet vitri me dy teshehude, do t’i ngjante namazit të akshamit, ndërsa Pejgamberi ﷺ e ka ndaluar që vitri t’i ngjajë namazit të akshamit.
Përktheu: Jeton Shasivari