Bismilah...

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur, 229

Pyetje: A është vërtetuar se namazi i vitrit falet me nëntë rekate me një teshehud në rekatin e tetë, pastaj ngrihesh për në rekatin e nëntë? Pra, i falë tetë rekate të vitrit me një teshehud, pastaj ngrihesh për në rekatin e nëntë. Nëse përgjigje është pozitive, atëherë a lejohet të lejohet forma e faljes së vitrit me tre rekate njëjtë si akshami?

Përgjigje: Falja e namazit të vitrit me tre rekate nuk është e saktë, sepse ka ardhur ndalesë e veçantë:

لا تشبّهوا صلاة الوتر بصلاة المغرب

“Mos e falni namazin e vitrit njësoj si namazi i akshamit.”

Në kët rast, të falësh vitrin tre rekate sikur tre rekatet e akshamit, nuk lejohet. Kurse atë të parën që përmende, ka ardhur tekst (hadith) që lejohet.

 

Përktheu: Jeton Shasivari