Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Amaan el-Xhamij (rahimehullah)

Burimi: http://www.sahab.net/forums/showpost.php?p=818011

Ne thërrasim për tek Allahu me dije të sigurtë dhe nuk ecim qorrazi dhe as nuk flasim në hava. Dhe pjesa më e madhe e çoroditjes ndodh pikërisht për shkak të mungesës së dijes së disa autorëve dhe intelektualëve në kohën e sotme rreth kësaj teme – sidomos në temën e Hakimijes – në spektrin kushtetues. Spektri kushtetues ka nevojë për studim të veçantë, e jo çdo kërkues i diturisë apo çdo studjues është i aftë që të jetë thirrës tek kjo temë. Për shembull: thirrja e shumë prej njerëzve drejt demokracisë, të cilët mendojnë se kuptimi i demokracisë është “Drejtësia”. Porse kjo është pështjellim dhe qorrsokak. Demokracia, ashtu sikurse është term i huaj është edhe çështje e huaj apo temë e huaj, dhe nuk është Islamike. Ajo është sistem qafir evropian.

Kuptimi i demokracisë është: “Gykimi i popullit për popullin.” Dhe origjina e kësaj çështjeje është se Perëndimi i Krishterë jetoi një periudhë kohore nën presion, shtypje dhe padrejtësi nga mbretërit, udhëheqësit dhe klerikët e tyre. Dhe në fund, ata u rebeluan me një rebelim të ngjashëm me atë të vëllezërve tanë Palestinezë kundër Çifutëve. Ata (Evropianët) u rebeluan dhe i hodhën poshtë urdhërat e mbretërve, udhëheqësve dhe morën autoritetin e kishave të tyre. Ata ia mbathën nga kjo padrejtësi, por për ku ia mbathën? Ia mbathën nga gjykimi i njeriut dhe përfunduan sërish në gjykimin e njeriut, njësoj si ai që kërkon ndihmën e zjarrit për t’u mbrojtur nga vapa përvëluese. Ata vendosën që populli të gjykojë vetë veten e tij dhe të kënaqet në liri të plotë. Domethënë ata nuk ia mbathën për tek Allahu dhe tek gjykimet e Allahut, porse ia mbathën nga zullumi për tek gjykimet e tyre njerëzore zullumqare. Njeriu në qënien e tij ka edhe padretësi edhe injorancë, përveç nëse e shpëton Allahu nga këto cilësi. Dhe kjo demokraci me këto parime dhe me këto cilësi dhe me origjinën e saj nuk bën për Muslimanët, sepse ajo bie ndesh me besimin në Allah. Dhe prej besimit në Allah është besimi në Sheriatin e Allahut dhe në Gjykimet e Allahut.

Kështu që, demokracia nuk është prej Islamit, e lëre më pastaj që të jetë ajo drejtësia. Ajo nuk është drejtësi, përkundrazi, ajo është barbari dhe kaos, sepse e ç’kufizoi atë që demokracia e quan: liri e plotë për çdo njeri.

Njeriu në lirinë fetare mund të jetojë për njëfarë kohë në një fe të caktuar, siç është Jehudizmit, Krishterizmi dhe Islami, pastaj ai kalon në çfarëdo feje që zgjedh ai me dëshirën e tij. Domethënë, tek ata (që ndjekin demokracinë) nuk egziston gjykimi i braktisjes së fesë. Ata kanë lirinë e fjalës, lirinë e feve, lirinë e lëvizjes, të gjitha liritë, që do të thotë kaos, dhe jo liria që është në Islam, e cila përkufizohet nga mësimet e Islamit. Kjo është demokracia.

Thirrja drejt kësaj demokracie që bëjnë disa autorë Muslimanë dhe cilësimi i saj si “drejtësi” është prej paditurisë. Po ashtu, e njëjtë është edhe thirrja drejt jetës parlamentare nga ana e tyre, sepse jeta parlamentare do të thotë: pasim njësoj si pasimi i rabinëve dhe murgjve, sepse ajo është pasim i gjykimit të individëve. Kanë deputetë të zgjedhur dhe kanë president, të cilët nxjerrin ligje që kënaqin shoqërinë, pa marrë parasysh nëse këto ligje pajtohen apo bien ndesh me mësimet e Islamit. Dhe kjo (jetë parlamentare) bie ndesh me teuhidin e Hakimijes:

اتَّخَذُواأَحْبَارَهُمْ وَرُهْبَانَهُمْ أَرْبَابًا مِنْ دُونِاللَّهِ

Ata i morën rabinët dhe murgjit e tyre për zota në vend të Allahut...” [et-Teubeh, 31]

S’ka ndryshim midis parlamentarëve dhe midis atyre rabinëve dhe murgjve sepse e gjithë ajo (që bëjnë parlamentarët) është vënie e ligjeve që nuk i ka zbritur Allahu.

Dhe prej gabimeve që bëhen (në këtë temë) është edhe quajtja e disa personave si “njerëzit e ligjvënies”. Nuk egzistojnë në Islam njerëzit që vendosin ligje, madje as nuk ka në Islam absolutisht vendosje ligjesh. Ai që vendos ligjet është Allahu dhe ai që përcjell nga Allahu është i Dërguari i Allahut - ‘alejhis-salatu ues-selam -. Allahu i vendosi ligjet dhe i Dërguari i Allahut i përcolli. Pra, sheriati i Allahut gjendet në Librin e Tij dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij - ‘alejhis-salatu ues-selam -.

Kështu që, thirrja drejt asaj që quhet demokraci dhe jeta parlamentare është nga mospatja e dijes së sigurtë, nga të ecurit qorrazi dhe nga çoroditja në këtë temë madhështore, në temën e Hakimijes. Kjo bie ndesh me teuhidin e Hakimijes.

Kështu pra, ta mënjanojmë in-shaa-Allah në davetin tonë mos-patjen e dijes dhe të mos thërrasim drejt këtyre sistemeve që bien ndesh me Islamin.

Përktheu: Alban Malaj