Bismilah...

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139620

Pyetje: Në disa kanale satelitore ka dalë një shejkh që thotë se Shejkh filani - që është i famshëm për dijen dhe fenë e tij, dhe unë s'pastroj askënd përpara Allahut - ka thënë se është obligim hyrja në parlament (pra Shejkh 'Uthejmini rahimehullah). A është e saktë kjo që thuhet për të?

Përgjigje: Sidoqoftë o vëllezër, unë nuk mendoj se është e vërtetë që Shejkhu jonë ta ketë thënë këtë - Allahu pastë mëshirë për të - mirëpo, hyrjen në parlament unë nuk e konsideroj të lejuar, kushdoqoftë ai që thotë se lejohet, sepse hyrja në parlament do të thotë: të miratosh rezultatin, edhe nëqoftëse është gjykimi i tagutit! Edhe nëse ti njeh ndonjë selef që të ketë thënë se ti je i detyruar që ta pranosh këtë rezultatin, atëherë dije se ti je në rrezik.

Kështu që, këto parlamente si dhe gjykimi i popullit për popullin, edhe nëqoftëse i përkrah autori i librit "Es`iletu eth-Theurah - Pyetjet e Revolucionit", i cili devijoi në këtë

libër me një devijim të thellë. Lexoni dy refuzime të bukura kundër autorit të librit "Es`iletu eth-Theurah", që kanë dalë dhe janë botuar - dhe Allahut i takon lavdia dhe mirësia -. Njëri prej tyre është i vëllait tone, i Shejkhut të nderuar 'Alij Ibën Ahmed Eba-Butajn, kurse i dyti "Xhinajetu Es`iletu eth-Theurah 'alel-Islam", i Shejkhut të nderuar, Doktor Fehd el-Fuhejd.

Sepse me të vërtetë autori i këtij libri "Es`iletu eth-Theurah" ka thirrur tamam për në Xhahilijetin e Parë, e madje edhe iu kundërvu gjykimit të Prijësave të Drejtë (el-Khulefaa` er-Rrashidiin) dhe pohoi lejimin e gjykimit të popullit për popullin dhe lejimin e popullit që të nxjerrë ligje për veten e tij pa iu kthyer ligjit të Sheriatit. Dhe këto janë skandale - Allahu na ruajt - për të tillë pretendues. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj