Autor: Shejkh Mukbil ibn Hadi el-Uadi'i
Demokracia është kufër, sepse Allahu – 'Azze ue Xhel-le – thotë në Librin e Tij Fisnik:
إِنِ الْحُكْمُ إِلَّا لِلَّـهِ
"Padyshim që gjykimi i takon vetëm Allahut." [el-En'am, 57]
Dhe Ai thotë:
وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّـهُ فَأُولَـٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ
"Dhe kush nuk gjykon me atë që ka zbritur Allahu, atëherë ata janë mosbesimtarët." [el-Ma`ideh, 44]
Dhe Ai thotë:
أَفَحُكْمَ الْجَاهِلِيَّةِ يَبْغُونَ ۚ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّـهِ حُكْمًا لِّقَوْمٍ يُوقِنُونَ
"A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e Xhahilijetit?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?" [el-Ma`ideh, 50]
Ne s'kemi nevojë për Demokracinë, sepse Islami ka vënë barazi mes tyre dhe i ka vëllazëruar me njëri-tjetrin. Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – thotë:
"Muslimani është vëlla i Muslimanit; ai nuk i bën padrejtësi atij, nuk e lë në baltë dhe nuk e nënçmon. Devotshmëria është këtu! - [dhe bëri me shenjë tre herë kah zemra] – I mjafton si e keqe njeriut nënçmimi që i bën ai vëllait të tij Musliman. Çdo Musliman e ka harram gjakun, pasurinë dhe nderin e Muslimanit."
Allahu na qoftë në ndihmë! Prandaj, ne s'kemi nevojë për Demokracinë. Po, sepse kuptimi i demokracisë është që populli të gjykojë vetë veten e tij. Domethënë, s'ka as Kur'an e as Sunet. Allahu – 'Azze ue Xhel-le – e ka garantuar Kur'anin dhe Sunetin nga gabimi. Dhe thotë Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – siç ka ardhur në Sahihun e Muslimit, nga hadithi i Xhabirit:
"Unë po ju lë dy gjëra; për sa kohë që do të jeni të kapur fort mbas tyre, s'keni për të devijuar kurrë mbas meje: Kur'ani (dhe Suneti)."
Pra, tek Libri i Allahut është pagabueshmëria. Dhe thotë Allahu – SubhaneHu ue Te'ala –:
إِنَّ هَـٰذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ
"Në të vërtetë, ky Kuran udhëzon drejt asaj që është më e mira." [el-Isra`, 9]
Pastaj, Demokracia është me vota. Dhe në disa vende të qafirave votojnë për të lejuar martesën e burrit me burrin. Pra, Demokracia është deformim i natyrës njerëzore. Demokracia e bën të barabartë prishurin me të devotshmin, kurse Allahu – SubhaneHu ue Te'ala – thotë:
أَفَمَن كَانَ مُؤْمِنًا كَمَن كَانَ فَاسِقًا ۚ لَّا يَسْتَوُونَ
"A është besimtari i njëjtë me atë që është i prishur? Ata nuk janë të barabartë!" [es-Sexhdeh, 18]
Dhe gjithashtu e bën gruan të barabartë me burrin. Kurse Allahu – 'Azze ue Xhel-le – thotë:
وَلَيْسَ الذَّكَرُ كَالْأُنثَىٰ
"Dhe nuk është mashkulli njësoj si femra." [Aali-Imran, 36]
Dhe Ai thotë:
تِلْكَ إِذًا قِسْمَةٌ ضِيزَىٰ
"Dhe ajo është një ndarje e padrejtë." [en-Nexhm, 22]
– kur ia atribuan femrat Allahut, prandaj Ai e pastroi Veten e Tij nga ato.
Përktheu: Alban Malaj