Autor: Shejkh ‘Ubejd Ibn ‘Abdullah el-Xhabirij
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/5681
Pyetje: Ç’gjykim ka anëtarësimi në partitë politike që njihen nga ana e shtetit?
Përgjigje: Më kujtohet një krahasim i rrallë që ka bërë dijetari bujar, el-Alameh Muhamed el-Emiin Ibn Muhamed el-Mukhtar el-Xheknij esh-Shenkijtij (rahimehullah), i cili thotë:
“Politika është bija e qenit.”
Çdo njeri që hyri në politikë humbi dhe u shkri. Kështu që, partitë politike janë bidat i keq,
i shpikur nga disa Muslimanë që u shthurën në çerdhet e dy boshteve të qafirave: Perëndimi nën udhëheqjen e Amerikës dhe Britanise, dhe Lindja nën udhëheqjen e Rusisë dhe Kinës. Kështu, ata u shkatërruan dhe shkatërruan të tjerët.
Politika e përçan Umetin dhe miqësia e armiqësia (el-Uelaa` uel-Beraa`) lidhet dhe bazohet në të. Prandaj ruhuni nga ajo o Muslimanë dhe as mos u anëtarësoni tek ndonjë parti. Po.
Përktheu: Alban Malaj