http://www.albaidha.net/vb/showthread.php?t=39671
Ka thënë Shejkh Salih Ibn Se’ad es-Suhajmi hafidhahullah gjatë refuzimit të tij ndaj kuvajtjanit 'Abdullah Shuraijka (i shpallur Ikhuani nga Shejkh 'Ubejd el-Xhabirij):
“Dhe kush pretendon se parlamentarët (deputetët) janë hukamët (udhëheqësat, pushtetarët) dhe drejtuesit e çështjeve dhe se është obligim bindja ndaj tyre, fjala e tij është e rrëzuar, kushdo qoftë ai, dhe nuk lejohet të bazohesh tek ajo fjalë dhe as të merret. Dhe kush sajon ndaj meje fjalë të cilën nuk e kam thënë për këtë çështje, atij i dhëntë Allahu atë që meriton. Unë pastroj veten time para Allahut nga miratimi i të tilla fetvave të lajthitura, batile (të pabaza), të devijuara nga Udhëzimi i Kur'anit dhe Sunetit dhe Menhexhit të Selefëve të Mirë.”
Përktheu: Alban Malaj