Bismilah...

Hadithi i Ibn Mes’udit radij-Allahu ‘anhu:

وكانأحياتايزيدفيتسليمةالأولى: وبركاته

“Dhe ndonjëherë ai shtonte në selamin e parë “ue barakatuhu”.”

Komentoi Shejkhul-Albani rahimehullah:

Ka thënë el-Hafidh (3/523): “Kjo shtesë gjendet tek “Sahijh Ibn Hibban” nga hadithi i Ibn Mes’udit, është po ashtu tek Ibn Maxheh dhe është po ashtu tek Ebu Dauudi nga hadithi i Ua`il Ibn Huxhr, andaj është çudi me Ibn Salahun që ka thënë: “Vërtet, kjo shtesë nuk është në asnjë nga librat e hadithit.””

Unë (Shejkhul-Albani) them:

Hadithin e Ibn Mes’udit e ka transmetuar et-Tajalisij po ashtu dhe ai tha në Musnedin e tij (fq.37): Nga Humam Ibn ‘Ataa` Ibn Sa`ib, nga ‘Abdur-Rrahman Ibnul-Esued, nga babai i tij, nga ‘Abdullahu: “…Ai jepte selam në të djathtën e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.” dhe në të majtën e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah.”.

Dhe ky (transmetim) është meukuf (d.m.th. zinxhiri mbaron me Ibn Mes’udin) dhe është sahih nëse Humami e ka dëgjuar nga ‘Ataa` para se t’i përziheshin (transmetimet).

Atë e ka transmetuar edhe ed-Darakutnij (135) në formë merfuë (d.m.th. zinxhiri mbaron me Pejgamberin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga një rrugë tjetër dhe e shpalli të dobët nga ‘Abdul-Uehhab Ibn Muxhahid. Kurse sa i përket Ibn Maxheh, kopja që kemi ne nga Suneni i tij, e botuar në Egjipt, është e zhveshur nga kjo shtesë. Dhe ka thënë Ibn Raslan në “Sherhus-Sunen”: “Nuk e kam gjetur atë tek Ibn Maxheh.” Kështu që, duket që kjo është nga mospërputhja e kopjeve dhe, e përforcon këtë fakti që es-San’anij thotë (1/275) se ai e lexoi atë në një kopje të saktë të lexuar nga Ibn Maxheh, me tekst: “Me të vërtetë i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) jepte selam në të djathtën dhe në të majtën e tij; aq sa dukej e bardha e faqes së tij: es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu.”

Unë (Shejkhul-Albani) them: dhe kjo është tek Ibn Maxheh (1/295) nga rruga e Ebij Is`hakut, nga Ebil-Ahuas, nga Ibn Mes’udi me këtë, por pa shtesën – siç e përmendëm – dhe u përmend më herët hadithi me transmetimin e autorëve të Suneneve dhe autorëve të tjerë pa atë shtesë. Dhe për sa i përket qënies së saj tek Ibn Maxheh – pavarsisht asaj mospërputhjeje – unë kam vërejtje. Dhe Allahu e di më së miri.

Kurse hadithi i Ua`ilit, atë e ka transmetuar Ebu Dauudi (1/157-158) nga Musa Ibn Kajs el-Hadramij, nga Selemeh Ibn Kuhejl, nga ‘Alkameh Ibn Ua`il, nga babai i tij që ka thënë: “U fala me Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai jepte selam në të djathtën, “es-selamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue barakatuhu”; dhe në të majtën. “es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah”.

Dhe ky zinxhir është sahih. Transmetuesit e tij janë të gjithë thikat (të besueshëm), janë transmetues të Sahihut.

Atë e ka shpallur sahih edhe ‘Abdul-Haku në “el-Ahkam” (2/56) dhe en-Neueuij në “el-Mexhmu’u” (3/479) dhe el-Hafidh në “Bulugul-Meraam”, porse ata të dy e përcollën duke e përmendur shtesën tek të dy selamet. Kur ajo (shtesë) në kopjen tonë të “Sunenit” është vetëm në selamin e parë – siç e pe – prandaj unë s’e di: a është kjo nga mospërputhja e kopjeve të Sunenit të Ebu Dauudit po ashtu, apo të dy ata janë ngatërruar në përcjelljen që bënë nga Suneni! Dhe Allahu e di më së miri.

Mirëpo në të vërtetë kjo shtesë (ue barakatuhu) kufizohet vetëm në selamin e parë duke u bazuar në atë që gjendet tek kopja jonë e Sunenit. Dhe kjo përforcohet tek unë me transmetimin e mëparshëm të Tajalisiut nga Ibn Mes’udi; ngase ajo (shtesa) nuk përmendet në selamin e dytë, dhe se ajo po të konfirmohet tek selami i dytë, edhe ne do ta kishim thënë dhe do ta përmendnim në libër, në të kundërt, qëndrimi jonë është në përputhje me transmetuesin e qëndrueshëm.

Kjo përforcohet edhe sepse është e ditur tek ata që janë të angazhuar me studimin e udhëzimit të tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në të gjitha çështjet se ai e veçonte dorën e djathtë dhe krahun e djathtë me nderim dhe kujdes shtesë, dhe shembulli më i afërt për të është veçimi që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i bënte të djathtës me thënien e tij: “Es-selamu ‘alejkum ue rahmetullah”; dhe shkurtimi që bënte në anën e majtë, “es-selamu ‘alejkum”, sikurse është e përmendur më përpara tek origjinali. Dhe ka thënë es-Sindij rahimehullah:

“Domethënia është se ai shtonte në të djathtë “ue rahmetullah” për të nderuar njerëzit në të djathtë me më shumë mirësi, dhe e shkurtonte në të majtën duke thënë, “es-selamu ‘alejkum”. Dhe ka ardhur shtesa “ue rahmetullah” edhe për të majtën po ashtu. Dhe me të punohet. E ndoshta ai e linte atë ndonjëherë.”

Kështu që, në bazë të këtyre që përmendëm, kërkohet që ana e djathtë të veçohet me shtesën, “ue barakatuhu”. Përveç nëse vërtetohet nga ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) diçka që e kundërshton këtë – siç e treguam – sepse në këtë rast thuhet: “Nëse vjen transmetimi, atëherë zhvlerësohet mendimi.” Ose: “Nëse vjen lumi i Allahut, s’vlen më lumi që hapi Muakili.”

Dhe Allahu Subhanehu ue Te’ala e di më së miri.

Burimi: Aslu Sifetis-Salatin-Nebijj - sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem - min et-Tekbiri ila et-Teslijmi – ke`enneke terahu, vëll.3/fq.1024-1027

Përktheu: Alban Malaj