Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:
إذا صلًّى أحدكم الجمعة فليصل بعدها أربعاً
“Nëse ndonjëri prej jush e fal namazin e xhumasë, le të fal pas tij katër rekate (sunnet).” Muslimi, 881
Dhe në një tekst tjetër:
من كان منكم مصلياً بعد الجمعة فليصل أربعا
“Nëse ndonjëri prej jush falet pas namazit të xhumasë, le të fal katër rekate.” Muslimi, 69/881
Transmetohet nga ibn Umeri – RadijAllahu ‘anhuma –, se ai e përshkroi namazin vullnetar të të Dërguarit të Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –, dhe tha:
كان لا يصلي بعد الجمعة حتى ينصرف، فيصلي ركعتين في بيته
“(Ai) ishte që nuk u falte pas namazit të xhumasë derisa dilte (nga xhamia), dhe falte dy rekate në shtëpi.” Bukhari, 937 dhe Muslim, 882
Ka thënë Alameh ibn Kajjim – Allahu e mëshiroftë –:
كان ﷺ إذا صلى الجمعة دخل إلى منزلـه،
فصلى ركعتين سنتها، وأمر من صلاها أن يصلي بعدها أربعا.
قال ابن تيمية رحمه الله:
إن صلى في المسجد صلى أربعاً، وإن صلى في بيته صلى ركعتين. قلت: وعلى هذا تدل الأحاديث
“Ishte i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – që pasi e falte namazin e Xhumasë hynte në shtëpinë e tij dhe falte dy rekate sunnet të xhumasë. Dhe i urdhëronte ata që e kishin falur atë (namazin e xhumasë) të falnin katër rekate (në xhami).
Ka thënë Ibn Tejmijjeh – Allahu e mëshiroftë –:
'Nëse falet në xhami, fal katër rekate (sunnet), e nëse falet në shtëpi fal dy rekate.'
(Unë) thashë: Për këtë gjë tregojnë hadithet."
Burimi: Zadul-meáad, 1/440
Përktheu: Servet Mata