Burimi: Ixhtimau el-Xhujush el-Islamijeh, fq. 72
Afrimi dhe pirja e njerëzve nga Pellgu në Ditën e etjes më të madhe, është sipas afrimit të tyre ndaj Sunetit të të Dërguarit të Allahut dhe sa kanë ‘pirë’ prej tij. Ai që i afrohet Sunetit të tij në këtë botë dhe ‘pi’ prej tij dhe ‘ngopet’ , ka për t’i afruar te Haudi i tij, do të pijë nga ai dhe do të ngopet.
Pra, ai, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka dy Pellgje të mëdha: një Pellg në dunja, e që është Suneti i tij dhe atë që ka sjellë ai, dhe një Pellg në ahiret. Pra, ata që pinë nga Pellgu i kësaj dunjaje, do të pinë edhe nga Pellgu i tij në Ditën e Kijametit.
Kështu që, do të ketë njerëz që do të pinë dhe njerëz që do të privohen, do të ketë njerëz do të pinë pak dhe të tjerë që do të pinë shumë. Ditën e Gjykimit ata njerëz që Pejgamberi dhe melaiket do t’i largojnë nga Pellgu, janë ata të cilët e kanë larguar veten dhe pasuesit e tyre nga Suneti i tij duke favorizuar diçka tjetër në vend të Sunetit. Ai që nuk e shuan etjen me Sunetin e tij në këtë dunja dhe nuk pijë nga ai, në ahiret do të ketë etjen më të madhe.
Përktheu: Jeton Shasivari