Bismilah...

Autor: Jahja bin Sheref en-Neueuij (676 h.)

Burimi: Sherh Sahih el-Muslim, 6/14

 

Transmetohet nga Imran bin el-Husejn - radijAllahu 'anhu - se ka thënë: e pyeta të Dërguarin e Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - për namazin e njeriut që falet ulur, ai tha:

مَنْ صَلَّى قَائِمًا فَهْوَ أَفْضَلُ، وَمَنْ صَلَّى قَاعِدًا فَلَهُ نِصْفُ أَجْرِ الْقَائِمِ، وَمَنْ صَلَّى نَائِمًا فَلَهُ نِصْفُ أَجْرِ الْقَاعِدِ

"Ai që falet në këmbë, kjo është më e mirë. Ai që falet ulur, ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë. Ai që falet shtrirë, ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet ulur." [Bukhariu, 1116]

Neueuiju, Allahu e mëshiroftë, në shpjegimin e këtij hadithi thotë:

"Ky hadith do të thotë se namazi i atij që falet ulur ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë. Pra, namazi është i saktë, por shpërblimi është më i vogël. Ky hadith flet për namazin nafile (vullnetare) që njeriu e falë ulur, edhe pse ka mundësi që të falet në këmbë, dhe kështu ky person ka gjysmën e shpërblimit të atij që falet në këmbë. Kurse ai që i falë nafilet ulur, për shkak të pamundësisë për t’u falur në këmbë, shpërblimi i tij nuk pakësohet, madje e ka shpërblimin sikur të atij që falet në këmbë. Kurse të falësh farzin ulur duke patur mundësi ta falësh atë në këmbë, ky namaz nuk është i saktë dhe nuk ka shpërblim për të. Madje, ai ka bërë mëkat.

 

Përktheu: Jeton Shasivari