Autor: Muhamed bin Ismail es-San’ani (1182 h.)
I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë:
خَيرُ نِسائِكم الوَلودُ الوَدودُ المُواسِيةُ المُواتِية إذا اتَّقَينَ اللهَ شرُّ نِسائِكم المُتبرِّجاتُ المُتخَيِّلاتُ وهُنَّ المُنافِقاتُ، لا يَدخُلُ منهنَّ الجنَّةَ إلّا مِثلُ الغُرابِ الأعصَمِ
“Gratë më të mirë janë ato që lindin shumë fëmijë, që janë të dashura, ngushëlluese dhe të bindura, nëse e kanë frikë Allahun. Gratë më të këqija janë të zbuluarat mendjemëdha dhe ato janë munafike. Nuk do të hyjnë në Xhennet prej tyre përveç si shembulli i korbit el-e’asam.” [1]
San’ani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Fjala “nëse e kanë frikë Allahun,” do të thotë nëse i përmbushin të drejtat që kanë ndaj Allahut dhe të drejtat që kanë ndaj burrit. Po ashtu, ky hadith tregon se nuk ka mirësi te gruaja derisa ajo të jetë e devotshme dhe ta ketë frikë Allahun.
Fjala “gratë më të këqija janë të zbuluarat,” do të thotë gratë që ua shfaqin bukuritë e trupit burrave të huaj, kurse Allahu e ka ndaluar këtë gjë dhe e ka llogaritur një nga veprat e Xhahilijetit.
Fjala “Ato janë munafike,” do të thotë kanë cilësi të munafikëve.
Fjala “Nuk do të hyjnë në Xhennet prej tyre përveç si shembulli i korbit el-e’asam.” Korbi “el-e’asam” është thënë se është ai që i ka krahët ose këmbët e bardha; po ashtu është thënë se është korbi që i ka këmbët e kuqe. Me këtë shembull pati për qëllim se një pakicë prej grave do të hyjnë në Xhennet ashtu si shembulli i këtij korbi që shumë rrallë mund ta gjesh. [2]
_______________
[1] Es-Silsiletu es-Sahihah, 1849
[2] et-Tenuir, 6/27
Përktheu: Jeton Shasivari