Bismilah...

Autor: Muhamed Nasiruddin el-Albani (1419 h.)

Burimi: es-Silsiletu es-Sahihah, vëll. 1, fq. 148

 

Ka thënë Pejgamberi, alejhi salatu ue selam:

ليس المؤمن الذي يشبع و جاره جائع إلى جنبه

“Nuk është besimtar ai që ngopet për vete, kurse fqinji i tij është i uritur.”

Shpjegimi

Në këtë hadith ka argument të qartë që fqinji i pasur, e ka të ndaluar t’i lë të uritur fqinjët e tij. I pasuri e ka detyrë që t’u jap atyre ushqim që ata ta largojnë urinë dhe t'u jap rroba nëse nuk kanë çfarë të veshin, si dhe gjëra të tjera që janë nevoja jetësore.

Po ashtu, në këtë hadith tregohet se ka edhe një të drejtë tjetër në pasuri përveç të drejtës së zekatit. Të mos mendojnë të pasurit se ata e kanë larguar përgjegjësinë e tyre me dhënien e zekatit vjetor për pasurinë e tyre, por ata kanë të drejta të tjera për disa rrethana dhe raste emergjente, të cilat duhet t’i kryejnë. Përndryshe, do të përfshihen në kërcënimin e fjalës së Allahut të Lartësuar:

 وَالَّذِينَ يَكْنِزُونَ الذَّهَبَ وَالْفِضَّةَ وَلَا يُنفِقُونَهَا فِي سَبِيلِ اللَّـهِ فَبَشِّرْهُم بِعَذَابٍ أَلِيمٍ ﴿٣٤ يَوْمَ يُحْمَىٰ عَلَيْهَا فِي نَارِ جَهَنَّمَ فَتُكْوَىٰ بِهَا جِبَاهُهُمْ وَجُنُوبُهُمْ وَظُهُورُهُمْ ۖ هَـٰذَا مَا كَنَزْتُمْ لِأَنفُسِكُمْ فَذُوقُوا مَا كُنتُمْ تَكْنِزُونَ

“Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugë të Allahut, paralajmëroi ata për një dënim të dhembshëm. Atë ditë kur (ari dhe argjendi) do të ndizet dhe me to do t’u damkoset balli, anët dhe shpina e tyre (dhe do t’u thuhet): “Kjo është ajo që grumbullonit për veten. Andaj, shijoni atë që e grumbullonit.” Et-Teubeh, 34-35

 

Përktheu: Jeton Shasivari