Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Sherhu Sahih Muslim, vëll. 6, fq. 376, botimi “el-mektebetu el-Islamijeh

 

(I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë):

لَعَنَ اللَّهُ مَنْ آوَى مُحْدِثًا

“Allahu e ka mallkuar atë që strehon një kriminel.” Muslimi (nr.1978)

Kjo fjalë është gjithëpërfshirëse. Kriminel për çfarë? Kriminel që shpik bidate në fe apo kriminel që i sulmon njerëzit. Kriminel, për çfarë?

(Përgjigje): Në pamje të jashtme hadithi është i përgjithshëm. Për shembull: një person e strehon një bidatxhi, fillon ta ndihmojë dhe ta mbrojë atë; nëse ky bidatxhi paditet tek udhëheqësi, ky person shkon të ndërmjetësojë për të, si dhe gjëra të ngjashme; ose nëse bidatxhiu nuk rri më në mesin e njerëzve dhe fshihet, ky person e merr atë në shtëpi dhe e strehon atë. Për këtë person themi: ky njeri vërtet është i mallkuar. E lusim Allahun të na japë mirëqenie.

Gjithashtu, ai që i sulmon njerëzit duke ua zënë rrugën, pastaj ky sulmues strehohet te ndonjë person, atëherë ai që e ka strehuar atë është i mallkuar.

Po ashtu, ajo që quhet sot nga shtetet si “azil politik.” Një person është kriminel në vendin e tij, keqbërës, dëmtues dhe ky kërkon azil nga një shtet dhe ai shtet i siguron mbrojtje atij. Kjo quhet azil politik. Po ashtu edhe ky rast bën pjesë te ky hadith.

 

Përktheu: Jeton Shasivari