Autor: Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedër
Burimi: Sherhu Sunen ibn Maxhe, 171, min. 32:00, kapitulli “men edane dejnen lem jenui kadaehu.”
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Çdo njeri që merr borxh duke patur qëllim që mos ta kthejë atë, do ta takojë Allahun duke qenë hajdut.” [Sahih ibën Maxheh, 1969]
قال رسول الله صلى الله عليه وسلم : أَيُّمَا رَجُلٍ تَدَيَّنَ دَيْنًا ، وَهُوَ مُجْمِعٌ أَنْ لَا يُوَفِّيَهُ إِيَّاهُ ، لَقِيَ اللَّهَ سَارِقًا "
_______________________
Shejkh Abdul-Muhsin el-Abbad, Allahu e ruajttë, në komentimin e këtij hadithi thotë:
Hajduti ua merr pasurinë njerëzve me pa të drejtë, gjithashtu edhe ky që ka marrë borxhe në këtë mënyrë, e ka marrë pasurinë e njerëzve me pa të drejtë. Ky është njësoj si hajduti. Ky që i ka mashtruar njerëzit dhe u ka bërë hile duke u marrë borxhe, është si hajduti; fjala në hadith që thotë “...do ta takojë Allahun duke qenë hajdut” do të thotë: trajtohet ashtu siç trajtohet hajduti...
Të dy këta e kanë bërë me këtë kusht: që të marrin pasurinë e tjetrit me pa të drejtë. Ai që vjedh, e merr pasurinë e njerëzve me pa të drejtë dhe ai që merr borxhe dhe nuk ka qëllim t’i kthejë ato, e merr pasurinë e njerëzve me pa të drejtë. Këta të dy janë njësoj, por këtu është përmendur hajduti për shkak të poshtërisë dhe për faktin se njerëzit e dinë gjendjen e tij e cila është më e keqja. Kështu që, ai që merr borxhe me këtë qëllim, është ngjasuar me hajdutin, në mënyrë që njerëzit të largohen nga kjo lloj vepre.
Kuptimi i hadithit është i qartë për nga saktësia dhe se nuk ka dallim midis hajdutit dhe atij që merr borxhe në këtë mënyrë, sepse të dy këta kanë ngrënë pasurinë e njerëzve me pa të drejtë.
Përktheu: Jeton Shasivari