Bismilah...

Burimi: Pyetje dhe pergjigje nga libri “Sherhu Kitab “Mendhumetu el-Adab li Abdul-Kauij el-merdauij” nr. 954

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira, Shejkh i nderuar, ky pyetës thotë: “A është një nga shenjat e Kijametit që do të shtohen lexuesit dhe do të pakësohen dijetarët? Çfarë është për qëllim me fjalën ‘’lexues’ në këtë hadith? A janë ata lexuesit e Kuranit apo se janë ata që hiqen si të ditur?”

Shejkh Feuzan: Fjala “lexuesit’ i përfshin lexuesit e Kuranit dhe i përfshin ata që lexojnë vetëm libra dhe nuk marrin dije duke u ulur tek dijetarët, por ata lexojnë vetë libra dhe marrin dijen prej tyre. Po ashtu, është vërtetuar në hadith të saktë se në fund të kohës, dijetarët do të vdesin dhe do të mbeten koka drejtuese që janë injorantë të cilët njerëzit do t’i pasojnë. Këta injorantë do të japin fetva pa dije, dhe si rrjedhojë do të devijojnë për vete dhe do t’i devijojnë edhe të tjerët. Ky transmetim është i saktë. Ka ardhur në një ethet tjetër që thotë: “Si do të jetë halli juaj ku të shtohet lexuesit tuaj dhe të pakësohen fukahatë tuaj.

 

Përktheu: Jeton Shasivari