Burimi: Takhrixhu Ehadith Ihjai Ulumi Din, vëllimi 1, fq. 348
Transmeton Bejhakiu në Sunenin e tij nga Ueki’u, i cili thotë:
“Jam falur në xhaminë e Kufës, kur po shoh se aty falej Ebu Hanifja dhe përkrah tij falej Abdullah ibën Mubarek. Abdullah Ibën Mubarek i ngrinte duart sa herë që shkonte në ruku dhe çohej prej saj, kurse Ebu Hanife nuk i ngrinte duart. Kur e përfunduan namazin, Ebu Hanifja i tha Abdullah ibën Mubarekut: “O babai i AbduRrahmanit! Të pashë se i ngreje duart shpesh në namaz, a deshe të fluturosh?” Abdullah ibën Mubarek i tha: “O Ebu Hanifeh! Të pashë se i ngreje duart kur hyre në namaz (në tekbirin fillestar), a deshe të fluturosh?” Kështu që, heshti Ebu Hanifja.
Uek’iu tha: “Nuk kisha parë përgjigje më përmbledhëse se përgjigja e Abdullah ibën Mubarekut ndaj Ebu Hanifes.
Përktheu: Jeton Shasivari