Bismilah...

Autor: Shejkh Muhamed ibën Salih el-Uthejmin

Burimi: el-Likau Shehrij, 30

Lavdërimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Lëvdata dhe shpëtimi qoftë për Pejgamberin tonë Muhamedin, për familjen e tij, shokët e tij dhe për ata që i pasojnë me mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Më pas:

Ky është takimi i tridhjetë me radhë i cili mbahet çdo muaj natën e hënë, më datë 3 të çdo muaji, përveç nëse ka ndonjë arsye që kërkon ta vonojmë këtë takim apo ta mbajmë para kohe. Takimi jonë që do flasim në këtë natë do jetë rreth të Krishterëve dhe ekstremi i asaj që fshehin përbrenda kundrejt Muslimanëve.

Themi: Të Krishterët janë ata të cilët i përkatësohen Isait, të birit të Merjemes – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe e quajnë veten e tyre Mesihijin (pasuesë të Mesihut – Isait) si përkatësim ndaj tij, ndërsa Mesihu i biri i Merjemes është larg tyre. Ngase ata e mohuan njerëzoren e tij dhe e refuzuan atë; e mohuan thirrjen e tij për në Teuhid (veçimin e Allahut në adhurim) dhe i shoqëruan Allahut shok në adhurim dhe e cilësuan Allahun e Lartësuar me atë që Atij nuk i takon.

Sa i përket mohimit të tyre ndaj njerëzores së Isait, birit i Merjmes, padyshim se Isai – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:

يَا بَنِي إِسْرائيلَ إِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكُمْ مُصَدِّقاً لِمَا بَيْنَ يَدَيَّ مِنَ التَّوْرَاةِ

“O bijtë e Israelit (Jakubit)! Unë me të vërtetë jam i Dërguari i Allahut për te ju, për t’ju vërtetuar Teuratin (Torën) i cili erdhi para meje.” Es-Saff, 6

Dhe kjo ka të bëjë me misionin e mëparshëm (të Musait) përkrah misionit të tij.

وَمُبَشِّراً بِرَسُولٍ يَأْتِي مِنْ بَعْدِي اسْمُهُ أَحْمَدُ

“Dhe për t’ju përgëzuar me një të Dërguar që do vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” Es-saff, 6

Dhe kjo ka të bëjë me misionin i cili erdhi pas misionit të tij (Isait). Nuk pati pejgamber midis Isait dhe Muhamedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dy.

A e pranuan ata (të Krishterët) këtë përgëzim? Jo! Përkundrazi, e refuzuan, e mohuan dhe e përgënjeshtruan, si dhe thanë duke pretenduar e pështjelluar se: “Isai, i biri i Merjemes ka përgëzuar për një të dërguar që quhet Ahmed, kurse i Dërguari i Arabëve quhet Muhamed dhe ne jemi në pritje të tij.”

Atyre ju thuhet: Kjo është pështjellim dhe hedhje dyshimesh ndaj njerëzve naiv, përndryshe Allahu i Lartësuar në të njëjtin ajet ka thënë:

فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ قَالُوا هَذَا سِحْرٌ مُبِينٌ

“Por, kur ai ju erdhi atyre me prova të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e qartë.” Es-Saff, 6

“Ju erdhi atyre” cila është kryefjala këtu? Ai për të cilin u përgëzuan. Kur ai ju erdhi me argumente të qarta që tregojnë se ishte i Dërguari i Allahut dhe se ai është për të cilin përgëzoi Isai – lëvdata e Allahut qoftë mbi të – ata thanë:

هَذَا سِحْرٌ مُبِينٌ

“Kjo është magji e qartë.” Es-Saff, 6

Përderisa ai ka ardhur, atëherë si të pritet?!

Ndërsa për emërtimin me emrin Ahmed, që Allahu e mësoi Isanë birin e Merjemes që ta thotë, nuk do të thotë se ai nuk ka emër tjetër. Ai ka disa emra, ai quhet si: Ahmed (më i lavdëruari), Muhamed (i lavdëruari), el-‘Akib (i fundit), el-Hashir (grumbulluesi) dhe ka shumë emra tjerë – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të.

Porse Allahu e mësoi Isanë që të thotë Ahmed e jo Muhamed, sepse emri Ahmed tregon më shumë për përsosmërinë, meqë ai është mbiemër i shkallës sipërore, i nxjerrë nga fjala el-hamd (lavdërim, falenderim), dhe nuk është i eptueshëm, të cilit i përmendet apo nuk i përmendet kryefjala. Në rastin e parë (emri Ahmed) do të thotë: ai që ka më së shumti merita të lavdërohet. Në rastin e dytë do të thotë: ai i cili e lavdëron Allahun më së shumti dhe është më meritori ta lavdërojë Atë. Dhe i Dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – i ka të dyja këto (cilësi).

Andaj, Allahu e mësoi Isanë të thotë Ahmed, në mënyrë që të dihet se ky i Dërguar – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – është nga njerëzit që e lavdëron më së shumti Zotin e tij dhe se ky i Dërguar është nga ata që lavdërohet më së shumti nga njerëzit.

Pastaj, këta të Krishterë e mohuan atë në të cilën thirri Isai.

Isai, i biri i Merjemes, çfarë u tha atyre? Allahu - i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar - thotë:

وَإِذْ قَالَ اللَّهُ يَا عِيسَى ابْنَ مَرْيَمَ أَأَنْتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ اتَّخِذُونِي وَأُمِّيَ إِلَهَيْنِ مِنْ دُونِ اللَّهِ قَالَ سُبْحَانَكَ مَا يَكُونُ لِي أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِي بِحَقٍّ إِنْ كُنْتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِي وَلا أَعْلَمُ مَا فِي نَفْسِكَ إِنَّكَ أَنْتَ عَلَّامُ الْغُيُوبِ * مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَا أَمَرْتَنِي بِهِ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّي وَرَبَّكُمْ

“Allahu do të thotë (Ditën Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes. A ti ju the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota (të adhuruar) krahas Allahut?” Isai do të thotë: “I Pastër je ti nga çdo mangësi. Mua nuk më takon të them atë që nuk kam të drejtë. Po ta kisha thënë një gjë të tillë, Ti do ta dije me siguri. Ti e din se çfarë ka në shpirtin tim (të fshehtën time) kurse unë nuk e di se çfarë ka në Veten Tënde (të fshehtën Tënde). Me të vërtetë, Ti dhe vetëm Ti, je i Gjithëdijshmi i të fshehtës dhe i të padukshmes. Nuk u kam thënë atyre vetëm se atë që me ke urdhëruar Ti: ta adhurojnë Allahun, Zotin tim dhe Zotin e tyre.” El-Maideh, 116 – 117.

Porse ata (të Krishterët) thanë: Jo!

إِنَّ اللَّهَ ثَالِثُ ثَلاثَةٍ

“Allahu është njëri prej Trinisë.” El-Maideh, 73

Ata adhurojnë tre zota (trinitet); Ata e mohuan të vërtetën me të cilën erdhi Isai. Atëherë si na qenka e saktë që ata t’i përkatësohen Isait – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – kur e mohuan atë me të cilin erdhi ai?!

Këta të Krishterë, edhe nëse janë armiq të Jehudëve për sa i përket të kaluarës së tyre, ngase Jehudët e përgënjeshtruan Isanë dhe pandehën se është kopil dhe se nëna e tij është lavire dhe e vranë atë që i përngjante atij (Isait) dhe thanë: “E kemi vrarë Mesihun, Isanë të birin e Merjemes dhe e kemi kryqëzuar atë. E Allahu i Lartësuar tha:

وَمَا قَتَلُوهُ وَمَا صَلَبُوهُ وَلَكِنْ شُبِّهَ لَهُمْ

“Ata nuk e vranë atë e as nuk e kryqëzuan, porse ai (që e vranë) ju përngjau atyre sikur ai (Isai).” En-Nisa, 157

Por kur erdhi Islami, këta dy armiq të njëri-tjetrit u bënë miq duke iu kundërvënë Islamit. Allahu i Lartësuar thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاءَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ

“O ju që besoni. Mos i merrni për miq Jehudët dhe të Krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit.” El-Maideh, 51

Nëse ata janë miq të njëri-tjetrit kundër Muslimanëve, atëherë patjetër që ta ndihmojnë njëri-tjetrin kundër Muslimanëve dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin kundër Muslimanëve. Pra, Jehudët dhe të Krishterët janë armiq të Muslimanëve, të gjithë janë armiq kundër nesh, të gjithë janë armiq të Mbrojtësit dhe Zotit tonë, të Plotfuqishëm dhe të Madhëruar.

A mendoni se miqësia në mes Jehudëve dhe të Krishterëve është e kufizuar vetëm në mes këtyre? Jo! Të gjithë pabesimtarët janë bashkë me Jehudët dhe të Krishterët. Allahu i Lartësuar thotë:

وَالَّذِينَ كَفَرُوا بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ

“Dhe ata që nuk besuan janë miq të njëri-tjetrit.” El-Enfal, 73

Kjo është dëshmi nga Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhëruar i Cili e din çfarë ka në gjokset e tyre dhe e din çfarë ka në zemrat e tyre dhe e din se çfarë mbajnë përbrenda kundër palës së Tij – Muslimanëve. Andaj, nuk është çudi që shtetet e të Krishterëve ta mirëpresim atë që ju ndodhi nga ana e Serbëve kundrejt vëllezërve tanë Muslimanë (në Bosnje dhe Hercegovinë) dhe që ata (shtetet e të Krishterëve) të rrinë të heshtur dhe të shikojnë spektaklin e krimeve të mëdha i cili ndodhi, duke filluar nga vrasja, dëbimi, tortura, shkelja e nderit, ndjekja e njerëzve nga shtëpitë e tyre, vrasja masive.

Na kanë mbërritur lajme përmes faksit se ata (Serbët) mblodhën 700 të rinj, nga të rinjtë më të mirë, i mblodhën në një fushë sporti dhe filluan t’i therin ashtu siç i therin bagëtitë – kërkoj mbrojtje tek Allahu. Zemrat e tyre janë të ngurta sepse kanë mllef kundër Islamit dhe Muslimanëve, dhe se ata (Serbët) nuk panë ndonjë që t’ju thotë: “Mjaft!”, ngase popujt pabesimtarë të gjithë janë me ta, të gjithë, nuk përjashtojmë asnjë. Dhe argument për këtë është se ata i zvarrisnin premtimet njëri pas tjetrit (duke thënë): “Të mblidhemi në filan vendi e filan vendi (për marrëveshje paqeje).” As që e ngritën kokën dhe as që e shikonin si të keqe atë që u ndodhte Muslimanëve (në Bosnje dhe Hercegovinë).

Kur ngjau ajo që ngjau nga ana e Kroatëve ndaj të Krishterëve (Serb) në këto ditët e fundit, filluan të negociojnë për paqe, të negociojnë për të drejtat e njeriut, megjithëse të Krishterët Kroatë nuk ua bënë të Krishterëve Serb ashtu siç bënë Serbët me Muslimanët, as edhe nga afër, përkundrazi ua hapën vijën kufitare dhe i lanë që të kalojnë nëpër shtëpitë tyre e nuk u ndodhi ajo që u ndodhi Muslimanëve.

Pastaj, kur ata (Serbët) mbërritën në një qytet në të cilin kishte Kroatë dhe ajo ishte nga tokat e Serbëve, i dëbuan Kroatët nga shtëpitë e tyre dhe i pritën ata të cilët ikën nga lufta, megjithatë askush nuk e kritikoi këtë gjë. Madje, ata tani po përpiqen ta ndajnë Jugosllavinë ashtu siç ju ua ka qejfi atyre dhe ashtu siç e shikojnë ata, në mënyrë që t’i japin fund lëvizjes së Muslimanëve atje. Por ne me fuqinë e Allahut besojmë në Allahun - e Plotfuqishëm dhe të Madhëruar, dhe kjo Fjalë e Allahut - të Plotfuqishëm e të Madhëruar - vlen për ta:

وَإِذْ يَمْكُرُ بِكَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِيُثْبِتُوكَ أَوْ يَقْتُلُوكَ أَوْ يُخْرِجُوكَ وَيَمْكُرُونَ وَيَمْكُرُ اللَّهُ وَاللَّهُ خَيْرُ الْمَاكِرِينَ

“Dhe (përkujto) kur pabesimtarët thurnin komplote kundër teje: për të të burgosur, vrarë ose dëbuar. Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe kundër tyre. Allahu është planifikuesi më i mirë.” El-Enfal. 30

Zemrat janë në Dorën e Allahut – të Plotfuqishmit e të Madhëruarit. Ai – i Pastri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – është i Fuqishëm që t’i kthejë këto zemra dhe të hedhë armiqësi midis tyre saqë ta vrasin njëri-tjetrin.

إِنَّمَا أَمْرُهُ إِذَا أَرَادَ شَيْئاً أَنْ يَقُولَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ

“Vërtetë, Urdhri i Tij kur Ai do të bëjë ndonjë gjë, është që vetëm t’i thotë asaj “Bëhu,” dhe ajo bëhet.” Jasin, 82

Ne besojmë se kjo ndodh me caktimin (kadan dhe kaderin) e Allahut dhe se është çështje që është shkruar 50.000 vite para se të krijohen qiejt dhe toka; dhe se Ai patjetër që ka urtësi të mëdha, porse ne nxitojmë, ngaqë njeriu është krijuar i ngutur dhe ai ngutet tej mase. Përndryshe, kur ne i kthehemi vetes tonë, themi:

وانْتَظِرْ إِنَّهُمْ مُنْتَظِرُونَ

“...dhe ti prit, se edhe ata janë duke pritur.” Es-Sexhdeh, 30

Mos u nxito.

وَتِلْكَ الْأَيَّامُ نُدَاوِلُهَا بَيْنَ النَّاسِ

“Ato janë ditë (që janë ose të mira ose të këqija) që Ne ua ndërrojmë njerëzve.” Al-Imran, 140

Ne e kemi detyrë që t’i ndihmojmë vëllezërit tanë me aq sa mundemi, duke dhënë të holla dhe duke bërë du’a për ta në çdo kohë në të cilin shpresohet se pranohet lutja, sepse kjo është më e pakta që e kemi për detyrë. E lusim Allahun – të Pastrin nga çdo mangësi dhe të Lartësuarin – që tua kthejë kurthet e tyre duke ua thyer qafën, t’i ndajë në mes veti, t’i përçajë koalicionet e tyre, ta mposhtë ushtrinë e tyre, me të vërtetë Ai është i Plotfuqishëm për çdo send.

Këto ditë kishte një fushatë të bekuar, për të cilën dha urdhër Shërbëtori i Dy Haremeve të Shenjta (Mbreti i Arabisë Saudite) – Allahu i dhëntë sukses – për të grumbulluar donacione, dhe kanë grumbulluar – lavdërimi i takon Allahut – shumë pasuri. E lusim Allahun e Lartësuar që t’ju bëjë dobi vëllezërve tanë me këtë pasuri dhe kjo të jetë një ndihmë për ta për t’i luftuar armiqtë e tyre. Muslimanët dhuruan, kush më pak e kush më shumë çdonjëri sipas mundësisë, madje kishte gra që dhuruan një hise nga floriri e tyre, siç janë unaza, varësja, hallka, qaforja, ngase njerëzit – elhamdulilah – akoma janë gjallë, porse kanë nevojë për atë që ua largon brengat dhe i nxit për të mirë.

Deri tani dera është hapur për atë që do të dhurojë, ose nga zekati ose nga sadakaja, porse ta lajmërojë atë që i mbledh këto donacione se kjo është zekat apo se është sadaka për donacion, sepse çdo gjë ka vendin e saj.

وَمَا أَنْفَقْتُمْ مِنْ شَيْءٍ فَهُوَ يُخْلِفُهُ وَهُوَ خَيْرُ الرَّازِقِينَ

“...dhe çdo gjë që shpenzoni ju (në rrugë të Allahut), Ai ua zëvendëson atë juve dhe Ai është Furnizuesi më i mirë.” Sebe, 39

Me kaq po e mbyllim këtë fjalim rreth kësaj çështjeje të dhimbshme për të cilën shpresojmë nga Allahu – i Përsosuri nga çdo mangësi dhe i Lartësuari – t’ju japë përfundim të lavdishëm Muslimanëve dhe ta poshtërojë shirkun dhe mushrikët.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

16 Korrik 2015