Autor: Muhamed ibën Salih el-Uthejmin (1421 h.)
Burimi: el-Kaulul Mufid 'ala Kitabi Teuhid, fq. 319-320, botimi i 3-të i Dar ibnul-Xheuzijt
Njerëzit që janë të ndaluar të dëmtohen (në veten e tyre, pasuri dhe nderë) janë katër kategori:
1) El-Mumin (besimtari Musliman)
2) Edh-Dhimmij
3) El-Muahed
4) El- Mustemin
Besimtari Musliman është i mbrojtur për shkak të besimit (imanit të tij në Allahun).
Dhimmij-u është i mbrojtur për shkak të garancisë.
Muahed-i është i mbrojtur për shkak të marrëveshjes.
Mustemin-i është i mbrojtur për shkak të sigurisë që i është garantuar nga Muslimanët.
Dallim i midis këtyre treve – dhimmij, muahed dhe mustemin – është:
Dhimmij është jomuslimani që jeton në shtetin Islam dhe midis nesh dhe atij ka marrëveshje paraprake që ai të jetojë në shtetin tonë dhe të jetë i mbrojtur, në këmbim të një takse që ai duhet të paguajë.
Muahed është jomuslimani që jeton në shtetin e tij, por ne kemi marrëveshje me shtetin e tij që ata mos të na luftojnë neve dhe ne mos t’i luftojmë ata.
Mustemin është jomuslimani të cilit nuk i kemi ofruar ndonjë garanci apo marrëveshje, por i kemi premtuar siguri për një kohë të caktuar. Për shembull, kur një person që është prej një vendi me të cilin shteti Islam është në luftë me ta, hyn në shtetin Islam për të bërë tregti ose për të kuptuar Islamin. Allahu i Lartësuar thotë:
وَإِنْ أَحَدٌ مِّنَ الْمُشْرِكِينَ اسْتَجَارَكَ فَأَجِرْهُ حَتَّىٰ يَسْمَعَ كَلَامَ اللَّـهِ ثُمَّ أَبْلِغْهُ مَأْمَنَهُ ۚ ذَٰلِكَ بِأَنَّهُمْ قَوْمٌ لَّا يَعْلَمُونَ
“E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon mbrojtje, ti siguroji mbrojtje atij në mënyrë që t'i dëgjojë Fjalët e Allahut, e pastaj përcille deri në vendin e tij të sigurtë. Kjo (garantimi i sigurisë që ne kemi ligjësuar për ta) ngase ata janë popull që nuk e dinë (nuk e dinë fenë e Allahut, Islamin).” Et-Teubeh, 6
Përktheu: Jeton Shasivari