Bismilah...

Autor: Shejkhul-Islam Ahmed bin Abdul-Halim ibën Tejmijeh (768 h.)

Burimi: Et-Talik el-Kauim ‘ala Kitab Iktidai es-Sirat el-Mustekim, 1/79, botimi “er-Risaleh el-‘Alemijeh”.

 

Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, thotë:

“Të Krishterët bënë kufër ngaqë ata bënin vepra që nuk kishin bazë në dituri. Pra, të Krishterët bëjnë përpjekje për të bërë vepra të llojllojshme të cilat Allahu nuk i ka ligjësuar me Sheriatin e Tij dhe thonë për Allahun atë që nuk e dinë.”

_______________________

Shejkh Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë, në komentimin e kësaj fjale thotë:

“Të Krishterët e merituan kufrin ngase ata u angazhuan me  vepra duke e lënë mbas dore mësimin e diturisë. Kështu, ata bënin vepra që nuk kishin bazë në udhëzim dhe dituri të qartë dhe kështu u larguan prej diturisë, duke thënë: “Dituria na largon nga adhurimi dhe veprat e mira.” Këtë fjalë vazhdojnë ta thonë disa Sufistë deri sot e kësaj dite. Sufistët i largojnë njerëzit nga dituria dhe dijetarët dhe angazhohen me dhikër, tesbih dhe namaz nate; nuk mësojnë një pjesë të diturisë e cila do t’i mbrojë ata nga mëkatet në të cilat ata bien dhe nuk e kuptojnë fare se kanë rënë në to. Shejtani ua ka zbukuruar atyre veprat që bëjnë saqë ata i shohin ato si vepra të mira. Andaj, është e domosdoshme të bëhen bashkë këto dy gjëra: dituria e dobishme dhe vepra e mirë.”

 

Përktheu: Jeton Shasivari